-
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Ish ministri Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
30 Mars 2024, 10:15 -
Koncesioni i Sterilizimit/ Duheshin 1 mln lekë për 700 fashikuj, Beqaj zgjedh të 'ngujohet' 7 orë në SPAK: Lexova vetëm 15! Kërkon të ripyetet
Për më shumë se 7 orë në SPAK, ish ministri Ilir Beqaj arriti të lexojë vetëm 15 nga 700 fashikujt të dosjes së sterilizimit, ndërsa në dalje për mediat u shpreh se kishte kërkuar hetime shtesë dhe të rimerret në pyetje nga prokuroria.
28 Mars 2024, 09:34 -
'Dakordësia me Ramën, fishekzjarre pa vlerë!' Tritan Shehu i pakënaqur me Bardhin: Edhe koncesioni i Hemodializës dhe i laboratorëve, janë monopole
Deputetët e Rithemelimit nuk fshehin pakënaqësinë dhe mosdakordësinë e vendimit që mori Bardhi për të ndaluar aksionin opozitar në Kuvend duke pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore, - për koncesionin e sterilizimit dhe check up në shëndetësi dhe atë të të sistemit TIMS.
25 Mars 2024, 18:34 -
-
Ilir Beqaj për Sterilizimin: Kurseu para, të vërtetën time e ballafaqoj në gjykatë
Ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pasi iu komunikua akuza shpërdorim detyre nga SPAK për koncesionin e sterilizimit. Beqaj thotë se SPAK në 50 muaj nuk hetoi dy elementë kryesorë, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital
18 Mars 2024, 09:34 -
Beqaj i pandehur për sterilizimin, i komunikohet akuza shpërdorim detyre! Ish-ministri: SPAK nuk hetoi si duhet, e vërteta do dalë në gjykatë
Ish-ministri Ilir Beqaj është marrë i pandehur për koncesionin e sterilizimit. Pasi iu komunikua akuza shpërdorim detyre, Beqaj tha për mediat se e vërteta do të dalë në gjykatë. Bashkë me Beqajn janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg.
18 Mars 2024, 08:10 -
SPAK kopsit dosjen për koncesionin e sterilizimit, pritet t'i komunikohet akuza ish ministrit Ilir Beqaj e 8 të tjerëve
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen ' e koncesimit të sterilizimit dhe pritet t'i komunikohet akuza 8 të pandehurve. Ish-ministrit Beqaj do t'i komunikohet ditën e hënë akuza për veprën 'Shpërdorim detyre'.
15 Mars 2024, 10:07 -
-
Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj në SPAK: Duhet të di nëse jam person nën hetim apo palë e tretë
Si çdo të premte, edhe sot ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve që po kryhen për shkelje të dyshuara në koncesionin e Sterilizimit.
8 Mars 2024, 17:07 -
Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj: SPAK pengesa artificiale, s'më jep dosjen! Gjyqtari Bani të veprojë me drejtësi
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK rreth orës 15:30 të ditës së sotme në zbatim të masës së caktuar nga GJKKO për detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj tij për koncesionin e Sterilizimit.
1 Mars 2024, 15:36 -
Ministrja Ogerta Manastirliu në SPAK, pyetet për 2 orë si person që ka dijeni për Koncesionin e Sterilizimit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).
19 Shkurt 2024, 17:43 -
Koncesioni i sterilizimit/ GJKKO zgjat me 1.5 muaj paraburgimin për ish-zv.ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj! SPAK kërkoi 3 muaj
Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 1 muaj e gjysmë zgjatjen e afatit të paraburgimit për Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të katërt të arrestuar për koncesionin e sterilizimit. SPAK kishte kërkuar 3 muaj, por GJKKO e pranoi pjesërisht kërkesën.
9 Shkurt 2024, 14:41 -
Sterilizimi, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj! 2 kompani, aksione e llogari bankare me vlerë 295 mijë euro
Në burg për koncesionin e sterilizimit, SPAK i sekuestron pasuritë biznesmenit Ilir Rrapaj. Bëhet fjalë për 2 kompani, 40% të aksione në një shoqëri tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.
8 Shkurt 2024, 13:22 -
Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK: Mora laptopin që u sekuestrua në apartamentin tim
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Report Tv sjell foto teksa Beqaj futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet se pse ish-ministri është paraqitur në SPAK, ndërsa ndaj tij, me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre.
2 Shkurt 2024, 09:05 -
Sterilizimi, Beqaj në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’: Të martën do marr hard diskun me të dhënat e laptopit të sekuestruar
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK si çdo të premte në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e koncesionit të sterilizimit
26 Janar 2024, 15:35 -
Pse vjen me makinën e Ermal Kurtulajt? Beqaj: Nuk kam patentë, s’di ti jap makinës
SPAK ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutave, marrjen në pyetje të Ilir Beqajt. I pyetur nga gazetarët se pse vjen në SPAK me makinën e Ermal Kurtulajt, i cili po hetohet për abuzimin e fondeve në SASPAC, tha se ai nuk ka patentë. Beqaj tha se është marrë në pyetje për procesin e sterilizimit.'
12 Janar 2024, 12:37 -
VIDEOLAJM/ Beqaj në SPAK, polici e gjobit sërish për parkim të gabuar! Shikoni momentin
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pyetje nga SPAK. Teksa Beqaj ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme është gjobitur sërish.Report Tv sjell edhe pamjet teksa efektivi i Policisë Bashkiake i vendos fletën e gjobës në makinë.Kjo është hera e d
12 Janar 2024, 09:33 -
‘Sterilizimi’ Beqaj dëshmon në SPAK për mbi 3 orë! Shkon me makinën e Ermal Kurtulajt, i hetuar për abuzimin te SASPAC dhe gjobitet sërish! Ish-ministri: S’kam patentë
Ilir Beqaj dëshmoi në SPAK për tri orë e 30 minuta në lidhje me dosjen e koncesionit të sterilizimit. Në dalje të prokurorisë ai tha se ka folur për aneksin 8 të dokumenteve dhe çështjen e gazit. Automjeti me të cilin ai mbërriti në SPAK, në emër të Ermal Kurtulajt u gjobit me 3 mijë lekë nga policia bashkiake ndërsa ish-ministri tha se e përdor atë makinë pasi nuk ka patentë
12 Janar 2024, 09:12 -
Hetimet për fondet e SASPAC, Beqaj: Sot u sqarua fakti që 'Gazi e aneksi i tetë' kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër
I pyetur për përgjimet e fundit që janë publikuar në lidhje me hetimin e dytë të nisur ndaj tij në lidhje me dosjen për abuzime edhe me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës,
9 Janar 2024, 18:30 -
9 orë në SPAK për 'Sterilizimin', Beqaj: Materialet e KLSH s'janë të plota, marrja në pyetje do vijojë! Më kthyen dy dokumentet e një udhëtimi jashtë
Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha para medieve se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse, ndërsa materialet e raportit të KLASH shtoi se nuk janë të plota.&
9 Janar 2024, 17:46
