-
Shqiptarët e gjobitur nga shteti grek për tejkalim afati të qëndrimit, rimbursohen nga shteti shqiptar
Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, do të marrin rimbursim nga shteti shqiptar.
16 Qershor 2020, 19:38 -
Basha me banorët dhe bizneset në Kamëz: Është rritur varfëria, të bëhemi bashkë dhe ta ndërtojmë Shqipërinë
Në vazhdim të turit të takimeve me qytetarët dhe bizneset, kreu i PD, Lulzim Basha është ndaluar në Kamëz. Sipas Bashës, banorët dhe bizneset në Bashkinë e Kamzës janë ndër më të prekurit nga pasojat e krizës ekonomike pas pandemisë.
16 Qershor 2020, 18:11 -
Prindërit infektuan 88 fëmijë në gjithë vendin, asnjë në spital! Mjekja: Mosha më e prekur, mbi 5 vjeç
88 fëmijë janë prekur me Covid 19 në gjithë vendin që prej fillimit të epidemisë. Mjekja pediatre infeksioniste, Gjeorgjina Lito tregon se aktualisht kemi 23 fëmijë aktiv dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar. Por nëse do të jetë e nevojshme, në pediatrinë infektive janë gati 12 shtretër për ta.
16 Qershor 2020, 17:46 -
Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë/ Taksistët 'harrojnë' COVID-in, pa maska dhe më shumë se 2 pasagjerë
ReportTV bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore në kryeqytet ku vihen re shkeljet nga ana e shërbimeve taksi të cilët nuk respektojnë rregullat e parandalimit të Covid19.
16 Qershor 2020, 17:14 -
'Infektivi' pajiset me 30 respiratorë të rinj për pacientët me COVID, ndihmë nga Norvegjia, Zvicra dhe OKB-ja
30 respiratorë të rinj i janë shtuar 'Infektivit' nga mbështetja e Zvicrës, Norvegjisë dhe PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në ndihmë të personave që janë në terapi intensive me COVID-19.
16 Qershor 2020, 13:31 -
Meta dekreton kredinë nga FMN dhe shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ për shtyrjen e parapagesave të tatim-fitimit për bizneset. Kreu i shtetit e konsideron këtë akt normativ si të domosdoshëm dhe që mbështet kryesisht bizneset e vogla që janë edhe më të prekurit nga pandemia COVID-19.
16 Qershor 2020, 12:44 -
ISHP kërkon laborator për COVID, i hapet rruga privatit? (DOKUMENTI)
Instituti i Shëndetit Publik nuk ndihet në kushtet për të përballuar kërkesat që mund të vijnë nga qytetarët për kryerjen e testit të COVID, jashtë një hetimi epidemioliogjik. Për këtë arsye, drejtuesja e këtij institucioni i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë, të krijohet mundësia për të certifikuar edhe laboratorë të tjerë për tamponët, duke mos e lënë larg mundësinë që t’i hapet kështu rruga edhe testeve në spitale private.
16 Qershor 2020, 12:08 -
Pak kohë më parë la qelinë/ Kush ishte Nehat Kulla...'gjenerali' i bandës famëkeqe të '97 që vdiq sot
Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq t&a
16 Qershor 2020, 09:08 -
Gjata rrëzon Manastirliun: Rritja e të infektuarve jashtë parashikimeve, mjekët u 'relaksuan' në drejtim të Covid-it
Shqipëria çdo ditë po shënon rritje të personave të prekur me koronavirus, ku vetëm sot u regjistruan 69 raste. Por për mjekët rritja e rasteve ishte e pritshme. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjatë në një intervistë për emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv tha se rritja ishte më e lartë sesa parashikimet.
15 Qershor 2020, 21:52 -
Situata e COVID-it në Shkodër/ Merren 31 tamponë gjatë 24 orëve, Fushë Arrëzi i painfektuar
Në qarkun e Shkodrës, informohemi se sot janë konfirmuar 16 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me datë 13 dhe 14 Qershor, të cilat janë me simptoma të lehta dhe të izoluar në banesa. Sipas NJVKSH, rastet janë të reja dhe raste të shpërthimeve komunitare.
15 Qershor 2020, 19:37 -
Mbyllet çerdhja nr.16 pas një rasti të dyshuar me covid, Zhaneta Beqiri: Stafi në vetëkarantinë për 14 ditë, zbatojmë strikt protokollin e higjienës
Dyshimi se një pjesëtar i stafit të çerdhes numër 16 në ish bllok me covid-19, ka sjellë reagimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, Zhaneta Beqiri e cila tha se kjo çerdhe është pezulluar për 14 ditë, pasi ka një rast të dyshuar. Gjithashtu Beq
15 Qershor 2020, 19:14 -
Rritet numri i thirrjeve te 127, Urgjenca Kombëtar: Mbi 11 mijë telefonata në një javë! Ruani distancimin social
Sipas Urgjencës javën e kaluar janë regjistruar rreth 11 mijë e 2 qind thirrje, rreth 2500 thirrje më shumë nga java e kaluar. Po ashtu gjatë kësaj jave janë dyfishuar rastet e referuara për tampon tek epidemiologët.
15 Qershor 2020, 18:22 -
Cakaj bisedë telefonike me Michael Roth: Në fokus përgatitjet e Gjermanisë ku Ballkani Perëndimor pritet të jetë në qendër të vëmendjes
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth.
15 Qershor 2020, 16:25 -
Rihapen kufijtë ajrorë me Austrinë, Serbinë dhe Greqinë, vijnë pasagjerë shqiptarë e të huaj
Sot janë rihapur kufijtë ajrorë me 3 shtete, përkatësisht me Austrinë, Serbinë, dhe Greqinë. Avioni i parë që është ulur në aeroportin Nënë Tereza është nga Vjena dhe ka sjellë 120 pasagjerët e parë. Kështu janë hapur zyrtarisht edhe kufijtë me këto shtete por shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve duhet të jenë rezidentë atje.
15 Qershor 2020, 15:06 -
Autoambulanca, respiratorë e maska, arrin pjesa e dytë e ndihmës nga BE, Soreca: Kriza s'ka mbaruar, respektoni masat (VIDEO)
Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës paramjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend.
15 Qershor 2020, 13:21 -
Dy efektivë të Gardës së Republikës pozitiv me COVID-19
Burime për Report TV bëjnë të ditur se dy efektivë të Gardës së Republikës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se efektivët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen të vetëkarantinuar për 14 ditë. Asnjëri prej tyre nuk është truprojë shoqërues
14 Qershor 2020, 22:18 -
Pas hematologjisë, regjistrohen 2 raste me COVID në spitalin francez në QSUT! 2 specializantë të infektuara
Zgjerohet harta e infeksionit brenda QSUT-së. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 dy specializantë në këtë spital i cili mbulon tre shërbime, atë të ORL-së, Okul
14 Qershor 2020, 19:38 -
Italia regjistron bilancin më të mirë që nga 7 marsi! 44 viktima me COVID në 24 orë
Kjo e diel ka shënuar numrin më të ulët të viktimave me COVID-19, që nga 7 marsi! Ditën e sotme kanë humbur jetën 44 persona duke e çuar në total numrin që kanë humbur betejën me këtë virus në 34 mijë e 345.
14 Qershor 2020, 18:45 -
COVID-19/ Nga e hëna më 15 qershor BE hap kufijtë gati plotësisht
Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës duke nisur nga 15 qershori, dita e hënë. Ballkani Perëndimor duhet të presë, me gjasë deri më 1 korrik. Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin. Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.
14 Qershor 2020, 16:59 -
U kthye në vatër infeksioni, rihapet pas 2 javësh shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT
Reparti i shërbimit të mjekësisë Interne (Sëmundjeve të brendshme) në QSUT është rihapur pas disa ditëve mbyllur për shkak të vatrës së COVID-it. Disa pacientë, por edhe staf mjekësor u infektuan në këtë shërbim duke sjellë mbylljen në
14 Qershor 2020, 14:15 -
Kruja në vend të parë për infeksionet në 24 orët e fundit! Rikthehet përhapja në fasoneri
Kruja mban vendin e parë në 24 orët e fundit për infeksionet me 16 raste. Shumica prej të prekurve ndodhen në Krujë dhe 3 prej tyre në Fushë Krujë, mes tyre një në Nikël. Report Tv mëson se të prekurit janë kontakte të rasteve të mëparshme kryesisht kontakte fasonësh.
14 Qershor 2020, 12:05 -
Sapo kishte dalë nga QSUT-ja, një e moshuar në Fier e infektuar me COVID
Rasti i infeksionit sot në Fier lidhet me një grua të moshuar nga Libofsha që ishte e shtruar në QSUT, ku edhe është prekur me COVID. Ndërkohë që tamponi i është bërë edhe burrit të saj që në testin e parë rezultoi negativ. Nuk ka persona të tjerë në familje të prekur. Gruaja e infektuar po m
14 Qershor 2020, 12:02 -
QSUT mbetet vatër aktive, shkon në 11 numri i të infektuarve te Shërbimi i Hematologjisë
QSUT vijon që të jetë vatra kryesore nga ku është përhapur infeksioni në shumë qytete të tjera nga pacientët. Ka shkuar në 11 numri i të infektuarve me COVID te shërbimi i Hematologjisë (sëmundja e gjakut) me pacientin e prekur në 24 orët e fundit. Report Tv sjell pamjet e momentit kur ambulanca transporton të infektua
14 Qershor 2020, 11:41 -
57 raste të reja/ QSUT-ja vatra më e madhe me COVID! Pas 11 rasteve te Hematologjia, infektohet dhe spitali Francez! Ministria i rikthehet masave: Kush mundet, të punojë nga shtëpia
Nje nga vatra e infeksioni reparti i hematologjisë te QSUT. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre. 5 të shëruar te Infektivi, asnjë i shtruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, që kudo ku është e mundur të punohet nga shtëpia për të frenuar përhapjen e Covid19. Gjithashtu, Shëndetësia kujtohet sot të theksojë që thyerja e karantinës është e dënueshme.
14 Qershor 2020, 11:02 -
Pandemia/ U larguan nga puna 136.146 persona, por u punësuan 109.93 të tjerë
Ministrja e Financave, Anila Denaj ka publikura shifrat e personave që mbetën të papunë gjatë muajve të panedemisë ku thuajse gjithçka ishte e mbyllur. Denaj ka bërë një krahasim mes numrit të të larguarve dhe atyre të punësuar në periudhën e karantinës.
13 Qershor 2020, 23:03 -
Rritja e rasteve me COVID/ Bardh Spahia akuza të forta Manastirliut: Neglizhencë skandaloze, nuk menaxhon dot institucionet që ke në varësi
Ish deputeti demokrat ka hedhur akuza të forta ndaj Manastirliut se po luan rëndë me sigurinë e shëndetin e njerëzve pasi nuk menaxhon dot respektimin e protokolleve në institucionet që ka në varësi duke e cilësuar si dështim spektakolar.
13 Qershor 2020, 22:31 -
Jugu s'është gati për hapjen e plazheve! 2000 goma brenda detit të Sarandës, nis pastrimi! Në Orikum, operatorët të paqartë për administrimin
Edhe pse në mes qershori, Saranda dhe Orikumi nuk janë ende gati për hapjen e sezonin turistik dhe plazheve, ku në të dy vendet plazhet nuk janë pastruar ende dhe frekuentuesit janë shumë të pakët.
13 Qershor 2020, 19:52 -
Shtatë raste me koronavirus në Shkodër, dy prej tyre punonjës të një fasonerie
Shtatë raste pozitive me koronavirus janë shënuar në Shkodër ditën e fundit. Dy prej këtyre rasteve janë punonjës të një fasonerie, ndërsa të tjerët janë kontakte të rasteve të mëparshme, por mes tyre raportohen edhe raste të reja.Këta janë tamponë të kryer pak m&a
13 Qershor 2020, 16:49