-
Rasti i parë në Gjirokastër me COVID i importuar nga Tirana, 47-vjeçari ishte i shtruar në QSUT
Për herë të parë, Gjirokastra ka shënuar rastin e parë me COVID-19. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se ky rast është i importuar nga kryeqyteti, ku 47-vjeçari ka qenë i shtruar në QSUT, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Mësohet se u është marrë tamponi familjarëve dhe rasteve të kontaktit që ka pas
13 Qershor 2020, 15:04 -
Preket me COVID-19 një pjesëtar i komunitete rom, u infektua në QSUT
Qyteti i Elbasanit ka regjistruar një rast të ri me koronavirus. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se është infektuar me COVID-19 një qytetar i komunitetit rom. Ai ka qenë i shtruar në QSUT, ku mendohet të jetë i infektuar.
13 Qershor 2020, 14:53 -
Rekord të infektuarish/ 48 raste të reja me COVID-i, shërohen vetëm 5 pacientë! Rritet numri i të shtruarve në spital, shënohet rasti i parë në Gjirokastër
Ditën e sotme është shënuar shifra më e lartë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 48 persona, 17 më shumë se ditën e djeshsme dhe janë shëruar vetëm 5 persona. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e sotme ka shënuar rastin e parë.
13 Qershor 2020, 11:04 -
Epidemiologu: Lirimi i masave solli rritjen e te infektuarve, nuk ka teste as për personelin shëndetësor, as për pacientët
Lirimi i masave, numrit i shtuar i testimeve dhe vatrat spitalore janë shkaku i rritjes ndjeshëm i të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur epidemiologu Ilir Aliahmetaj i cili në një intervistë për Report Tv kërkoi që të mos neglizhohet protokolli i sigurisë në ambientet e spitaleve.
12 Qershor 2020, 21:36 -
Pelegrinazhi në kishën e 'Shna Ndout' në Laç, prezencë më e ulët besimtarësh prej COVID-it
Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit është vizituar nga mijëra qytetarë për të kremtuar festën e këtij shenjti që përkon me datat 12 dhe 13 qershor. Shumë prej besimtarëve e kalojnë natën pranë kishës.
12 Qershor 2020, 20:29 -
Mbërrijnë 189 turistët e parë pas 3 muaj mbylljeje prej COVID-it, Klosi: Charter-i i parë në Europë (FOTO+VIDEO)
Të gjithë turistët nga Bjellorusia ishin të pajisura me maska të kuqe, ku shkruhej "Qëndro i sigurt" kanë kaluar në tunelin e dezinfektimit dhe u është matur temperatura.
12 Qershor 2020, 19:56 -
Shifrat e larta me covid, Rakacolli: Nuk ka rikthim të karantinës, shtyhet me një javë hapja e transportit publik
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve situata është nën kontroll dhe se nuk ka kthim pas me strategjinë e rihapjes. Për shkak të riskut të lartë që ka shërbimi i transportit publik, hapja e tij do të shtyhet dhe me një javë.
12 Qershor 2020, 18:19 -
Zbatimi i protokolleve anticovid, ISHSH kryen 7 mijë kontrolle në terren
Në 10 ditë janë kryer 7 mijë kontrolle de monitorime në të gjithë vendin për respektimin e masave anticovid. Kontrollet janë kryer nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ku pjesë e monitorimit kanë qenë një grup i madh subjektesh.
12 Qershor 2020, 16:04 -
Covid/Gjermani, më shumë se 169 raste të reja dhe 20 viktima nga infeksioni në 24 orët e fundit
Gjermania ka regjistruar 20 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit teksa totali I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 8772Në vend, sipas raportimeve të autoritetev&
12 Qershor 2020, 15:59 -
Covid/Francë, më shumë se 400 raste të reja dhe 27 viktima nga infeksioni në 24 orët e fundit
Franca ka regjistruar 27 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit teksa totali I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 29 349Në vend, sipas raportimeve të autoritetev
12 Qershor 2020, 14:58 -
Periferi
Distancimi dhe maska, respekt për të tjerët dhe për veten
Pamjet e para që të dalin para syve janë lokalet plot dhe ngjeshur që te rruga e Durrësit, si fillim, e kudo në Tiranë. Çfarë bëjnë 8 burra bashkë në një tavolinë kafeje që në 9.30 të mëngjesit? Çfarë bëjnë 5 vajza e gra bashkë në një tavolinë në kafe që në 9.30 të mëngjesit?
12 Qershor 2020, 13:14 -
Tre raste në Durrës, polici për herë të dytë me COVID infekton edhe gruan
Në Durrës sot janë shënuar tre raste të reja me COVID. Njëri është punonjës policie i cili rezultoi pozitiv për herë të dytë. Efektivi ka infektuar edhe gruan. Ndërkohë që është shënuar edhe një rast i ri sot në Durrës, duke e çuar në tre numrin.
12 Qershor 2020, 08:57 -
Në itali regjistrohen 56 viktima! 7.5 mln raste infeksioni në botë... 1.5 milion të prekur nga Covid në Amerikën Latine
Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit Covid ka tejkaluar shifrën e 7.5 milionë kurse numri i viktimave është rritur në më shumë se 421 mijë
12 Qershor 2020, 08:43 -
Një mësues me COVID në Krujë, e bija punonjëse fasonerie infekton nënën
Sot në Krujë pritet që të konfirmohen dy raste të reja me COVID. Bëhet fjalë për nënën e një punonjëse fasonerie e cila është infektuar nga e bija dhe për një mësues. Ndërkohë sot vijojnë testimet në fasoneri për të parë nëse ka të infektuar mes kontakteve
12 Qershor 2020, 08:20 -
Lokalet plot në Vlorë! Bien 'këshillat', nisin gjobat, në bare e restorante nuk respektohen rregullat anti-covid
Masat kundër Covid-19 duket se po harrohen edhe pse rastet e të prekurve po shtohen çdo ditë. Në Vlorë, Inspektorati Shëndetësor paralajmëroi gjoba dhe deri në mbyllje të subjekteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.
11 Qershor 2020, 20:35 -
Rritja e infeksioneve/ Tomini: U shkelën rregullat, alerti i strukturave të jetë i lartë! Maska e detyrueshme brenda kur s'ka distancim
Eugena Tomini një kritikë e kishte edhe për vetë mjekët, kur tha se pas rihapjes graduale kishte një shfrenim të përgjegjësisë. Ajo qetësoi qytetarët kur tha se pavarësisht numrave në rritje rimbyllja nuk është marrë në konsideratë. "Jo, nuk kemi rikthim pas". Në vijim, Eugena Tomini kërkoi jo vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve, por edhe rritjen nivelit të alertit nga strukturat shëndetësore për të parandaluar rritjen e numrit të infeksioneve.
11 Qershor 2020, 14:32 -
Vlorë, qytetarët e harrojnë COVID-19, mbushin rrugët duke mos ruajtur distancimin social
Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, qytetarët duket se e kanë harruar koronavirusin. Rrallë shikon ndonjë person që mban maskë, ndërsa rrugët janë të mbushura plot, duke mos ruajtur distancimin social. Vlora aktualisht ka një rast aktiv me Covid-19.
11 Qershor 2020, 13:45