-
-
BE miraton paketën për rimëkëmbje pas krizës
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për rimëkëmbje të unionit, duke u hapur rrugën vendeve anëtare që të kenë qasje në gati 672.5 miliardë euro si kredi apo grante, me qëllim të tejkalimit të dëmeve ekonomike të shkatuara nga pandemia. Grantet, rreth 300 miliardë euro, do të ndahen p
10 Shkurt 2021, 12:03 -
-
-
Von Der Leyen në Parlamentin Evropian: Lufta ndaj COVID-19 vazhdon, vaksinimet dhe rimëkëmbja fokusi kryesor
Strategjia e BE-së në luftën kundër pandemisë dhe fushata e vaksinimit janë temat qendrore të cilat janë theksuar sot nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, para seancës plenare të Parlamentit Evropian.
10 Shkurt 2021, 11:10 -
Politikanët ia hipin çarterit e ikin në Turqi, po ju o fukarenj çdo bëni, që iu shkoni në takime?
Covidi po përhapet si zjarri në kallamishte, çdo ditë po shtohen nga njëmijë e kusur të infektuar. Një pjesë e mirë lëvizin pa maska, në kafene e bare njerëzia kokë më kokë si bagëtia në mriz. Dhe, si të mos mjaftonte kjo moskokëçarje e injorancë masive, vjen darka e na fanepsen ekraneve politikanë që takojnë qytetarë, të gjithë pa maska e grushtbashkuar, d.m.th ngjitur njeri me tjetrin.
10 Shkurt 2021, 10:42 -
Rakacolli apel qytetarëve: Mos prisni të shfaqen format e rënda për të shkuar në spital! Jaka: Qytetarët kanë humbur besimin, duan të mjekohen në shtëpi (VIDEO)
Rritja e rasteve aktive me COVID-19 por dhe shtimi i rasteve të trajtimit në shtëpi të virusit edhe kur ai shfaqet në forma të rënda ka bërë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli të bëjë thirrje dhe apel për qytetarët që t'u drejtohen spitaleve dhe të mos shkojnë aty kur është tepër vonë.
9 Shkurt 2021, 22:43 -
Rritja e shifrave me COVID, mjeku Sallabanda: Në Shqipëri duhet të ketë izolim selektiv, të mos ketë komunikim mes qyteteve me shumë infektime aktive (VIDEO)
Mjeku shqiptar Kita Sallabanda nga Madridi tha se mbajtja nën kontroll e rasteve në Spanjë lidhet me izolimin selektiv të qyteteve ku nuk lejohen hyrje-daljet e personave nga vendet me shumë raste tek ato me më pak raste infektive me COVID. Sallabanda tha se një gjë e tillë duhet ndjekur edhe në Shqipëri.
9 Shkurt 2021, 22:00 -
-
Shtrëngimi i masave, Tomini për Report TV: Transmetimi i COVID më i lartë në bare e restorante dhe tregje! Rekomandimet varësisht situatës në të gjitha bashkitë
Ditën e nesërme Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet për masa të reja lidhur me situatën e COVID në vend. Zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në një intervistë për Report Tv folur në lidhje me situatën e COVID në vendin tonë dhe vendimet që do të merren nga Komiteti.
9 Shkurt 2021, 17:33 -
Britani e Madhe, deri në 10 vite burg për këdo që mashtron në formularin e pasagjerëve
Në përpjekje për të vënë nën kontroll numrin e ri të të infektuarve me COVID-19, udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe dhe mashtrojnë duke thënë se nuk kanë ardhur nga një nga vendet e listës së kuqe, mund të burgosen deri në 10 vjet, ka njoftuar sekretari i Shëndetësisë.
9 Shkurt 2021, 16:15 -
-
-
Pas 2 javësh hetime në Wuhan nga ekipi i OBSH-së, eksperti: COVID-19 nuk ka origjinë laboratorike
Ekipi i hetuesve të OBSH-së, rreth 2 javë më parë ka mbërritur në Wuhan, qytetin e Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavisuri, për të zbuluar origjinën e tij. Një prej ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Peter Ben Embarek, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se sipas studimeve të bëra gjatë kësaj kohe, COVID-19 nuk ka rrjedhur nga laboratori biologjik i Wuhanit.
9 Shkurt 2021, 13:13 -
Mbi 100 persona në një ambient të mbyllur pa maska/Reagon Përmeti pas takimit anti-COVID të LSI-së në Maliq: Kini mëshirë! Çdo jete njeriu është më e rëndësishme se çdo votë që jep pushtet!
Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shprehur mendimin e tij lidhur me takimet politike të pakontrolluara, në të cila vazhdimisht shkelen masat anti-COVID.
9 Shkurt 2021, 11:56 -
FOTOT/ Këta janë për burg kryeministër, jo për gjobë
Situata nga Covid në Shqipëri është dramatike. Por, politika duket se nuk do t’ia dijë shumë, duke qenë se për dy muaj janë zgjedhjet dhe atyre iu intereson pushteti. Edhe pse PD p.sh, akuzon Ramën përditë se nuk po merr asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid, vetë shkojnë e bëjnë takime me dhjetëra persona dhe pa asnjë masë sigurie.
9 Shkurt 2021, 11:07 -
-
Rritja e shifrave të COVID, Braçe: Jepini fund qokave, po vrisni njerëz! Në Divjakë 174 raste aktive, në disa zona të saj mësimi online për 2 javë
Rritja e numrit të infektimeve dhe neglizhenca e qytetarëve për mbajtjen e masave dhe respektimin e masave anti-covid, ka sjellë reagimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili apelon që qytetarët të heqin dorë nga ceremonitë mortore ku njerëzit mblidhen për ngushëllim dhe të ndalojnë qokat, pasi po marrin jetë.
8 Shkurt 2021, 23:00 -
Covid-19/ Qeveria rishikon koncesionin e Rapiskanit, skanimi në doganë! Shtyhen 3.3 milionë euro pagesa për privatin për në 2022
Qeveria ka ndryshuar kontratën e skanimit në doganë, si pasojë e pandemisë. Janë rreth 3.3 milionë euro pagesa të vitit 2020 për këtë koncesion që shtyhen për në vitin 2022. Ndryshimet e kontratës janë depozituar si projektligj në Kuvend.
8 Shkurt 2021, 20:31 -
Kritika të shumta për kryeministrin grek, shkel kufizimet masat kufizuese antiCOVID
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, po përballet me zemërimin e qytetarëve pas qarkullimit të videove dhe fotove të tij duke shijuar një drekë në tarracën e shtëpisë të një deputeti në Ikaria.
8 Shkurt 2021, 16:31
