-
343 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 5,173 raste aktive me COVID! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin raportohet se janë 5,173 raste aktive me COVID.
22 Dhjetor 2021, 18:29 -
Festat e fundvitit, mjekët: Kujdes, pritet rritje infektimesh! Vaksinimi shumë i rëndësishëm
Pacientët e shtruar në spitalet COVID shkojnë në gjendje të rënduar çka sipas mjekëve shpjegon dhe numrin e lartë të fataliteteve. Bluzat e bardha apelojnë për vaksinim në këtë prag festash, ku organizimet kolektive rrisnin mundësinë e infektimeve.
22 Dhjetor 2021, 17:25 -
Shënohet viktima e parë nga varianti 'Omicron' në Izrael! 60-vjeçari ishte i vaksinuar me të dyja dozat
Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e parë në Izrael. Mësohet se viktima është një 60-vjeçar ndërsa raportohet se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas mediave izraelite, viktima i kishte bërë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.
21 Dhjetor 2021, 22:53 -
Rritja e popullsisë në SHBA me shkallën më të ulët në vitin e parë të pandemisë
Rritja e popullsisë në Shtetet e Bashkuara ra në shkallën e saj më të ulët në historinë e vendit gjatë vitit të parë të pandemisë pasi koronavirusi kufizoi imigrimin, vonoi shtatzënitë dhe shkaktoi vdekjen e qindra mijëra banorëve të vendit, thuhet në një raport të publikuar të martën.
21 Dhjetor 2021, 21:19 -
Koronavirusi/ 376 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar! 5,165 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar. Sakaq në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive me COVID.
21 Dhjetor 2021, 17:13 -
Virologia: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi
Shkencëtarët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse Omicroni shkakton raste të rënda të sëmundjes, por dinë se vaksinimi mund të ofrojë mbrojtje të fortë, kundër simptomave të rënda dhe vdekjeve. Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë.
21 Dhjetor 2021, 16:47 -
Omicron varianti dominues në SHBA! Biden pritet të njoftojë masat e reja anti-COVID
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se 73 për qind e rasteve të reja me Covid në Shtetet e Bashkuara i përkasin variantit Omicron, i cili është bërë tani varianti dominues në Amerikë.
21 Dhjetor 2021, 15:26 -
Greqi/ 4,345 të infektuar dhe 63 viktima në 24 orët e fundit! 684 pacientë të shtruar në spitale
Në 7 ditët e fundit sa i përket rasteve të konfirmuara 207 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 3,409 të tjerë janë raste kontakti. Nga bilanci i viktimave, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.
18 Dhjetor 2021, 20:32 -
-
OBSH miraton vaksinën indiane 'Covovax' kundër koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin e vaksinës indiane ‘Covovax’ kundër koronavirusit. Kjo vaksinë është prodhuar nga Instituti i Indisë me licencë nga Novavax. Pas miratimit të kësaj vaksine pritet lehtësimi i aksesit të vendeve të varfra për të marrë dozat kundër COVID.
17 Dhjetor 2021, 20:45 -
-
Protesta kundër masave anti-COVID dhe vaksinimit! Reagon politika gjermane: Rrezik radikalizimi, jo të gjitha ishin paqësore
Politika gjermane i ndjek me shqetësim protestat, pjesërisht të dhunshme të zhvilluara në fundjavë në disa qytete gjermane kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Sa serioz është rreziku i radikalizimit?
13 Dhjetor 2021, 09:47 -
-
-
Shifra të larta në Greqi, 5,899 të infektuar dhe 81 viktima në 24 orët e fundit! 7 raste u konfirmuan në pikat hyrëse të vendit
Fatkeqësisht, 81 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 18,901 që prej fillimit të pandemisë.
8 Dhjetor 2021, 17:16 -
Studimi, ilaçi i kompanisë GSK i efektshëm kundër variantit Omicron
Të dhënat, që pritet të publikohen në një revistë mjekësore, tregojnë se trajtimi me ilaçin sotrovimab është efektiv kundër të 37 mutacioneve të identifikuara deri më tani në proteinën e koronavirusit, thuhet në një deklaratë të kompanisë GSK.
7 Dhjetor 2021, 22:22 -
Rritet numri i rasteve, viktimave dhe shtrimet në spitale! 393 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orë! 6,206 pacientë aktivë me COVID
Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi ndërsa gjithashtu rritje kanë pësuar edhe shtrimet në spitale. Sakaq, 539 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa në të gjithë vendin raportohet se janë 6,206 raste aktive me COVID.
7 Dhjetor 2021, 18:22 -
-
Studimi/ Pandemia rriti tensionin e gjakut tek të gjitha grupmoshat! Shkak mund të jetë stresi, konsumi i lartë i alkoolit dhe pagjumësia
Dr. Laffin thotë se nuk dihet saktësisht se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë rritje të tensionit dhe se ndoshta mund të jetë kombinim i një sërë faktorësh, si një jetë më sedentare, konsumi më i lartë i alkoolit, stresi dhe mungesa e gjumit.
7 Dhjetor 2021, 15:30 -
Bota
Po tregon shenja dobësimi, a po zbehet vala populiste në Evropë?
Dy populistë, të cilët erdhën në pushtet me valën e zemërimit ndaj elitave, u rrëzuan nga pushteti këtë vit: Boyko Borisov i Bullgarisë, një ish-truproje, i cili humbi zgjedhjet në prill dhe Andrej Babiš i Republikës Çeke, një biznesmen që humbi zgjedhjet e tetorit dhe është zëvendësuar nga një profesor universiteti që po drejton një koalicion të partive politike.
30 Nëntor 2021, 09:32
