-
Italia triumfon turneun e bamirësisë për tërmetin në 'Air Albania Stadium'! Yjet e kombëtares: Kontribut për vendin /VIDEO
Në stadiumin Air Albania sot nuk u bë 'tifo' për asnjë skuadër futbolli, por për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Yjet e katër kombëtarëve, Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë të pas viteve 2000 zbritën në fushë për të luajtur 3 ndeshje nga 30 minuta, mes tyre dy gjysmë finale dhe një finale.
10 Janar 2020, 17:56 -
-
Vrasja e Altin Balliut, gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për thellim hetimesh për të dytën herë! Familjarët: Të hetohet edhe bashkëpunëtori
Gjykata e Korces e ka kthyer dosjen në mënyrë që Prokuroria të thellojë hetimet edhe për bashkëpunëtorin e autorit. Familjarët pretendojnë se bashkëpunëtori i Olger Mustafa është shoqëruar për disa orë në Komisariat por më pas është lënë i lirë. Prokuroria ka afat deri në fund të janarit për për të plotësuar mangësitë e konstatuara nga Gjykata në hetimet shtesë.
8 Janar 2020, 16:22 -
Gjykata e Posaçme rrëzon prokurorin e SPAK, Klodian Braho: Rihetoni tre gjyqtarët që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin
Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit rrëzon vendimin e parë të SPAK, duke i kërkuar prokurorit Klodian Braho të rihetojë nga e para tre gjyqtarë që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit, që rrjedhimisht e shpëtoi atë nga gjykimi i shkurtuar.
6 Janar 2020, 15:11 -
-
Shfaqjet për vitin 2019, kritiku i artit: Në 30 vjet s’është menduar ndonjëherë për teatrin (VIDEO)
Kritiku i artit Josif Papagjoni analizon për “ReportTV” shfaqjet teatrore për vitin 2019. Teksa e konsideron një vit pa ngjarje të rëndësishme teatrore, thotë se shfaqjet që kulmuan janë vetëm dy, “Karnavalet e Korçës” e teatrit të Prishtinës dhe “Kopshti i qershive” i teatrit Korçës. Ndërsa, bën apel qeverisë, që të kthejë sytë edhe tek teatri
4 Janar 2020, 16:29 -
Ekskluzive/ Bujar Sheshi mesazh PD-së: Mos guxoni të sulmoni SPAK-un, Agron Tufa ka hallet e tij, kërkon të përfitojë azilin
Diskutimet me dyert të mbyllura në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për akuzuat e PD-së kundër Arben Krajës dhe Altin Dumanit. Nurihan Seiti Metaj dhe Alfred Balla: Nuk duhet të merremi me këtë çështje, kemi punë dhe detyra të tjera. Sheshi: Të reagojmë fort
4 Janar 2020, 13:32 -
-
200 kg heroinë në Has, vëllezërit Avdyli dhe mundësi Elis Guri mes 19 të pandehurve në dosjen e prokurorisë
Dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, mbyllin hetimet për dosjen 339. Mes personave të pandehur dhe Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka. Hetimet për Admir dhe Hekuran Hoxhën, vijojnë ende.
3 Janar 2020, 14:41 -
Report Tv riktheu festivalin e 11-të që frikësoi diktatorin, çfarë ndodhi mbrëmë dhe surprizat sonte në 20:30
Festivali i 11 i Këngës rikthehet në “ReportTV”. Si rrallëherë protagonistët kësaj here nën prezantimin e Bujar Kapexhiut edhe Marsela Çibukajt kujtojnë ngjarjen e bujshme, ku u dënuan artistët më në zë. Mbrëmë nata e parë, sonte në 20:30 nata e dytë
2 Janar 2020, 10:10 -
SPECIALE/ 2019-a, viti i SPAK! Bosët e krimit pas hekurave, krerët e drejtësisë të shkarkuar (VIDEO)
2019, viti kur drejtësia dënoi politikanë, gjyqtarë e ish zyrtarë. Bosët e krimit pas hekurave, formohen institucionet e reja. Pas 15 vite shkrihen Krimet e Rënda e gjykata që dënoi bandat e ' 97. Gjyqtarët e rinj për kushtetuese përplasën presidentin me KED. Arben Kraja drejtuesi i SPAK që paralajmëron shkelësit e ligjit. Kraja: Të kenë frikë kush shkel ligjin, qytetarët të na besojnë.
1 Janar 2020, 14:42 -
Rikthehet për tri net pas 47 vitesh Festivali 11 i Këngës! Më 1, 2 dhe 3 janar në ‘ReportTV’, ora 20:30
Festivali i 11 i Këngës rikthehet në të gjithë Shqipërinë përmes valëve të Report Tv dhe Radio Televizionit Publik Shqiptar në datat 1, 2 dhe 3 janar 2020 ora 20.30. Protagonistët pas 47 vitesh për tre net do të shoqërojnë publikun me të pathënat e këtij festivali
29 Dhjetor 2019, 18:28 -
'Prokurorët i kontrolluam'! PD i përgjigjet KLP-së: Drejtuesi i SPAK-ut dhe Dumani të japin dorëheqjen
Përballë kësaj situate të krijuar, Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eliminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, "prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshmëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK".
27 Dhjetor 2019, 14:30 -
Ekskluzive/ Prapaskenat e zgjedhjes së Arben Krajës në krye të SPAK, anëtarët e KLP: Ja avantazhi i tij
Diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësuan Arben Krajën 6 anëtarët që votuan pro tij
27 Dhjetor 2019, 12:46 -
-
Presidenti Meta në drekën e Krishtlindjes me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras: Le të jenë një ogur i mirë për vendin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.Në pranin&e
25 Dhjetor 2019, 15:30 -
-
Gjykata e re e nis punën me shtyrje për Shullazin, i kërkon KLGJ-së gjyqtarë për grupin e gjobvënësve
Në seancën e sotme, prokuroria përfaqësohej me dy prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ened Nakuçi, ku ky i fundit ka ndjekur çështjen penale edhe gjatë zhvillimit të gjyqit në shkallën e parë.
23 Dhjetor 2019, 15:06 -
SPAK nisi zyrtarisht punën, drejtuesi: Koha e llafeve mbaroi, tani fillon puna! Ibrahimi: Fillim viti do të jetë intensiv (VIDEO)
Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi dhe Kryeprokurori Olsian Çela prezantuan sot drejtuesin e SPAK-ut për tre vitet e ardhshme që u zgjodh dje, Arben Kraja. Ibrahimi e cilësoi një moment historik duke kërkuar rezultate konkrete nga kjo strukturë që edhe fëmijët, tha ai, ia kanë mësuar emrin. Ndërkohë që Arben Kraja u shpreh se koha e llafeve mbaroi dhe tani fillon puna duke lëshuar paralajmërimin e fortë për ata që kanë shkelur ligjin.
20 Dhjetor 2019, 08:11 -
Kush është Arben Kraja, prokurori që do të drejtojë SPAK-un
Arben Kraja, nga Shkodra, i cili sot u zgjodh, Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit. Prozhektorët e medias u kthyen ndaj tij vite më parë atë
19 Dhjetor 2019, 17:24
