-
Zbulohet arsyeja pse SPAK-u i kërkoi OLF-së të dhëna shtesë për Saimir Taullaun dhe kompleksin 'Golden' (VIDEO)
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se nuk ka informacion, por gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Repolitix zbardhi detaje nga kërkesa
12 Shkurt 2020, 22:52 -
EKSKLUZIVE- OFL zbulon 21 prona të Lulzim Berishës, 2 pallate në Qerret, 'financues' i kamufluar pas kushëririt shitës betoni! BMW e blinduar, toka dhe biznese /LISTA
OFL ka zbuluar është se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerrretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi, A.Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën. Në këtë dokument ekskluziv që Report Tv siguron, thuhet se sipas informacioneve të mbledhura, Lulzim Berisha, është "kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, i cili ka aktivitet për shitjen e betonit po në Qerret, ku janë ndërtuar dy pallatet shumë pranë vijës bregdetare pranë Portit të Jahteve"
12 Shkurt 2020, 22:48 -
Gjetja e trupit të Prengës dhe kapja e Altin Hajrit/ Voda: E mbyllim me sukses në një kohë të shkurtër (VIDEO)
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh në Repolitix se beson shumë se në një kohë të shkurtër do të mbyllet me sukses operacioni për gjetjen e trupit të Jan Prengës dhe kapjen e Altin Hajrit që është një nga personat në kërkim."Nëse do të kishim gjë konkre
12 Shkurt 2020, 22:43 -
-
Ekskluzive/ Voda: OFL sekuestron 20 prona me vlerë miliona euro të Lulzim Berishës (VIDEO)
Përballë moderatorit Denis Minga dhe të ftuarve në emision, zv.ministrja iu përgjigj edhe akuzave se Anti-KÇK po bën shoë me sekuestrime të pavlera. "Nuk mund të flasim për kasolle", tha ajo, duke iu referuar pikërisht goditjes së fundit ndaj pasurive të Lulzim Berishës të cilat për herë të parë i deklaroi në "Repolitix" këtë mbrëmje.
12 Shkurt 2020, 21:40 -
Maliqi në Report TV: Interpelancë me Ramën! Abilekaj: Basha kryeministër, nuk zgjidh gjë (VIDEO)
Maliqi ishte i ftuar së bashku me analistin Enton Abilekaj në studion e Report Tv, ku diskutuan në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe operacionin ' Forca e Ligjit'. Të dy e cilësuan si shoë dhe të panevojshme aktin normativ të qeverisë për krijimin e OFL, ndërsa ishin të ndarë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
12 Shkurt 2020, 19:25 -
SPAK kërkesë OFL-së: Na sillni të dhëna shtesë për resortin e Hajrajve dhe blindin e Saimir Taullaut (VIDEO)
SPAK i kërkon OFL-së informacione shtesë për vendimin për të sekuestruar resortin Golden dhe automjetin e blinduar të Saimir Tuallaut. Kërkesa ka mbërritur tashmë pranë OFL-s ndërsa rezulton se ka kaluar një javë nga sekuestro e cila brenda 15 ditëve duhet të kalojë në gjykatë.
12 Shkurt 2020, 15:46 -
Kush janë pronarët privatë të 118 makinave të blinduara në Shqipëri/ OFL dhe Policia në aksion për t'i bllokuar
118 automjete të blinduara, nga 470 në total që janë të rregjistruara në Shqipëri, janë për përdorim personal të individëve, mes të cilëve dhe subjekteve të OFL-së, të hetuar ose dënuar për krime të rënda. Pjesa më e madhe e tyre, të regjistruara në Tiranë e Durrës.
12 Shkurt 2020, 15:17 -
Kush është Xhevdet Troplini që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë...i arrestuar për trafik ndërkombëtar të drogës
Xhevdet Troplini, është subjekti tjetër që OFL i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave, pas dyshimeve se i ngritur nga aktiviteti i tij kriminal. Po kush është Xhe
12 Shkurt 2020, 12:27 -
-
OFL godet sërish në Tiranë dhe Durrës, u kërkon të justifikojnë pasuritë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit
Operacioni i Forca e Ligjit ka goditur sërish në Tiranë dhe Durrës! Dritan Dajti në Tiranë dhe Xhevdet Troplini në Durrës janë vendosur në shënjestrën e OFL-së, ku ditën e sotme u është dërguar formulari për të justifikuar dhe deklaruar burimin e të ardhurave të tyre. Ky është rasti i dytë, pas Emiljano Shullazit që formulari i OFL-së, në zbatim të aktit normativ "Anti KÇK", i dërgoi një personi i cili ndodhet aktualisht në burg, siç është Dritan Dajti. Nga ana tjetër, një emër jo pak i njohur është edhe Xhevdet Troplini në Durrës, të cilit ditën e djeshme iu sekuestrua makina e blinduar tip 'Jeep', i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
12 Shkurt 2020, 11:04 -
-
'Luftë' automjeteve të blinduara! Lleshaj urdhër të prerë drejtorive rrugore: Bllokoni qarkullimin e tyre
Ministri i Brendshëm ka urdhëruar bllokimin e qarkullimit të të gjitha mjeteve të blinduara që zotërohen nga persona fizik, edhe të atyre personave që i zotërojnë me dokumentacion të rregullt prej kohësh. Me urdhër të Lleshaj, për vitin 2020, nuk do të lejohet targimi i tyre si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.
11 Shkurt 2020, 14:47 -
Burg 'të fortëve' që nuk lejojnë konfiskimin e pasurive! Qeveria propozon 3 deri në 7 vite heqje lirie
Të konsideruar si ‘të fortët’ të cilët edhe pse ka një vendim gjykate për konfiskim të pronave të tyre që rrjedhin nga krimi i organizuar, e që vijojnë t’i zotërojnë ato, rrezikojnë të dënohen nga 3 deri në 7 vite burgim. Ky ashpërsim dënimi i propozuar nga Qeveria e që kërkon miratimin në Kuvend me 84 vota, mësohet se është bërë pas një pjese të mirë pronash të cilat edhe pse ka një vendim gjykate për konfiskim, nuk janë shitur prej vitesh teksa dalin në ankand shtetëror, me dyshimin se personat që i kanë pasur ato në zotërim mund të kenë intimiduar blerësit e tyre.
11 Shkurt 2020, 13:32 -
Reagon avokati i Shullazit: Pasuritë i ka të ligjshme, ia kaloi në 'filtër' Anti-mafia
Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, në një reagim pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi me shkrim kërkesën për të justifikuar pasurinë, thotë se pasuria e Shullazit ka kaluar në sitën e ligjit antimafia dhe nga ky hetim sipas tij, ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.Avokati përmend edhe procesin gjyqësor në
11 Shkurt 2020, 13:13 -
-
OFL godet grupet kriminale në Tiranë, i kërkon të justifikojnë pasurinë Emiljano Shullazit dhe Gjergji Cukalit (VIDEO)
Emiljano Shullazi, i cili është në paraburgim në proces gjyqësor prej vitesh për një sërë akuzash për vepra të rënda penale, dhe Gjergji Cukali, i konsideruar i "forti i Myslym Shyrit", janë dy emrat e radhës që Operacioni Forca e Ligjit, ka vënë në sitë duke kryer verifikime ndaj pasurisë së tyre. Deri më tani OFL "u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë".
11 Shkurt 2020, 12:17 -
-
OFL i vihet pas pasurive të 'Kumbarit të Shkodrës' me pallat 2 mln €...dhe të dënuarit për kokainë 400 mln € në Gjermani (VIDEO)
Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore dhe Albert Lame Kochsiek nga Durrësi i dënuar në Gjermani për trafik droge, do duhet të dorëzojnë brenda 48 orësht auto-deklaratën për të justifikuar pasuritë dhe burimin e të ardhurave.
10 Shkurt 2020, 11:06 -
SONDAZHI: 66% besojnë suksesin e fushatës OFL/anti-KÇK
Fushata aktuale kundër krimit të organizuar është e njohur gjerësisht me dy akronime: OFL dhe anti-KÇK. Duke i përmbledhur këto dy akronime, përfshiva rreth tyre një pyetje në sondazhin periodik që zhvilloj për revistën e botuar në anglisht në Tiranë, Follow Business Albania – konkretisht, “A mendoni se fushata aktuale OFL/anti-KÇK do të jetë rezultative në goditjen e krimit të organizuar?”
9 Shkurt 2020, 21:19
