-
FNSH vijon kontrollet në hyrje të Shkodrës ndaj makinave luksoze (VIDEO)
Policia e Shkodrës vijon kontrollet ndaj mjeteve luksoze. Forcat e FNSH dhe Forcat e rendit janë vendosur në hyrje të Shkodrës duke kontrolluar mjete pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim që lëvizin në Shkodër. Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, rezultate të cilat pritet t&eu
9 Shkurt 2020, 19:05 -
Makina superluksoze ndalohet nga policia në Kukës (VIDEO)
Një makinë luksoze, tip Hummer është ndaluar në Kukës gjatë kontrolleve të policisë të zhvilluara ditën e sotme. Automjetet luksoze kanë qenë nën lupën e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë përgjatë kontrolleve të ushtruara në ditët e fundit.
9 Shkurt 2020, 14:28 -
Kontrolle në Fier, 10 makina luksoze të sekuestruara në 4 ditët e fundit (VIDEO)
Në qendër të kontrolleve kanë qenë edhe makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja në qytetin e Fierit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se përgjatë katër ditëve të fundit janë sekuestruar për verifikime 10 automjete luksoze.
9 Shkurt 2020, 13:04 -
Elbasan- Automjetet kalojnë në 'sitën' e policisë, 300 makina të kontrolluara brenda 72 orëve (VIDEO)
Vijojnë kontrollet edhe në qytetin e Elbasanit për persona të shpallur në kërkim, armë apo drogë. Prezencë të madhe të forcave të policisë ka pasur në Peqin, rrethrrotullimin pranë postës, tek Ura e Shkumbinit. Në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja.
9 Shkurt 2020, 12:51 -
Saimir Taullau dorëzon pranë OFL auto-deklaratën për pasuritë e tij! SPAK 15 ditë kohë për të kërkuar sekuestro
Me dorëzimin e autodeklaratës për pasuritë, OFL kryen sërish verifikime dhe të gjithë dosjen ia kalon SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka 15 ditë kohë për t;i dërguar kërkesë gjykatës së posaçme për të marrë ose jo masë sekuestroje ndaj pasurive të dyshimta të Saimir Taullës
9 Shkurt 2020, 12:26 -
Postbllok policie tek rrethrrotullimi i TEG-ut, kontroll të gjitha makinave luksoze (VIDEO)
Postblloqe policie janë vënë edhe tek rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Efektivë të policisë rrugore, të komisariateve dhe të sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë kryer kontrolle ndaj automjeteve luksoze. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në një panoramë të situatë
9 Shkurt 2020, 12:08 -
Kontrolle të shumta në Korçë, në 'sitë' makinat luksoze dhe ato me targa të huaja (VIDEO)
Që prej mëngjesit të djeshëm po vijojnë kontrollet e imtësishme në qarkun e Korçës. Forca të shumta policie janë vendosur në 6 bashkitë e qarkut Korçë duke ushtruar kontrolle, mbi persona të dyshuar, automjete luksoze si dhe automjete me targa të huaja.
9 Shkurt 2020, 11:59 -
Kontrolle të shumta në Krujë, Kurbin dhe Shkodër, policia dhe FNSH 'skanojnë' makinat luksoze (VIDEO)
Policia dhe FNSH kanë vijuar kontrollet edhe në akset kombëtare në rrethin e Krujës. Gazetari Julian Shota raporton se objektiv janë makinat luksoze të cilat i nënshtrohen kontrolleve për dokumentacion, armë apo sende të kundraligjshme. Kontrolle të imtësishme ka pasur edhe në Kurbin dhe Shkodër.
9 Shkurt 2020, 11:34 -
Postblloqe në gjithë vendin/ 37 automjete luksoze të sekuestruara! Pronarët do të justifikojnë blerjet 40-250 mijë euro (VIDEO)
Policia e Shteti ka vijuar me kontrolle të shumta në të gjithë vendin në një operacion kombëtar për bllokimin e makinave luksoze, në rastet kur kanë parregullsi me dokumentacionit apo kur i gjenden sende të jashtëligjshme. Në rastet kur ka mangësi në dokumentacion automjeti bllokohet dhe dokumentacioni I kalon Operacionit Forca e Ligjit.
9 Shkurt 2020, 11:02 -
FNSH aksion në Vlorë, tre automjete të sekuestruara (VIDEO)
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Vlorës. Gjatë aksionit i cili ka vazhduar prej mbrëmjes së djeshme janë sekuestruar tre makina të cilat janë dërguar në Komisariatin e Vlorës për verifikim.
9 Shkurt 2020, 10:24 -
-
Sekuestrohet blindi i Landi Muharremit, ishte në makinë me prokurorin që iu bë atentat
Prokurori Arjan Ndoja Landi MuharremiBurime për Report Tv pohojnë se Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit ësht
8 Shkurt 2020, 10:43 -
Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit' të Shijakut, që iu bë atentat me prokurorin
Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinat e blinduara të Landi Muharremit, të njohur edhe me emrin Aleksandër Laho, por edhe pseudonimin 'Rrumi' i Shijakut, i cili ishte në nëntor të vitit të kaluar në makinë me prokurorin Arjan Ndoja kur iu zu pritë në Shkozet. Durim Bami nga Kruja i dënuar më parë për vjedhje me armë është emri i dytë që i është sekuestruar makina e blinduar dhe i treti Saimir Taullau nga Lushnja, që dje iu dërgua formulari për të justifikuar pasurinë.
8 Shkurt 2020, 10:22 -
OFL/ Avokati Daçi: Nuk sjellë asgjë veç shtyrjeve të zgjedhjeve të parakohshme! Muço: Është show
Operacioni Forca e Ligjit dhe ajo që pritet të sjellë ky akt normativ është diskutuar në emisionin 'Pa protokoll', ku avokati Jordan Daci tha se ky akt normativ është mbivendosje e ligjeve ekzistuese dhe nuk do të sjellë asgjë.Edhe për ekspertin e Ekonomisë, Klodian Muço OFL është vetëm për show dhe nuk ka për të shkuar asgjëkund.
7 Shkurt 2020, 22:10 -
Rama paralajmëron hapin e radhës të paketës Anti-KÇK: Nëse pasuria e sekuestuar është produkt i punës, paguan taksat e munguara
Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave "të mbyllura në sirtarë" nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.
7 Shkurt 2020, 21:46 -
-
OFL sekuestron fuoristradën e blinduar të biznesmenit Dashamir Gjoka
Mësohet se biznesmeni Gjoka nuk ka kundërshtuar forcat e policisë, por i ka dorëzuar automjetin në pronësi të tij, Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, është ndaluar dhe është shoqëruar në drejtim të Policisë së Durrësit ku janë kryer procedurat. Në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK ky vendim sekuestroje është marrë si masë emergjente me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas kërkesës së OFL-së.
7 Shkurt 2020, 19:50 -
-
-
Meta reagon për herë të parë për OFL: Mbivendosje ligjore, krimi nuk luftohet me fushata
Kreu i shtetit Ilir Meta komentoi për herë të parë aktin Normativ të qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit duke e cilësuar si një fushatë të kryeministrit Rama dhe jo një objektiv real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion, pasi sipas tij vendi zotëronte legjislacionin për të vepruar ndaj pasurive të krimit.
7 Shkurt 2020, 18:30
