-
Me letrën me shkrim dore, te dera e spitalit/ Mjekja: Përveç COVID, po trajtohej edhe për shqetësim psikologjike
Me letrën e shkruar me shkrim dore, te dera e spitalit, një nga mjekët e spitali "Shefqet Ndroqi" ka lexuar deklaratën zyrtare, lidhur me vetëvrasje e 65-vjeçarit Hasan Mira. Doktoresha sqaron se Mira kishte një ditë që ishte shtruar në spital si pasojë e COVID-it, si dhe shqetësimet psikologjike."Në emër
3 Shtator 2020, 14:14 -
Thoma për Report Tv: Ja si bëhet komunikimi psikiatër dhe mjek te 2 spitalet COVID! Virusi ndikon dhe te sistemi nervor
Nisur nga dy ngjarjet tronditëse ku dy pacientë me COVID u vetëvranë, mjekja psikiatër, Irena Thoma ka sqaruar me detaje për Report Tv se si është komunikimi në raste të tilla mes mjekëve përgjegjës dhe atyre psikiatërve. Ajo ka deklaruar se në dy spitalet COVID, Infektivi dhe "Shefqet Ndroqi" nuk ka psikiatër që kryejnë shërbim 24 orë, por ato thirren kur mjeku përgjegjës e vlerëson të nevojshme.
3 Shtator 2020, 13:42 -
-
Me infermierin për dore dhe e buzëqeshur, qytetarja lë spitalin: Më trajtuan shkëlqyer! S'ka si momenti kur del
Me infermierin që është kujdesur për 15 ditë për ditë, zonja nga Pogradeci ka dalë nga spitali 'Shefqet Ndroqi'. E buzëqeshur, ajo rrëfen se gjatë atyre 15 ditëve ka pasur momente të vështira, por nuk krahasohen me momentin kur ia del të të triumfosh.
3 Shtator 2020, 12:07 -
‘Ky sport është jeta ime!’ Volejbollistet: Luhet për pasion s’e s’ka para, pandemia përkeqësoi situatën (VIDEO)
Të ushtrosh volejbollin në Shqipëri është çështje pasioni dhe jo përfitimi. Këtë e thonë volejbollistet të cilat shtojnë se gjatë pandemisë situata financiare është vështirësuar akoma më shumë.
3 Shtator 2020, 12:03 -
Ekskluzive/ Rrëfimet e të afërmve të pacientëve te 'Shefqet Ndroqi': Mjekët u rrinë te koka, duhet ta sillja më parë në spital! Flasim çdo ditë në celular
Vetëvrasja e dy pacientëve në spitalin "Shefqet Ndroqi" nuk ka zbehur besimin e familjarëve për bluzat e bardha. Për ta, mjekët janë heronj dhe ngjarje të tilla nuk ua zbehin këtë "superfuqi"...
3 Shtator 2020, 11:43 -
2 punonjës me COVID, mbyllet biblioteka e Lezhës! Karantinohet stafi
Prej disa ditësh biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit. Shkak për këtë është bërë infektimi nga koronavirusi i dy punonjësve të këtij institucioni, duke bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet.
3 Shtator 2020, 10:57 -
Pushuesit kosovarë nuk ndalin pushimet në bregdetin shqiptar, trafik në pikën kufitare të Morinës në mëngjes
Pushuesit kosovarë vijojnë pushimet në bregdetin shqiptar pavarësisht se sezoni veror ka përfunduar. Mëngjesin e sotëm (3 shtator) ka pasur trafik në pikën kufitare në Morinë.
3 Shtator 2020, 10:56 -
'S'ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur'/ Braçe- Kryemadhit: E ka si luks besimin! I përgjigjet me shembullin e Papës
Teorinë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi se 's'ka COVID, ku beson në Zot jeton i lumtur', zv. kryeministri Erion Braçe e cilëson si banale, teksa si kundërpërgjigje jep shembullin e Papës në Itali. Me anë të disa fotove të publikuara, Braçe shkruan se dhe Papa është një besimtar, por pavarësisht kësaj respekton të gjitha masat anti-COVID; mbajtjen e maskën, distancimi.
3 Shtator 2020, 08:07 -
-
Hapja e shkollave, Gjini për Report Tv: Ka një skenar të tretë, po u rriten rastet me covid kthehet mësimi online
Ministria e Arsimit ka edhe nje skenar të tretë për nxënësit pas kthimit nëshkolla. Drejtoresha e përgjithshme e Politikave të Arsimit, Zamira Gjini, për Report Tv u shpreh se nëse rastet me koronavirus rriten, do të rikthehet sërish mësimi online.
2 Shtator 2020, 14:34 -
Berat, 2 raste të reja me koronavirus, njëra prej të cilave punonjëse e infektivit
Ditën e sotme (2 shtator) u regjistruan dy raste të reja me koronavirus në qytetin e Beratit. Burime për Report Tv konfirmojnë se bëhet fjalë për një punonjëse në repartin e infektivit ndërsa personi tjetër është nga fshati Duhanas.
2 Shtator 2020, 12:53 -
Ekonomia shqiptare nën ndikimin e COVID-it, Denaj: 87 mijë të papunë në periudhën Maj-Qershor
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një një takimi bilateral me Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Raçica tha se gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna.
2 Shtator 2020, 12:27 -
Ekonomia reale përballë baltës së përditshme të opozitës
Që nga fillimi i këtij viti ekonomia botërore po përballet me një recesion të paprecedentë, jo vetëm në magnitudë, por edhe në natyrë. Në vetëm pak muaj, kriza e 2020-ës ka fshirë triliona dollarë prodhim në ekonominë globale duke nxjerrë dhjetëra milionë njerëz të papunë anembanë globit.
2 Shtator 2020, 11:45 -
U gjobitët se tejkaluat afatet e qëndrimit jashtë vendit gjatë karantinës? Miratohet vendimi për rimbursimin/ Dokumentet që duhet t’i dorëzoni te 'Tatimet'
Çdo qytetarë që është gjobitur në vendet e Bashkimit Europian se ka tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, duhet të bëjë gati dokumentacionin për të përfituar rimbursimin e pagesës. Dokumentet duhet të dorëzohen nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).
2 Shtator 2020, 10:18 -
Epidemiologu: Virusi është ende prezent, duhet të jemi vigjilentë
Situata e covid ne vendin tonë paraqitet e menaxhueshme. Kështu u shpreh epidemiologu Dritan Ulqinaku në një intervistë për Report Tv ndërkohë që tregoi se fillimi i mësimit në muajin shtator do të monitorohet me shumë kujdes por nuk pritet që të ketë cudi në shifra.
1 Shtator 2020, 21:40 -
Turizmi në Sarandë/ Çipa për Report Tv: Gusht i cënuar në të ardhura ekonomike, turistë ukrainas e bjellorusë
Këtë vit Saranda është përballur me pandeminë e koronavirusit duke mos realizuar pritshmëritë që janë mundësuar vitet e kaluara. Në lidhje me respektimin e rregullave të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ai theksoi se ka pasur sensibilizim në shumicën e personave, por ka pasur edhe devijim.
1 Shtator 2020, 13:40 -
Rama: Mbajtja e shkollave mbyllur, s'ishte opsion! S'ngremë dot mure të larta kundër virusit, por do respektojmë masat
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbajtja shkollave të mbyllur, nuk ka qenë një opsion nga ana e qeverisë. Ai tha se është e pritshme që numri i të infektuarve do të rritjet, nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, por e gjitha varet nga mënyra se si do të respektohen masat."Numrat vetëvetiu do të r
1 Shtator 2020, 13:14 -
Rama takim me drejtuesit rajonalë të arsimit: Bëni natën ditë! Protokolli të zbatohet nga gërma e parë tek e fundit! Ja sa shkolla do kenë 3 turne
Në takimin online që ka zgjatur rreth 32 minuta, kryeministri Edi Rama ka riktheksuar se në klasa nuk do të lejohen të jenë më shumë se 20 nxënës, në shkolla do të ketë punonjës nga Instituti i Shëndetit publik, me të cilin do të ruhen kontakte të përditshme, teksa bëri dhe ndarjen se sa shkolla do të punojnë me 1,2 dhe 3 turne.
1 Shtator 2020, 12:55 -
'Sot është trend, është nona fare'/ Nxënësit mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës në shkolla: Është e papame
Ministria e Arsimit ka bërë një mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskave dhe apeli shkon drejtpërdrejtë për nxënësit e shkollave, që janë rikthyer na banka pas disa muajsh të mbyllur. Me mesazhe rinore, ato vënë theksin se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme.
1 Shtator 2020, 10:45
