-
Viti i ri shkollor në Fier/ Babai: Jam pa punë, lekët i mora borxh t'i blija librat se s'doja ta lija pa mësim (VIDEO)
Shkollat e Fierit, Patosit dhe Roskovecit po përgatiten me çdo masë anti-COVID për të pritur nxënësit. Në 28 shkolla ku numri është më i lartë seç duhet, mësimi do kryhet me dy turne dhe orët do të jenë 30 minutshe.
7 Shtator 2020, 10:17 -
Kalo: Në QSUT puna në ekip ka dhënë fryte, në dallim me 'protagonistët individual'! Për ne s'ka fundjava e festa, kini besim te puna jonë
Në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat! Puna vijon si një ditë për ditë në dy spitalet COVID, për të përballuar "flamën botërore", siç mjeku Tritan Kalo zgjedh ta quajë!
7 Shtator 2020, 07:54 -
Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me COVID, ndërrojnë jetë 4 persona dhe preken 153 gjatë 24 orëve (VIDEO)
Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193 persona, ku 13 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. 153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130 persona, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833 të infektuar.
6 Shtator 2020, 16:07 -
-
Rama uron për ditëlindje mjeken: Nder ta uroj në këtë ditë që përkon me ditën e shënuar të Shën Terezës
Kryeministri shprehet se përkushtimin në këtë punë që për dr. Esin është një mision, ia njohin mirë kolegët, por edhe pacientët e shumtë që ka shëruar në këto muaj të vështirë dhe është kënaqësi e nder që t’i urojë këtë ditë të shënuar që përkon edhe me ditën e shënuar të Shën Terezës.
5 Shtator 2020, 15:49 -
Viti i ri shkollor në Shkodër/ Nika për Report Tv: Vetëm 3 shkolla janë me 3 turne, vijon procesi i shpërndarjes së teksteve
Mësimi në vitin e ri shkollor në shumicën prej shkollave do të zhvillohet me 2 turne dhe vetëm 3 shkolla do të jenë me 3 turne prej masave të vëna për të parandaluar pandeminë e COVID-19. Sa i takon infrastrukturës në shkolla nuk janë regjistruar problematika ku do të kryhet mësimi dhe gjithë vëmendja është përqendruar që mos të ketë mbipopullim të nxënësve.
5 Shtator 2020, 14:01 -
COVID-i i mori jetën koleges/ Kirurgu: Zyliha Kraja, 'dirigjentja e orkestrës virtuoze' në spitalin e Shkodrës! Telefonata e fundit me të
Kirurgu Arben Beqiri ka kujtuar telefonatën e fundit me kolegen e tij, Zylia Kraja e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me COVID-in.
5 Shtator 2020, 13:49 -
Vit i ri i vështirë për nxënësit në Krujë me 13 shkolla të dëmtuara, Masha për Report Tv: Mësim me turne në 24 shkolla
Kruja dhe Thumana janë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 1690 nxënës janë të detyruar të spostohen në shkolla të tjera dhe numri do të ketë një rritje të ndjeshëm duke e bërë më të vështirë respektimin e masave kundër pandemisë së COVID-19. Mësimi në vitin e ri shkollor në Krujë do të zhvillohet në 24 shkolla me turne.
5 Shtator 2020, 13:28 -
-
Kirurgia e parë humbi betejën me COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të të shpëtonim! Njerëzit si ti s'vdesin kurrë, por jetojnë në zemrat tona
Me "zemërimin" që nuk mundën ta shpëtonin e të pikëlluar për humbjen, kanë zgjedhur që të thotë disa fjalë për Krajën, kolegen e palodhur, doktoreshën humane dhe besnike të profesionit që i shërbeu deri në ditën e fundit profesionit.
5 Shtator 2020, 10:45 -
Fundjava rikthen pushuesit kosovarë në bregdetin shqiptar! Deri rreth orës 08:00 kanë hyrë mbi 25 mijë qytetarë
Fundjava i ka rikthyer sërish shqiptarët e Kosovës në bregdetin shqiptar! Kur ora ka shënuar rreth 08:00 e mëngjesit, kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë automjete me më shumë se 25 mijë qytetarë përmes pikës kufitare të Morinit.
5 Shtator 2020, 08:19 -
Hotelet e Vlorës kërkojnë punëtorë të huaj/ Bedinaj: I kemi shkruar letër Ramës! Sezoni turistik jo i keq
Operatorët turistik vijnë me një kërkesë të pazakontë. Ata i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të lehtësojë procedurat për punësimin e shtetasve të huaj. "Duam kamariere, banakiere e menaxhere hotelesh nga jashtë vendit, pasi në Shqipëri nuk ka njerëz të kualifikuar", thotë kreu i Operatorëve për Vlorën Vasil Bedinaj.
4 Shtator 2020, 22:44 -
Shkollat e Durrësit mësim me 3 dhe 4 turne/ Sako për Report Tv: 32 shkolla të shembura nga tërmeti, 10 në proces rindërtimi
Viti i ri shkollor do te jetë i vështirë për nxënësit e Durrësit, pasi 32 shkolla u shkatërruan nga tërmeti dhe 12 mijë nxënës do të duhet të sistemohen në shkolla pritëse dhe mësimi do të zhvillohet me 3 dhe 4 turne. Kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako në një intervistë për Report Tv ka treguar detaje se çfarë do të ndodh me arsimin këtë vit.
4 Shtator 2020, 22:42 -
Berat/ Mësim me dy turne dhe mësues në karantinë! Frashëri për Report Tv: Ja masat për vitin e ri shkollor
Të gjithë nxënësit e qytetit të Beratit do të zhvillojnë mësim me dy turne, ndërsa në fshatra, ku numri është i ulët nuk ka turne. Kështu tha juristja e Zyrës Arsimore, Marilda Frashëri në intervistë për Report Tv. Ndërsa disa mësues janë në karantinë pasi rezultojnë të prekur nga Covid-19. Ata do të zëvendësohen nga mësuesit në dispozicion.
4 Shtator 2020, 22:38 -
Vijon shpërndarja e librave shkollore/ Prindërit: Mësimi online s'e zëvendëson atë në klasë! Fëmijët: Mezi presim të kthehemi në shkollë (Vëzhgimi)
Prej datës 1 shtator ka nisur shpërndarja e librave për vitin e ri shkollor, nxënësit nga klasa e 1-7 i përfitojnë falas. Report Tv ndoqi nga afër këtë proces në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë.
4 Shtator 2020, 22:34 -
-
-
123 raste të reja dhe 5 viktima me COVID/ Ulet numri i pacientëve në spital që virusi i la me pasoja! MSH: Mbani maskën në ambientet e mbyllura (VIDEO)
Kjo e premte (4 shtator) ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa për më shumë se një javë ka një bilanc pozitiv të të shëruarve. Duke folur me gjuhën e shifrave, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, pra prej 6 muajsh, janë konfirmuar pozitiv 9967 pacientë dhe 306 viktima.
4 Shtator 2020, 16:10 -
-
