-
Transporti publik ende mbyllur, shoqatat: Nuk fillojmë pa plotësuar kushtet, s’jemi bodyguard për zbatimin e protokollit
Transporti publik ende pa një datë për të rifilluar. Nga njëra anë ministria e transportit dhe komiteti teknik nuk japin lejë për të rinisur ky aktivitet, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka për përhapjen e covid. Nga ana tjetër shoqata e transportit e cilëson të pazbatueshëm protokollin e autoriteteve dhe nuk ka marrë garancitë financiare për të përballuar gjendjen ekonomike ku ndodhet.
22 Qershor 2020, 16:19 -
Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar te Infektivi pa asnjë sëmundje, shkon në 45 numri i viktimave nga COVID
Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejë
22 Qershor 2020, 15:34 -
Dy mësues të gjimnazit në Tiranë me COVID, dyshohet edhe një mjek te poliklinika nr. 1 në Tiranë
Sot u regjistruan 23 të infektuar me COVID në Tiranë. Report Tv mëson se mes tyre janë 2 mësuese të gjimnazit 'Sami Frashëri'. Mësueset nuk kanë qenë pjesë e stafit monitorues të provimeve të maturës shtetërore. Dyshohet se i prekur me COVID është një mjek te Klinika e Specialiteteve nr.1 n&
22 Qershor 2020, 15:17 -
Rast i ri në Pogradec, pjesëtari i stafit të konsultores që u mbyll u infektua në Tiranë
Në Pogradec sot është shënuar një tjetër rast me COVID, që lidhet me vatrën e infeksionit te konsultorja e fëmijëve që u mbyll tre ditë më parë. Report Tv mëson se një prej pjesëtarëve të konsultores ka qenë në Tiranë pak ditë më parë ku është infe
22 Qershor 2020, 13:15 -
Mbyllet fasoneria në Vlorë, punëtorët në protestë: Do bashkëjetojmë me virusin, nuk do të vdesim për bukë
Një fasoneri është mbyllur në Vlorë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pasi disa ditë më parë 5 punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19. Fasoneria është cilësuar si vatër, pasi në ditët e fundit janë regjistruar disa raste, edhe në fundjavë kur ishte mbyllur, prandaj sot nuk ësh
22 Qershor 2020, 13:10 -
Koraqi: Skenar për hapjen e COVID/2! Vatrat në QSUT janë izoluar! Ka pasur neglizhencë nga mjekët! Kujdes, virusi qëndron edhe në ujë (VIDEO)
Të gjendur përballë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në 24 orë në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të saj rihapjen e spitalit COVID/2, të cilën e konfirmon edhe mjeku Andi Koraqi për Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Doris Sallaku, Koraqi tha se Komiteti Teknik po planifikon rihapjen e spitalit, teksa ndalur te stafi që do të punojë te COVID/2, ai shtoi se mund të ketë një ndarje të personelit të Infektivit, kjo për shkak të eksperiencës së këtyre të fundit.
22 Qershor 2020, 13:03 -
Fluturimet rinisën sot pa protokoll në Rinas/ S'ka plotësim formulari, vetëm dezinfektim! Qytetari: Çmimi i biletës i arsyeshëm (VIDEO)
22 qershori shënon rinisjen e fluturimeve nga Aeroporti "Nënë Tereza", megjithatë kjo vlen vetëm për rezidentët, ato që janë arsye shëndetësore apo biznesi, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.
22 Qershor 2020, 11:47 -
Covid-19 prek sistemin e drejtësisë, karantinohet një sekretare gjyqësorë në Tiranë! Vëzhgimi i Report TV: Nuk ruhet distancimi social
Virusi Covid-19 prek edhe sistemin e drejtësisë, ku pas rastit të parë javën e shkuar në gjykatën e Shkodrës këtë herë është karantinuar një sekretare në gjykatën e Tiranës, pasi familjar të saj janë me covid-19. Kamera e ReportTv bëri një vëzhgim në këtë gjykatë ku mungon tuneli dezinfektimit dhe nuk respektohet distancimi shoqëror.
22 Qershor 2020, 11:17 -
Nuk vuante nga sëmundje shoqëruese, COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit, sot 33 raste, rriten të shtruarit, Shëndetësia po vlerëson rihapjen e spitalit të dytë COVID
Në 7 ditët e fundit janë shënuar 10 viktima, 45 në total. COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit. Rritet numri i të shtruarve në spital duke thyer edhe rekordin që ishte në 2 prill me 81 të prekur në këtë spital. 790 raste aktive në të gjithë vendin.
22 Qershor 2020, 10:32 -
Lajmi i mirë/ Durrësi dhe Kruja asnjë të prekur me COVID në 24 orët e fundit
Pas një kohe të gjatë, Durrësi dhe Kruja nuk kanë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit asnjë rast me COVID-19. Gazetarët e Report Tv në rrethe, Artur Korriku dhe Julian Shota raportojnë se në 24 orët e fundit, pas testeve të kryera nuk ka rezultuar pozitiv asnjë qytetar.
22 Qershor 2020, 10:12 -
Nesër përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore nga COVID-i! Rama: Mund të shtyhet vetëm në zonat bregdetare
23 qershori (nesër) do të shënojë fundin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vendin tonë, të shpallur për shkak të pandemisë COVID-19. Përgjatë tre muajve, Shqipëria ka qenë në masa të rrepta sigurie të diktuara nga koronavirusi, të cilat u shoqëruan me kufizim të liri-daljes, mbylljes së bizneseve, shkollave, transportit publik, kufijve, pra në karantinë totale, masa këto të cilat erdhën duke e u lehtësuar.
22 Qershor 2020, 09:05 -
Shtohen rastet me COVID, 10 mijë inspektime në Vlorë për respektimin e masave, Braho: Mbyllen 3 biznese (VIDEO)
Rriten inspektimet ndaj bizneseve në Vlorë nëse respektohen apo jo masat anti-COVID. Drejtoresha e ISHSH-së Vjollca Braho ishte në terren për të parë sa respektohet protokolli i sigurisë duke konfirmuar që deri më tani janë bërë mbi 10 mijë inspektime.
21 Qershor 2020, 15:29 -
Gjashtë raste pozitive me COVID-19 në Fier, 4 prej tyre kontakte me rastet e mëparshme në fshatin Peshtan
Gjashtë nga 71 rastet e reja sot me koronavirus janë regjistruar në Fier, aty ku mësohet se 4 janë kontakteve të pacientëve që ka rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan. Një tjetër rast ësht&
21 Qershor 2020, 11:52 -
Katër raste të reja me COVID-19 në Pogradec, dy prej të cilëve infermierë të konsultores së mbyllur
Në 24 orët e fundit në Pogradec janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, bëjnë me dije burime brenda autoriteteve shëndetësore të këtij qyteti.Dy prej të prekurve janë infermierë të konsultores së fëmijëve që u mbyll dje, për shkak se dyshoheshin si të prekur 11
21 Qershor 2020, 10:39 -
COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit nga Tirana, 71 raste të reja, 15 të shtruar në 24 orë te Infektivi, 10 në terapi intensive, një intubuar
Në 6 ditët e fundit janë shënuar 9 viktima, 44 në total. Tirana, e para për rastet aktive dhe viktimat. Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit. Të prekurit; 31 në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. 10 të shtruar në terapi intensive, një është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.
21 Qershor 2020, 10:34 -
Rritja e të infektuarve/ Sonte në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë: Nesër lejohet vetëm hyrja tranzit me tampon
Pala malazeze pas mesnatës së sotme, pra nga nesër do të lejojë hyrjen vetëm tranzit, por me kushtin që personi që kalon kufirin të ketë bërë tamponin në 48 orët e fundit dhe të jetë negativ.
21 Qershor 2020, 07:49 -
Kalo-qytetarëve: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës Rama-Basha...publikon foto të mushkërive të 'shkatërruara' nga virusi (VIDEO)
Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin se nëse do të vijohet me këto ritme, e gjithë periudha që çdo qytetarë ka sakrifikuar duke qëndruar në shtëpi të mbyllur, shumë biznese që kanë ulur qepenin dhe karë regjistruar humbje, do të shkojë dëm!
20 Qershor 2020, 21:31 -
Koronavirusi i merr jetën të afërmit të nënkryetarit të PD, Spaho: Kemi ecur bashkë që fëmijë, do më mungosh
Postimi i Edmond SpahosNjë i afërm i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka humbur jetën pasi ishte i infektuar me koronavirus.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spaho me an&
20 Qershor 2020, 21:08 -
Vdiq pasi doli nga Infektivi, MSH: Pacienti u negativizua, ndërroi jetë nga sindromi hepato-renal
Për rastin e pacientit, i cili vdiq rrugës për në Gjirokastër ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë. Sipas ministrisë, pacienti ishte negativizuar me COVID dhe ka humbur jetën nga sindromi hepato-renal.Sqarimi i ministrisë së Shëndetësisë
20 Qershor 2020, 20:51 -
Tre lojtarë në Kategorinë e Parë dyshohen me COVID-19, klubi i izolon! U infektuan nga ish- futbollisti që kishte babanë e shtruar në QSUT
3 lojtarë të ekipit të Shënkollit, i cili militon në kategorinë e parë, dyshohet se janë infektuar me COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin, Elvis Hila ato kanë paraqitur temperaturë të lartë dhe janë izoluar në pritje për të bërë tamponin.
20 Qershor 2020, 20:16 -
Doli nga spitali infektiv pasi u përmirësua, 68-vjeçari me COVID vdes rrugës për në Gjirokastër
Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se një 68-vjeçar nga Gjirokastra, i cili po trajtohej tek spitali infektiv ka humbur jetën. Po sipas burimeve bëhet e ditur se pacienti dukej në gjendje të stabilizuar dhe është nxjerrë nga spitali, por teksa po transportohej për n&a
20 Qershor 2020, 19:41 -
"Tamponët për qoka", denoncimi i PD: 69-vjeçarit me COVID në Shkodër i ngatërrojnë rezultatin e testit, i thanë je negativ
Partia Demokratike ka denoncuar një rast në Shkodër, ku sipas saj një 69-vjeçari me Covid-19 i është ngatërruar rezultati i tamponit. Në një reagim në 'Facebook', ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se pacianti ka qendruar në spitalin e Shkodrës për më shumë se 24 orë në kontakt me familjarë dhe personel shëndetësor.
20 Qershor 2020, 16:32 -
Fluks në Morinë/ 6 mijë qytetarë nga Kosova vetëm të shtunën! Harrojnë masat anti-covid, udhëtarëve nuk u kërkohen maskat (VIDEO)
Kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë në doganën e Morinës, ku shumë qytetarë nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar. Ajo çka vihet re është neglizhimi i masave anti-covid, si nga qytetarët ashtu edhe nga autoritet që lejojnë lëvizjen pa maska e mjete mbrojtëse.
20 Qershor 2020, 15:34 -
Bankat ulin interesin, por rrisin kushtet për dhënien e kredisë, ekspertja: Janë të pasigurta për vijueshmërinë e biznesit
Si pasojë e pasigurisë që ka shkaktuar pandemia COVID-19, bankat e nivelit të dytë kanë rritur kushtet që kanë ndaj biznesit për të dhënë kredi. Por përpos situatës jo pozitive bankat kanë ulur lehtë normat e interesit. Shkak për këtë rënie të lehtë mund të jenë bërë edhe garancitë sovrane, për shkak se e para ishte pa normë interesi dhe e dytë me normë deri në 5%.
20 Qershor 2020, 14:47 -
Pogradeci futet në hartën e COVID, infektohet stafi mjekësor, mbyllet konsultorja
Pas tre rasteve pozitive që u shënuan sot, duke e futur qytetin në hartën e të prekurve, në Pogradec është mbyllur konsultorja e fëmijëve. Burime bëjnë me dije se një mjek dhe dy infermiere të kësaj qendre rezultojnë të infektuar ndërsa përgjigjet për pjesën tjetër të personelit kan&
20 Qershor 2020, 14:21 -
Shqipëria rihap kufijtë ajrorë, nga 22 qershori rinisin fluturimet nga Rinasi
Ministria e Infrastrukturës njofton se duke nisur që nga data 22 qershor, rinisin fluturimet e rregullta ndërkombëtare për në aeroportin e Rinasit. Kompanitë e fluturimeve duhet të marrin vetë leje në shtetet e huaja për të fluturuar, ndërsa nga e hëna vendi pret të gjithë shtetasit e huaj që duan të vijnë në Shqipëri.
20 Qershor 2020, 13:34 -
6 raste të reja me COVID në Shkodër, mes tyre një punonjëse e gjykatës
Sot u regjistruan 6 raste të reja me COVID në Shkodër. Njëra është punonjëse e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër, tjetri është një pacient i cili ka qenë i shtruar në spitalin rajonal. Ndërsa pjesa tjetër janë kontakte të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë dit&
20 Qershor 2020, 13:14 -
Drejtoria e përgjithshme, masa disiplinore ndaj policëve që nuk zbatojnë aktet normative kundër COVID-it
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar shkresën që u ka dërguar vartësve. Pas lehtësimit të masave policia ka neglizhuar kontrollet mbi zbatimin e rregullave kundër pandemisë. Janë arkëtuar vetëm 14 gjoba
20 Qershor 2020, 11:15 -
2 viktima nga COVID-i në 24 orë dhe 53 raste të reja! 68-vjeçari doli nga spitali se u përmirësua, vdes rrugës! Infektohet muzikanti në Përmet, mbyllet konsultorja në Pogradec!
Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Pas të moshuarës nga Durrësi, një 68-vjeçar nga Gjirokasra ndërroi jetë nga COVID-i, 53 raste të reja në 24 orët e fundit. Në 5 ditët e fundit janë shënuar 8 viktima. Në hartën e të prekurve ka hyrë Pogradeci me 3 raste të regjistruara
20 Qershor 2020, 10:31