-
Shëndeti
COVID19/ Humbin jetën 4 persona në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 444 raste të reja infeksioni
Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit ën vend si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se janë regjistruar 444 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit.
24 Tetor 2021, 17:09 -
Shëndeti
Humbi nënën nga COVID-19, gazetarja Jonida Shehu jep mesazhi e fortë: Koha për të bërë vaksinën është tani! Nëse nëna ime do e merrte në kohë, sot do të ishte
Në kohët e vështira covidiane që po jetojmë, vaksina është e vetmja armë në “luftën” me COVID-19, pikërisht këtë ka theksuar edhe gazetarja Jonida Shehu e cila disa muaj më parë ka humbur mamin e saj, nga virusi i rrezikshëm për shkak të vonesës në marrjen e vaksinës.
24 Tetor 2021, 13:13 -
Shëndeti
Situata nga pandemia, regjistrohen 629 raste të reja dhe 7 humbje jete në vend! Viktima më e re një 27-vjeçare nga Saranda
Si pasojë e infektimit me COVID, gjatë 24 orëve të fundit 7 persona humbën jetën në vendin tonë, ku viktima më e re ishte një 27-vjeçare nga Saranda. Ndërkohë, si rezultat i 4249 testimeve, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 629 qytetarë.
23 Tetor 2021, 18:06 -
Kronikë
‘Lëre se është shoku i shefit…Nuk di t’i numëroj se sa telefonata marr’, rrëfimet e policëve rrugorë kur ndalin automjetet në kohë pandemie
Kur postblloku lejoi që të largohej mjeti luksoz Range Rover në fillim të muajit maj, policët u ankuan në telefon me njëri-tjetrin duke biseduar për Andrean “se është hera e dytë që veprojnë kështu për një test”.
22 Tetor 2021, 18:50 -
Shëndeti
Regjistrohen 594 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi në vend! 140 pacientë marrin trajtim në spitalet COVID
Nga 3182 testime, në vendin tonë, kanë rezultuar me COVID, 594 qytetarë në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 8 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin. Sakaq, janë shëruar 304 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 171.034.
22 Tetor 2021, 16:55 -
Politikë
Meta: Vendi ynë me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19! Komiteti i Ekspertëve të rishohë masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë
Presidenti Ilir Meta ka vënë alarmin për situatën me pandeminë në vend, teksa shkruan se Shqipëria është renditur nga FMN si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19. Me një postim në Facebook, Meta i bën thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që që të analizojë këto të dhëna dhe të rishihen masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë.
22 Tetor 2021, 12:01 -
Shëndeti
8 nxënës Infektohen me COVID, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vene drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare Avni Rustemi në Bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me COVID-19, që përbëjnë afro gjysmën e klasës.
21 Tetor 2021, 18:45 -
Ekonomi
Anketa/ Dhoma Ekonomike e Gruas: 7% e grave mbyllën biznesin në pandemi, 30% e tyre shkurtuan stafin
Në një anketë të kryer nga Dhoma Ekonomike e Gruas, rezulton se gjatë vitit të pandemisë 30% e garave sipërmarrëse kanë reduktuar numrin e punonjësve, ndërsa 7% e tyre kanë mbyllur aktivitetin. Zhvillimi kryesor pozitiv i kësaj periudhe në pandemi sipas anketës ka qenë përdorimi më i madh i teknologjisë.
21 Tetor 2021, 14:09 -
Shëndeti
8 persona humbin jetën nga COVID në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 659 raste të reja infeksioni
Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po ashtu janë regjistruar 659 raste të reja infeksioni. Aktualisht janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
20 Tetor 2021, 18:04 -
Shëndeti
Doza tretë e vaksinës anti-COVID, anëtarja e Komitetit të Imunizimit: Do injektohet 6 muaj pas dy të parave! Do përdoren Pfizer dhe AstraZeneca
6 muaj pas dy dozave të vaksinës anti-COVID do të injektohet doza e tretë, ka rekomanduar Komiteti i Imunizimit për popullatën mbi 60 vjeç dhe grupet e riskut. Sa i përket fëmijëve mbi 12 vjeç do të rekomandohet vaksina Pfizer.
20 Tetor 2021, 16:36 -
Sociale
Studentët e pavaksinuar, Ministria e Arsimit fushatë ndërgjegjësimi në universitete: Duhet që secili të bëjë detyrën e tij, mësimi online ishte shumë i vështirë
Për të ndërgjegjësuar studentët, Ministrja e Arsimit, Ecis Kushi ka zhvilluar takime në Universitete. Ajo u ndal sot në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku ka përsëritur apelin para studentëve për t’u vaksinuar dhe rëndësinë e këtij procesi për mbarëvajtjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.
19 Tetor 2021, 18:30 -
Shëndeti
COVID/ Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me sëmundje kronike! Vaksinim edhe i fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike
Komiteti i Imunizimit në vendin tonë i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike. Doza e tretë e vaksinës mund të bëhet e kombinuar, ndryshe nga lloji i vaksinës i përdorur në dozat e para. Po ashtu është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç që vuajnë me sëmundje kronike.
19 Tetor 2021, 15:54 -
Politikë
Studentët e pavaksinuar në Universitete, Rama: Nuk duhet të marrin pjesë në mësim, por qeveria nuk mund të çojë forca për t'i nxjerrë jashtë
Kryeministri Edi Rama tha se studentët e pavaksinuar nuk duhet të futen në mësim, por theksoi se kjo çështje i përket Universiteteve, pasi qeveria nuk mund të dërgojë forca për t'i nxjerrë studentët jashtë.
18 Tetor 2021, 22:07 -
Shëndeti
Pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, mbërrijnë në Rinas 117 mijë doza të vaksinës Pfizer
117,000 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në aeroportin e Rinasit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa vaksinat e mbërritura janë pjesa e parë e dozave nga kontrata prej 500 mijë që pritet të vijnë brenda vitit.
18 Tetor 2021, 20:56 -
Shëndeti
Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit
Vaksina e gripit dhe ajo kundër Covid-19 mund të injektohen të dyja në të njëjtën kohë pa shkaktuar probleme. Ekspertët shëndetësor rekomandojnë grupet e riskut të marrin vaksinën e gripit ndërsa 200 mijë doza pritet të vijnë brenda muajit tetor.
17 Tetor 2021, 23:05 -
Shëndeti
COVID-19/ Regjistrohen 428 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në vend! 501 qytetarë fituan betejën me virusin në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 428 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 persona nuk arritën ta fitonin betejën me koronavirusin. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.289 pacientë aktivë me virusin, ndërsa 158 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID.
16 Tetor 2021, 17:21 -
Politikë
-
Shëndeti
I shtruar prej dy ditësh tek Infektivi, ndërron jetë 21-vjeçari me COVID
Në kulmin e rinisë, një 21-vjeçari iu prenë ëndrrat në mes, pasi nuk mundi ta fitonte betejën me ‘armikun e padukshëm’. 21-vjeçari ishte i shtruar prej dy ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa mësohet se ai ishte me talasemi.
15 Tetor 2021, 14:32 -
Shëndeti
Aksioni për vaksinimin anti-COVID në të gjitha bashkitë, Veliaj thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me administratorët e njësive të çdo njësie në kryeqytet, me të cilët folën për nisjen e fushatës që në fokus ka ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Veliaj tha se gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën.
15 Tetor 2021, 12:37 -
Shëndeti
COVID-19/ 9 humbje jete dhe 495 të infektuar në 24 orët e fundit! Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare piktori Kristi Baba
495 të infektuar të rinj dhe 9 humbje jete janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga koronavirusi.Viktimë e virusit mbeti edhe piktori Kristi Baba në moshën 30 vjeçare.
14 Tetor 2021, 17:50
