-
-
Regjistrohen 712 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 2 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 712 qytetarë. Fatkeqësisht dy qytetarë, një 73-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Gjirokastra, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID-19.
16 Gusht 2022, 17:44 -
Regjistrohen 776 qytetarë të infektuar me COVID në vend, 3 viktima në 24 orë
Në 24 orë e fundit në vendin tonë janë regjistruar 776 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën, krahasuar me një ditë më parë që u regjistrua vetëm 1 viktimë. Si pasojë e infektimit me COVID, ka humbur jetën një 49-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçar nga Kuçova dhe një 75-vjeçare nga Librazhdi.
4 Gusht 2022, 16:49 -
Regjistrohen 979 qytetarë të infektuar me COVID në vend, një viktimë në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 979 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në krahasim me një ditë më parë, që u regjistruan 1207 raste, vihet re një ulje e infektimeve. Fatkeqësisht, një 64-vjeçar nga Saranda nuk mundi t’i mbijetojë infektimit me COVID.
3 Gusht 2022, 18:58 -
Në spitalin Infektiv deri në 10 urgjenca në 24 orë, mes të shtruarve edhe turistë të huaj! Mjekja: Kujdes grumbullimet gjatë sezonit
Spitali infektiv COVID-3 pret deri në 10 urgjenca në ditë. Mes të shtruarve në spital ka dhe shtetas të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për pushime dhe gjatë kësaj kohe janë infektuar.
3 Gusht 2022, 17:21 -
Rriten shifrat e infektimeve me COVID tek fëmijët në Fier, 80% e testeve pozitivë! 15-20 raste me koronavirus në ditë
Në spitalin pediatrik të Fierit ka një rritje alarmante të infektimeve me COVID tek fëmijët. Sipas mjekëve 80% testimeve ditore tek fëmijët rezultojnë pozitivë. Mjekja Pediatre Albana Haxhiu apelon për kujdes të shtuar nga ana e prindërve dhe respektimin e rregullave të mbrojtjes kundër COVID-19.
2 Gusht 2022, 17:53 -
-
-
Situata nga COVID, 8 urgjenca në ditë në Spitalin Infektiv, preken më shumë të rinjtë! Mjekja infeksioniste: Asnjë i intubuar
Infektimet në rritje me COVID gjatë sezonit veror në Shqipëri por prekin edhe të rinjtë, por simptomat nuk janë të rënda. Ekspertët thonë se në spitale nuk ka asnjë të intubuar, ndërsa në urgjencën infektive paraqiten mesatarisht deri në 8 autoambulanca.
17 Korrik 2022, 20:35 -
Rriten infektimet me COVID-19, regjistrohen 1563 qytetarë të infektuar në vend, një viktimë në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1563 qytetarë të infektuar me COVID-19. Vihet re një rritje e rasteve, krahasuar me një ditë më parë, ku u identifikuan 1215 qytetarë të infektuar.
13 Korrik 2022, 18:28 -
Shifra të larta infektimesh me COVID, regjistrohen 973 raste të reja në vend! Sërish dy viktima në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 973 raste të reja, ndërsa ka pasur sërish dy humbje jete. Fatkeqësisht një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk mundën t’i mbijetonin infektimit me koronavirus.
7 Korrik 2022, 16:39 -
-
COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! Në Pogradec, rreth 50 pacientë në ditë priten në urgjencë
Në Fier dhe Pogradec rritja e numrit të infektimeve ditore me COVID-19 ka shtuar frikën e qytetarëve për prekjen nga virusi. Numri i urgjencave ditore është rritur dhe së bashku me pandeminë po qarkullojnë dhe virozat stinore.
4 Korrik 2022, 22:29 -
-
Fluks pacientësh në Qendrat Shëndetësore Verore, mjekët: Rastet më të shpeshta alergjitë! COVID-19 prek pushuesit në Shëngjin
Në qendrat shëndetësore verore të ngritura pranë pikave turistike, paraqiten çdo ditë pushues për të marrë ndihmë mjekësore. Për Report Tv mjekët thonë se rastet më të shpeshta janë kur ata kërkojnë shërbim mjekësor për alergjitë, luhatjen e tensionit, djegien për shkak të diellit, por edhe testin anti-COVID.
3 Korrik 2022, 22:05 -
Bien infektimet me COVID, në 24 orët e fundit 549 raste të reja! Në spital marrin trajtim 23 pacientë
Në 24 orët e fundit rastet e reja me koronavirus kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 1424 testimeve janë identifikuar 549 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërkohë një ditë më parë ishin 617 infektime.
3 Korrik 2022, 16:56 -
-
-
-
