-
Bizneset s’kanë likuiditet, po ulin pagat e punonjësve, Shkodra: Duhet program afatgjatë për të nxitur punësimin
87 mijë punonjës dolën të papunë deri në fund të qershorit si pasojë e pandemisë. Përveç këtij efekti negativ sekretari i bashkimit të prodhuesve Arben Shkodra thotë për Report TV se kompanitë po ulin pagat e punonjësve pasi nuk kanë likuiditet.
3 Shtator 2020, 14:45 -
2 punonjës me COVID, mbyllet biblioteka e Lezhës! Karantinohet stafi
Prej disa ditësh biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit. Shkak për këtë është bërë infektimi nga koronavirusi i dy punonjësve të këtij institucioni, duke bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet.
3 Shtator 2020, 10:57 -
Rriten rastet me COVID-19, sot 122 raste të reja dhe 6 humbje jete! Të shëruar 141 qytetarë
Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar pozitiv 122 raste të reja duke shënuar sërish rritje të numrit të infektuarve, ndërsa janë shëruar 141 qytetarë. Fatkeqësisht 6 persona kanë humbur jetën.
2 Shtator 2020, 16:16 -
-
Berat, 2 raste të reja me koronavirus, njëra prej të cilave punonjëse e infektivit
Ditën e sotme (2 shtator) u regjistruan dy raste të reja me koronavirus në qytetin e Beratit. Burime për Report Tv konfirmojnë se bëhet fjalë për një punonjëse në repartin e infektivit ndërsa personi tjetër është nga fshati Duhanas.
2 Shtator 2020, 12:53 -
Shahini video sensibilizuese, ja si të hyni e dilni nga shkolla duke respektuar rregullat e distancimit social e fizik
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës, meqë edhe ditët e fillimit po afrojnë dhe mësimi do të zhvillohet në një mënyrë krejt tjetër nga vitet e tjera.
2 Shtator 2020, 11:40 -
Ulet numri i të prekurve me COVID-19, rekord të shëruarish! 6 humbje jete, 93 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit
Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
1 Shtator 2020, 16:40 -
Turizmi në Vlorë/ Leli për Report Tv: Sezoni zgjatet deri në fund tetori, pushuesit shfrytëzuan 98% të hoteleve gjatë gushtit
Vlora është një ndër destincionet më të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj në vendin tonë, por këtë ky vit ka qenë ndryshe nën ndikimin e pandemisë së Covid-19. Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se sezoni veror nuk ka mbaruar dhe është zgjatur deri në fund të tetorit.
1 Shtator 2020, 13:11 -
-
-
146 raste të reja me COVID-19, 6 humbje jete në 24 orët e fundit! Ndërron jetë taksisti nga Tepelena (VIDEO)
Shifrat e viktimave dhe të infektuarve në vendit tonë vijojnë të mbeten të larta, ku ditën e sotme fatkeqësisht kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 146 qytetarë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë.
14 Gusht 2020, 16:04 -
-
-
A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-19? Ja si përgjigjet Nora Malaj
Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.Teksa ishte e ftuar sot në një lidhje Skype në Report TV për rrëfyer betejën me Covid-19, gazetari e pyeti ish-deputeten nëse kreu i qeverisë i kishte d&
13 Gusht 2020, 19:00 -
Malaj për Report Tv: Përjetova djersët e vdekjes, dhimbja më e madhe që kam pasur! U infektua edhe bashkëshorti (Ja dita më e vështirë)
Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka fituar betejën e saj me COPVID-19, por pasojat që virusi i ka lënë pas nuk janë të pakta. Këputje, një sistem imunitar i dobët dhe dobësim, janë disa nga shenjat që Malaj raport se ka ende edhe pse betejën me koronavirusin e ka fituar.
13 Gusht 2020, 18:56 -
Rekord shifrash me COVID-19/ 154 raste pozitive, 5 viktima! Infektohet mjekja në Berat dhe drejtori në Bashkinë e Elbasanit
Dita e sotme ka shënuar rekord të shifrave të të infektuarish, ku nga 643 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 154 persona. Gjithashtu nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me koronavirusin 5 persona.
13 Gusht 2020, 16:12 -
-
-
-
1 viktimë, 125 raste të reja me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 47 vjeç! 2 të infektuar në burgun e Bradasheshit, mbyllet kopshti dhe çerdhja në Pukë
Një viktimë dhe 125 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit! Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.
10 Gusht 2020, 16:05
