-
26 raste të reja me COVID, 20 në QSUT, 12 mjekë e infermierë dhe 8 pacientë! 11 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 26 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera. QSUT vijon që të jetë vatra e nxehtë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Mbi 76% e të infektuarve janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
28 Maj 2020, 11:02 -
21 raste të reja vetëm në Tiranë, vatër e re në QSUT, infermierja infektoi 13 mjekë e pacientë me COVID! 9 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera. 13 të prekur në QSUT, 6 janë staf mjekësor, 4 pacientë të shtruar te Infektivi dhe 3 pacientë pa simptoma të vetë- izoluar, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Shkon në 1050 numri i të prekurve, prej tyre 205 janë raste aktive. Tirana mbetet vatra kryesore.
27 Maj 2020, 10:45 -
Vdes një 69-vjeçar, shkon në 33 numri i viktimave nga COVID-i, 25 raste të reja në 24 orë, 15 në vatër të re në call center në Laprakë, i vihet kyçi
Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete dhe 25 raste të reja në 24 orët e fundit nga 173 testime. Sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, 2 raste më shumë se ditën e djeshme, aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Lajmi i vetëm i mirë është fakti që në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.
26 Maj 2020, 11:01 -
-
6 raste të reja me COVID, numri i të infektuarve nga marsi kalon mbi 1 mijë, 79% u shëruan (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 54 testime, 6 raste të reja, 1004 të prekur në total. 6 të shëruar në 24 orët e fundit. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
25 Maj 2020, 11:03 -
9 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! 15 të shtruar te spitali Infektiv (VIDEO)
Një rritje shumë të vogël krahasuar me një ditë më parë, ka pësuar numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit. Si rezultat i 146 testeve të kryera, janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 9 persona, një më shumë se dje. 5 raste janë konfirmuar në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.
24 Maj 2020, 11:05 -
-
2 raste të reja me COVID në Fier, kontakte të farmacistit së infektuar
Ditën e sotme në Fier janë shënuar 2 raste të reja me COVID-19, të cilat janë raste kontakti të farmacistit të prekur më parë. Të infektuarit me covid-19 janë një çift bashkëshortësh të moshës rreth 60 vjeç. Çifti jeton i vetëm, pas fëmijët
22 Maj 2020, 11:43 -
Shtohet numri i të shtruarve në spital/ 12 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! Tirana 'mban kreun'
Një rritje të rasteve të shtruara në infektiv ka rregjistuar dita e sotme ku ka shkuar në 17 numri i pacientëve të hospitalizuar, 5 prej të cilëve janë në terapi intesive. Ndërkohë, janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus.
22 Maj 2020, 11:03 -
5 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 13 të shëruar (VIDEO)
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 5 raste të reja me COVID, 10 më pak se ditën e djeshme. Shpërndarja gjeografike e rasteve është 3 në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. 13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
21 Maj 2020, 11:01 -
Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me COVID, 15 raste të reja në 24 orë (VIDEO)
Shqipëria nuk e ka fituar ende betejën me koronavirusin dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Ndonëse një ditë më parë u konfirmua vetëm një rast i ri, sot ka pasur një rritje të ndjeshme duke shkuar në 15 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit nga 185 teste të kryera!
20 Maj 2020, 11:02 -
Numri më i ulët i të prekurve në 24 orë që nga fillimi i epidemisë/ Vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19...në Tiranë (VIDEO)
19 maji ka shënuar numrin më të ulët të rasteve të reja pozitiv me COVID-19 në Shqipëri që nga fillimi i epidemisë. Rasti i vetëm është regjistruar në Tiranë, e cila vijon të mbetet ende një zonë e kuqe, e ndërsa qytetet e tjera, fatmirësisht duket se janë drejt shërimit.
19 Maj 2020, 11:14 -
Vatra e nxehtë e fasonerisë 'Endi shpk' në Durrës! Si u përhap infeksioni nga Kruja
Report Tv mëson se 8 rastet e reja në Durrës që janë regjistruar sot lidhen me kompaninë e fasonerisë 'Endi shpk'. Në këtë fasoneri dje ishin 7 të infektuar, ndërsa sot 8 nga 36 tamponë që u bënë. 276 punonjësit e kësaj kompanie janë izoluar në shtëpi dhe fasoneria ës
16 Maj 2020, 12:54 -
Dita e tretë me numër të lartë/ 17 raste të reja me COVID, problem Tirana dhe fasoneria në Durrës, MSH: Respektoni masat!
Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja, shkon në 933 numri i të prekurve. 9 të shëruar në 24 orët e fundit. 188 persona aktivë me COVID kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Te Sanatoriumi, që është spitali COVID-2 vetëm tre pacientë kanë mbetur.
16 Maj 2020, 11:02 -
-
4 raste të reja me COVID, mes tyre një grua shtatzënë, 6 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)
Për të tretën ditë me radhë të infektuarit në 24 orët e fundit janë 4 qytetarë, 2 në Tiranë dhe 2 në Berat. Mes të prekurve është edhe grua shtatzënë, duke e çuar në total numrin në 6, nga të cilat 4 janë shëruar, një është hospitalizuar dhe rasti i fundit po trajtohet në kushtet e shtëpisë. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 6 pacientë, një tjetër lajm i mirë. Në 24 orët e fundit janë bërë 246 testime. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. 78% e të prekurve janë shëruar
13 Maj 2020, 11:02 -
-
4 raste të reja, dita me pozitivitetin më të ulët, 28 të shëruar, vetëm 3 të dënuar aktivë me COVID, njëri në spital
Sot është shënuar dita me pozitivitetin më të ulët, 1.64% nga testimet që janë bërë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Shqipëri sot janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19 nga 243 testime që janë bërë. Rastet e reja janë shënuar; 2 në Krujë, një në Tiranë dhe një në Berat. Lajm i mirë edhe për të shëruarit, pasi 28 persona e kanë fituar betejën me COVID-in, në total rreth 78%. 24 pacientë dhe vetëm njëri në terapi intensive. Vetëm 3 infermierë të prekur
12 Maj 2020, 11:01 -
-
Rasti pozitiv me COVID-19 në Shkodër, infermier në sanatorium
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë vetëm katër raste me COVID-19, një numër i ulët që rrit optimizmin në këtë luftë që po fitohet, por një nga rastet është në qytetin e Shkodrës. Burime bëjnë me dije se personi i infektuar është
11 Maj 2020, 11:16
