-
COVID-19/Cenko: Ka një lehtësim të rasteve në spitale, ky është indikatori më i besueshëm
Profesori Fabian Cenko tha se indikatori që ai shikon si më pozitivin për situatën e pandemisë në vend është lehtësimi i rasteve në spitale. Ai tha se ky indikator është mjaft i rëndësishëm dhe më i besueshmi për të treguar se virusi nuk është dhe aq agresiv. "
12 Janar 2021, 22:25 -
Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen! Unë e kam kaluar COVID-19, nuk jam prioritet
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha se ka një padurim të bluzave të bardha për të bërë vaksinën anti-COVID duke treguar se rreziku nga virusi është tepër i madh dhe real. Ai tha se vetë do e bëjë vaksinë pasi të kenë mbaruar bluzat e bardha pasi ai e ka kaluar COVID-19 në nëntor dhe nuk &eu
12 Janar 2021, 21:34 -
Rakacolli: Në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID! Deri tani nuk kanë pasur efekte anësore
Kryetarja e Komitetit teknik për COVID-19, Mira Rakacolli tha në "Repolitix" se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 infermierë dhe mjekë që janë në spitale COVID. Rakacolli tha se është krijuar edhe një komitet që do të vlerësojë efektet anësore që jep vaksina që deri më tani
12 Janar 2021, 21:27 -
'Repolitix'/ Rakacolli: Në 2 ditë u vaksinuan 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, s'kanë shfaqur efekte anësore! Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen
Nisja e vaksinimit antiCOVID edhe në Shqipëri është bërë pjesë e diskutimeve në emisionit 'Repolitix" në Report Tv. Mira Rakacolli, Kryetare e Komiteti Teknik për COVID-19, tha se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë që janë në spitale COVID si më të rrezikuarit.
12 Janar 2021, 21:26 -
COVID-19/Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi nis nga bluzat e bardha, kush e ka kaluar t'ia lërë radhën kolegut! Shifrat në rënie, të bëhet një lehtësim gradual i masave
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se vaksinimi për anti-covid do të nis nga grupet më të riskuara që janë bluzat e bardha dhe më pas me moshën e tretë. Alimehmeti tha se do të bëhet një llogaritje e saktë se kush do të jetë prioritet, ndërsa tha se mjekët që e kanë kaluar nuk janë aq prioritet dhe se mund t'ia lënë radhën një kolegu.
4 Janar 2021, 13:38 -
Varianti i ri i COVID/ Ulqinaku: S'kemi laboratorë për ta zbuluar! Mostrat do i çojmë në Londër! Alimehmeti: S'prek ato që janë infektuar më parë (VIDEO)
Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe 'kapur' variantin e ri të COVID-19. Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj shtoi se Anglia ka pasur një indicie se numri i të infektuarve po rritej me shpejtësi, prandaj bëri studimet, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka pasur një tregues të tillë.
22 Dhjetor 2020, 22:33 -
Sallabanda për Report Tv: Varianti i ri i COVID-19 problematik, mund të sjellë kolaps në spitale! Bëni një sforco morale, shmangni grumbullimet për festa (VIDEO)
Prof. Kita Sallabanda nga Spanja ka bërë me dije se fakti që varianti i ri i COVID-19 nuk është më i rrezikshëm, nuk paraqet një rrezikshmëri më të ulët. Kjo sepse sipas tij, fakti që ai transmetohet më shpejt, do të thotë një numër më i lartë i të infektuarve që mund të sillte një kolaps në spitale. Ai tha se një problem i thekuar në këto momente është edhe mungesa e testeve për ta identifikuar këtë virus.
22 Dhjetor 2020, 22:01 -
Mjekimet e gabuara anti COVID/ Apeli i Ilir Alimehmetit në Report Tv: Vetëm mjeku duhet dëgjuar! Riinfektimet nuk janë çështje e rëndësishme (VIDEO)
Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Report Tv ka apeluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes me mjekimet që marrin kundër COVID. Ai tha se vetëm mjekët duhen dëgjuar. Sa i përket rasteve të riinfektimeve me koronavirus, Alimehmeti deklaroi se kjo nuk është çështje pasi rastet janë shumë pak.
18 Dhjetor 2020, 13:40 -
Epidemiologu Alimehmeti në Report Tv: Shifrat e të shëruarve nga COVID janë më shumë, të mos mbetemi te vdekjet
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë të dhënë për Report Tv, është shprehur se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë që shumica e të infektuarve me COVID-19 ia dalin me sukses në këtë betejë
1 Dhjetor 2020, 17:54 -
Epidemiologu Alimehmeti: Vaksina e gripit ul infektimin me COVID-19 me 25-30 % dhe vdekshmërinë me 15 %! Antitrupat e koronavirusit zgjasin 3-5 muaj (VIDEO)
Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv tha se vaksina e gripit është mjaft e rëndësishme pasi jo vetëm mbron nga grupi por ul riskun e infektimit me COVID-19 me 25-30 %, ndërsa ul vdekshmërinë nga kjo koronavirusi me 15 %.
19 Tetor 2020, 12:13 -
Epidemiologu për Report TV: Po përjetohet një valë e dytë COVID-i, po numri i vdekjeve ka rënë!
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se shumë shtete në botë po përjetojnë një valë të dytë të COVID-19, duke regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, por pavarësisht kësaj, situata është më optimiste se në kuajt e parë të pandemisë. I ftuar në Report Tv, Alimehmeti tha se në ndryshim me muajt e kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët.
25 Shtator 2020, 18:57 -
Hapja e madhe rriti shifrat e Covid-19, piku në gusht, Alimehmeti: Tek rastet e reja po vihet re një rënie e lehtë
Piku i koronavirusit në Shqipëri në 6 muaj të pandemisë, është shënuar në gusht, muaj në të cilin është reflektuar edhe numri më i lartë i testeve të kryera për identifikimin e rasteve të dyshuara. Nga 316 jetë të humbura deri më 6 shtator, 127 vdekje kanë ndodhur vetëm në muajin gusht. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha për ReportTv se gjatë shtatorit pritet një lloj përmirësimi i situatës.
7 Shtator 2020, 18:27 -
Alimehmeti në Report Tv: COVID-19 do të jetë gjithmonë me ne! Gushti muaji më i keq i pandemisë (VIDEO)
Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv ka bërë të ditur se njerëzit duhet të përshtaten me idenë se COVID-19 do të jetë gjithmonë prezent mes nesh dhe nuk do të zhduket.
7 Shtator 2020, 13:36 -
COVID-i në Shqipëri/ Alimehmeti: Të gjitha masat duhet të zbatohen! Gjata: Të veprohet me Izolimin selektiv
Doktor Arben Gjata i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se në vend mund të veprohet me izolimin selektiv siç është bërë edhe në shumë vende të Europës për të përballuar sa më mirë situatën dhe për të ulur numrin e të prekurve.
7 Korrik 2020, 22:37 -
Epidemiologu: Lirimi i masave solli rritjen e te infektuarve, nuk ka teste as për personelin shëndetësor, as për pacientët
Lirimi i masave, numrit i shtuar i testimeve dhe vatrat spitalore janë shkaku i rritjes ndjeshëm i të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur epidemiologu Ilir Aliahmetaj i cili në një intervistë për Report Tv kërkoi që të mos neglizhohet protokolli i sigurisë në ambientet e spitaleve.
12 Qershor 2020, 21:36 -
'Vitamina D mbrojtëse ndaj COVID-it', epidemiologu: E merrni falas në diell duke ruajtur distancën fizike
Epidemiologu shqiptar, Ilir Alimehmeti në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Report tv është shprehur se vitamina D është mbrojtëse ndaj koronavirusit dhe të dalësh në diell sjell vetëm të mira për organizmin.
14 Maj 2020, 21:52 -
Nisja e plazhit, epidemiologu në 'Repolitix': Nuk ka asnjë rrezik, thjesht ruani distancën! Mjekët shqiptarë në Itali më imunë se kolegët e tyre atje
Në një lidhje skype me epidemiologun Ilir Alimehmeti në "Repolitix" në Report Tv ai është shprehur se popullsia shqiptare është më imune se sa ajo italiane.
29 Prill 2020, 22:11