Mjekimet e gabuara anti COVID/ Apeli i Ilir Alimehmetit në Report Tv: Vetëm mjeku duhet dëgjuar! Riinfektimet nuk janë çështje e rëndësishme (VIDEO)

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Report Tv ka apeluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes me mjekimet që marrin kundër COVID.  Ai tha se vetëm mjekët duhen dëgjuar.

"Së pari mjek pacient nuk e zëvendëson dot asgjë, nuk e zëvendëson telefoni. Mjeku merr më tepër informacioni në një pacient në vëzhgim. Pra, mjeku nuk ka objektivitet madhor në këtë drejtim pasi nuk e ka situatën e qartë. E dyta, për shkak të panikut të madh, për shkak të reklamës që i bëhet njerëzit mbajnë disa receta shabllon i kërkojnë këto lloj molekulash, duke e vështirësuar sistemin. Edhe mjeku është vetë pjesë e këtij paniku, edhe pse në nivel më të ulët. Mjeku ta jep mjekimin, farmacisti nuk ka asnjë shans të ta japë mjekimin. Ne bëjmë mjekime jashtë përshkrimit, jashtë protokollit, madje edhe kontrabandë. Këtu faj kanë të gjithë, popullata, mjeku, farmacisti, organet që duhet të kontrollojnë. Zgjidhja është 'mjeku është i duhuri, dëgjojë", u shpreh epidemiologu.

Sa i përket rasteve të riinfektimeve me koronavirus, Alimehmeti deklaroi se kjo nuk është çështje pasi rastet janë shumë pak.

"Deri tani të dokumentuara në nivel globi janë gjashtë raste. Kjo nuk është një çështje. Hong Kongu ishte i pari që e hodhi çështjen e riinfektimit dhe bëri një studim të qartë dhe që në fillim tha se janë persona që nuk janë pastruar ende nga virusi i parë.  Testi është shumë sensitiv por nuk bën dot diferencën nëse është ende funksional. Megjithatë riinfektim do të thotë që mund të futem por imuniteti është aty dhe nuk ka forma aq të rënda", tha Alimehmeti.

Epidemiologu i njohur foli edhe për situatën epidemiologjike në Shqipëri. Ai u shpreh se ka një incidencë të rritur por më pak njerëz të shtruar në spital.

"Duke qenë se testet po bëhen më shumë dhe incidenca ka qenë më e rritur, në dy javët e dhjetorit kemi 384 për 100 mijë banorë. Po gjejmë më shumë raste por rastet e vështirë për momentin ka një ulje të vogël dhe shpresojmë të qëndrojë  kështu. Sa më shumë të kemi të rinj të infektuar, numrat rriten pozitive por rastet e rënda zbresin goxha. Ka shumë mundësi që sa më shumë teste të shtosh shkon në ulje të rasteve klinike sepse gjen njerëz me simptoma të lehta apo pa simptoma fare, që më përpara nuk i gjeje dot", vijoi ai.

Alimehmeti bëri thirrje edhe një herë që të eliminohet sa më shumë paniku.

"Çdo lloj sëmundje ka një shoqërim me probleme mendore. Në momentin që jemi shëndetësim dhe pastaj një shkallë të shëndetin mendor e humbim, që mund të jetë ankth etj. Nga krahë tjetër ama kemi edhe një bombardim mediatik,. social , politik në këtë drejtim. Stresi nuk ndihmon në mënyrë absolute ndaj virusi , madje e shton infektimin, dhe kjo duhet menaxhuar", tha ai.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë