-
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe drejtuesi politik i PD-së, Bujar Leskaj kanë nderuar së bashku të rënët në Luftën e Vlorës. Në ceremoninë përkujtimore ra në sy mungesa e deputetëve të Partisë Socialiste.
3 Shtator 2021, 16:30 -
-
Vlorë, 25-vjeçarja rrëzohet nga anija turistike e ankoruar pranë portit, ndërron jetë në spital! Kishte fraktura në kokë, dyshohet se ishte e dehur! Arrestohet punonjësi
3 Shtator 2021, 12:28Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë, pasi u rrëzua aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije turistike të ankoruar pranë portit Vlorë, dyshohet se ishte e dehur. Për ngjarjen është vënë në pranga një nga punonjësit në anije i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
-
Vlorë, aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Sherishtë, rrezikohen banesat dhe stanet! Digjen dhjetëra rrënjë ullinj
2 Shtator 2021, 18:00Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Sherishtë të Vlorës. Zjarri ka rënë fare pranë staneve dhe banesave dhe dyshohet që të jetë i qëllimshëm
-
Shtohen rastet me COVID në Vlorë, turistët 'sollën' valën e tretë, Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: 90 % e të infektuarve, të pavaksinuar
2 Shtator 2021, 16:27Qyteti më i frekuentuar gjatë verës nga turistët, Vlora, është kthyer tashmë edhe në vatër infeksioni. janë aktualisht 670 të prekur nga COVID, pjesa më e madhe e të cilëve në moshë të re dhe të pa vaksinuar.
-
Gushti shënoi fluksin më të lartë të udhëtarëve në Portin e Vlorës, 26 mijë qytetarë udhëtuan drejt Brindisit dhe Barit
1 Shtator 2021, 20:17Lehtësimi i masave anti-covid nga shteti italian bëri që shumë emigrantë shqiptarë të kalojnë pushimet në vendin tonë. Referuar shifrave, në portin e Vlorës kanë lëvizur gjatë muajit gusht mbi 26 mijë udhëtarë drejt Brindisit dhe Barit
-
Rinis operacioni 'Bregdeti ynë', momenti i shembjes së pallatit 5 katësh në Dhërmi
1 Shtator 2021, 18:11 -
-
Rifillojnë shembjet në bregdet, Çuçi: 2 objektet e para në Dhërmi, askush s'mund të ndërtojë pa leje
1 Shtator 2021, 11:52Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Në një reagim të shkurtër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit.
-
-
Fshati Pilur në Himarë nën 'pushtetin' e flakëve prej orës 9 të mëngjesit! Riaktivizohet nga era zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës
31 Gusht 2021, 20:11Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Pilur në Himarë që prej orës 9 të mëngjesit. Era ka riaktivizuar zjarrin në Malin e Thatë në Pogradec. Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
-
Vrau me plumb në kokë për pazare droge shokun në Vlorë, autori del me kartelë mjekësore
31 Gusht 2021, 13:35Bledar Selmanaj, autori i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se është zbuluar se Bledar Selimaj ka një kartelë mjkësore, dhe kurohet për shëndetin mendor
-
I arrestuar për korrupsion, prokurori Sali Hasa del nesër para KPK me pranga në duar dhe i rrethuar nga gardianët
31 Gusht 2021, 12:38Prokurori Sali Hasa i arrestuar për korrupsion del nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me pranga në duar dhe i rrethuar nga gardianët
-
-
-
-
Atentati ndaj Edison Begajt në derë të shtëpisë, shpallet në kërkim autori jurist! Kanë lidhje familjare, sherri nisi në një lokal në Lungomare për një shpullë
31 Gusht 2021, 08:27Juristi Mitri Priftin 36-vjeç dyshohet se është autori i atentatit në derë të shtëpisë ndaj Edison Begaj në Kaninë në Vlorë. Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes
-
Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund dhurojnë pajisje për luftën kundër zjarreve
30 Gusht 2021, 17:17Fondacioni Vodafone Albania i përgjigjet emergjencës që krijuan zjarret në Shqipëri. Dhuron pajisje, në vlerën e 24,000 eurove, për luftën kundër zjarreve
-
Rama publikon pamje nga punimet në tunelin e Skërficës: Vepra më e rëndësishme e aksit Kardhiq-Delvinë
30 Gusht 2021, 10:39E kthyer tashmë në një traditë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë pamje nga Tuneli i Skërficës, ndërsa punimet po vijojnë me synimin që kjo vepër infrastrukturore të mbyllet sezonin e ardhshëm turistik.
-
Operacion anti-drogë në Vlorë, asgjësohen 160 rrënjë kanabis, sekuestrohen 4 armë zjarri e municion luftarak! Momenti kur policia prangos dy persona, pasi i gjeti me dron
30 Gusht 2021, 09:02Një operacion anti-drogë po zhvillohet në Vlorë, ku janë asgjësuar 160 rrënjë kanabis. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona me iniciale D. S, dhe A. L, si dhe ka asgjësuar bimë canabis