-
Viti i ri 2022 ka nisur me interes të qytetarëve për të kryer dozën e parë të vaksinës për covid-19. Mjekja e qendrës Shëndetësore nr. 3 në Vlorë, Rajmonda Zoto shprehet se fluksi vjen jo vetëm nga ndërgjegjësimi, por dhe nga masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve
5 Janar 2022, 13:01 -
Rekrutimi i të rinjve për Forcat e Armatosura në Vlorë, kapiteni Kaja: Është rritur interesi, mundësi për t’u bërë pjesë e misioneve të NATO-s
4 Janar 2022, 14:47Fushata promovuese e Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, pati ndalesën e radhës në Vlorë. Me një ftesë drejtuar të rinjve nga mosha 18-27 vjeç, kapiten Edison Kaja tha se kjo është një mundësi e mirë për ata që duan të bëhen pjesë e misioneve të NATO-s.
-
Tritol makinës në Vlorë, tre të shoqëruar në polici! Bernard Sinomati një vit me parë kishtë dalë nga burgu në Belgjikë
4 Janar 2022, 11:22Tre persona janë shoqëruar për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit. Nga policia konfirmohet se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë që ishte i braktisur.
-
-
Mesazh?! Shpërthim tritoli në Vlorë, makina e parkuar prej kohësh, pronari jeton jashtë shtetit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë (VIDEO)
3 Janar 2022, 18:50Shpërthim tritoli në Vlorë. Lënda plasëse në makinën në pronësi të Bernard Sinomati, i cili jetonte prej kohësh jashtë shtetit. Ky duket si një mesazh për 36-vjeçarin, e ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Sinomataj i arrestuar në 2012 për armëmbajtje pa leje.
-
Aksident në Sarandë, makina del nga rruga, plagoset një grua dhe vajza 5-vjeçare
2 Janar 2022, 21:49 -
Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, banorët njoftojnë zjarrfikësit dhe policinë! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike (VIDEO)
2 Janar 2022, 21:36Kanë qenë banorët ata që kanë parë tymin që po dilte nga makina dhe kanë njoftuar zjarrfiksit të cilët bënë te mundur fikjen e zjarrit.
-
‘Benzi’ ecën me indietro në autostradën Vlorë-Fier, përplaset me makinën tjetër, plagoset pasagjerja (VIDEO)
2 Janar 2022, 18:42Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, ku dy mjete janë përplasur mes tyre. Aksidenti ka ndodhur te nënkalimi i Novoselës, ku mjet tip ‘Benz’ ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur me indietro në autostradë duke bërë që të përplaset me mjetin pas tij tip “Seat”.
-
Sherr në një qendër interneti në Ksamil, 38-vjeçari plagos me thikë të miturin! Autori përdorues droge, policia e arreston në shtëpinë e xhaxhait (EMRI)
2 Janar 2022, 17:27Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti pas një sherri për motive banale. Mësohet se 38-vjeçari Emiliano Buzaj, përdorues droge, ka goditur me thikë një 17-vjeçar.
-
-
Gjithçka shkrumb e hi, një qiri djeg një banesë në Vlorë! Ishte e marrë me qira (VIDEO)
1 Janar 2022, 17:27Në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë është përfshirë nga flakët. Një qiri është bërë shkak që banesë të bëhej shkrumb e hi në 5 të mëngjesit, ndërkohë që mësohet se personat që banonin aty e kishin marrë me qira.
-
Zjarr në Vlorë, i vënë qëllimisht në një tokë djerrë por po i afrohet ullishtes së fshatit Kërkovë
1 Janar 2022, 17:18Një zjarr i qëllimshëm i vënë në një tokë djerrë ka dalë jashtë kontrollit dhe po i afrohet ullishtes së fshatit Kërkovë.
-
VIDEOLAJM/ 1 janar në det, në Vlorë e nisin vitin e ri duke sfiduar temperaturat dhe dallgët! Mesazhet e 'guximtarëve të detit' (VIDEO)
1 Janar 2022, 16:532022-shi ka nisur me një 'mot vere' në bregdetin e Vlorës. Pas një nate festive në tavolinën e ndërrimit të viteve disa qytetare kanë zgjedhur që ta nisin këtë vit pranë dallgëve të detit. duke përfituar nga rrezet e diellit dhe temperaturat që shkuan deri 15 gradë.
-
-
-
Vlorë/ Lavazhi s'ia mori përsipër që t’i lante makinën se kishte radhë, i riu pas sherrit me punonjësin qëllon me armë në ajër
31 Dhjetor 2021, 12:04Një sherr banal në qytetin e Vlorës ka përfunduar deri në përdorimin e armëve.
-
-
-
VIDEO/ Vodhën 200 mijë euro nga marketi në Sarandë, pranga teknikut të kamerave të sigurisë dhe hajdutit ‘serial’
30 Dhjetor 2021, 09:49Punonjësi i një supermaketi në Sarandë, që vëzhgonte kamerat e sigurisë ka bashkëpunuar me grabitësin serial për të vjedhur 200 mijë euro. Policia ka zbuluar skemën dhe ka vënë në pranga 2 prej autorëve të vjedhjes së supermarketit.
-
Po tentonin të kalonin në Greqi, kapet një sasi kanabisi brenda mjetit në Qafë Botë! Pranga shoferit dhe pasagjeres (VIDEO)
30 Dhjetor 2021, 09:30Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis, ndërsa arrestoi dy persona.