-
Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset anëtari i bandës së Llanajve, të njohur për masakrën e Çoles (VIDEO+FOTO)
Mësohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një makine tip Audi A3 e cila ka qenë në ecje. Autorët qëlluan nga një motor. I plagosuri, Mikel Mehmeti ka marrë 3 plumba, në bark, gjoks dhe mushkëri dhe është në gjendje të rëndë. Ai ndodhet në sallën e operimit. Policia bën me dije se është gjetur një mjet i djegur në afërsi të stacionit të trenit. Mehmeti, anëtar i bandës së Llanajve, të njohur për masakrën e Çoles ku u vranë 3 të rinj pas një sherri në kazino.
14 Janar 2019, 17:45 -
-
Piloti bën mrekullinë, ja si helikopteri shpëtoi alpinisten në malin e Çikës në Vlorë (VIDEO)
Një alpiniste u rrëzua pasditen e sotme gjatë ngjitjes në malin e Çikës në Vlorë dukë pësuar disa dëmtime në trup, ndërsa u transportua menjëherë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Report Tv sjell pamjet.
13 Janar 2019, 20:56 -
Roja braktisi vendin e shërbimit/ Vjedhja e armëve në bazën e Pashalimanit, autorët dyshohen tre, kishin informacion nga brenda
Report Tv zbardh detaje nga vjedhja e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit. Autorët dyshohet se kanë pasur bashkëpunëtorë brenda bazës pasi grabitja është kryer pa lënë gjurmë si dhe duke iu fshehur me efikasitet kamerave të sigurisë së bazës.
12 Janar 2019, 12:46 -
Vidhen 3 automatikë dhe 3 granata në Pashaliman, prangosen 5 ushtarakë
Grabiten armë në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Brenda në depon e armëve janë grabitur 3 armë automatike, 3 granata dhe një sasi municionesh luftarake. Ende nuk dihet se si grabitësit janë future në ambientet e këtij reparti ndërkohë që vijojnë hetimet nga policia ushtarake.
11 Janar 2019, 14:20 -
-
Dy tërmete lëkundin jugun e vendit, dëmtohen 5 banesa në Vlorë, nuk ka të lënduar (FOTO+VIDEO)
Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.8 dhe 4 ballë me epiqendër në Borsh të Himarës dhe detin Jon, ka lëkundur disa qytete të jugut të vendit. Mësohet se lëkundjet kanë zgjatur deri në tre sekonda. Emergjencat Civile bëjnë të ditur se janë dëmtuar pesë ndërtesa në fshatin Kuç të Vlorës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
4 Janar 2019, 20:47 -
Mbetjet urbane kontaminojnë fshatrat e Vlorës, mungon landfilli për depozitimin e tyre (VIDEO)
Prej vitesh fshatrat e Vlorës po përballen me manaxhimin e mbetjeve urbane pasi nuk kanë një vend për depozitimin e tyre. Banorët e fshatrave detyrohen t'i hedhin vend e pavend mbetjet dhe në shumë raste i djegin ato për të ulur volumin. Ndërtimi i landfillit të Sherishtës pritet që ti jap zgjidhje përfundimtare shqetësimit të banorëve të fshatrave të Vlorës.
2 Janar 2019, 14:07 -
-
-
-
Me barkun bosh dhe në mjerim/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në varfëri ekstreme me vetëm 2500 lekë në muaj
Familja e Riza Mustës në fshatin Lubonjë të Selenicës prej vitesh jeton në kushte shumë të vështira. Janë 10 fëmijë dhe i zoti i shtëpisë të cilët në shumë raste ngrysen e gëdhihen me barkun bosh. Të vetmën të ardhur kanë një ndihmë prej 2500 lekë në muaj, ndërsa fëmijët shpesh braktisin shkollën për të mbledhur kanaçe.
17 Dhjetor 2018, 20:04 -
-
Vlorë/Bashkëshorti iu vra para tre vitesh, tritol banesës të së vesë së biznesmenit në lagjen 'Çole' (VIDEO)
Shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një pallati, ku edhe banonte me qera e veja e biznesmenit Hyqmet Nexhipi, i cili u gjend i vrarë në makinën e tij në rrugën "Transballkanike" mëngjesin e datës 23 janar. Burime policore nuk e përjashtojnë mundësinë që vendosja e tritolit të ketë lidhje pikërisht me vrasjen e bashkëshortit të saj.
14 Dhjetor 2018, 18:26 -
-
Tentoi të digjte fëmijët dhe veten, ndalohet në kohë 40-vjeçari nga Vlora (VIDEO)
40-vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë. Paraprakisht dyshohet Zigur Lleshi ishte në një gjendje të rëndë psikologjike për shkak se i ishte larguar bashkëshortja nga shtëpia, prandaj ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem.
9 Dhjetor 2018, 12:01 -
-
-
-
Vlorë/ 'Mercedesi' del nga rruga dhe përplaset me bordurën; plagosen dy pasagjerë, arrestohet drejtuesi i mjetit
Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të hënë dy persona, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit policor, dy personat në fjalë janë arrestuar konkretisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe plagosje të dy pasagjerëve si pasojë e daljes që ka pësuar nga rruga automjeti.
3 Dhjetor 2018, 09:42
