-
Paralajmëron avokat Ngjela: SPAK së shpejti do godasë djathtas
Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK do të fillojë të godasë edhe djathtas. Në një intervistë për Report Tv, Ngjela u shpreh se ka ardhur koha që SPAK të godasë edhe djathtas, e shtoi se nëse ecën me këtë doktrinë, pra me goditjen e rangjeve të larta të politikës, shumë shpejt ketë edhe në radhët e opozitës që do të bien në rrjetën e SPAK
15 Korrik 2023, 18:06 -
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Ngjela në ‘Pa Protokoll’: I pafajshmi nuk arratiset! Ish-kryeprokurorja: Opozita po beson në SPAK
Avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se kryeministri Rama nuk mund të dilte kundër SPAK. Ngjela hodhi dyshime në lidhje me largimin e ish-ministrit Ahmetaj, ku tha se një i pafajshëm nuk arratiste, por përballet me drejtësinë
14 Korrik 2023, 22:05 -
Beleri në burg, avokat Ngjela: SPAK ka prova për blerjen e votave! Ç’punë ka Greqia me punët e gjyqësorit tonë
Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK e ka dokumentuar me prova arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për blerje votash. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se SPAK ka prova dhe se kjo nuk është një çështje politike, por një çështje që i përket drejtësisë
27 Qershor 2023, 14:41 -
Arrestimet nga SPAK, avokati Ngjela në Report Tv: Akoma s’kanë goditur nivelet e larta, kanë frikë ore! Vetëm politika amerikane na bën punë
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur për arrestimet e fundit të SPAK, megjithatë ai nuk është fort i bindur se po e kryen punën siç duhet
7 Qershor 2023, 14:53 -
Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë për ryshfet, Ngjela: Goditje e nivelit të lartë! SPAK-u nuk ka frikë, ka filluar të lëvizë
Arrestimin e zyrtares së ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro për korrupsion në një tender, avokati Spartak Ngjela e cilësoi si një ‘goditje të nivelit të lartë’ nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
3 Qershor 2023, 20:34 -
-
-
-
14 Maji/ Spartak Ngjela: Nëse opozita humb, Berisha duhet të ikë dhe të çlirojë të djathën! Demokratët shohin emrin e Metës dhe nuk votojnë
Nëse të dyja palët e Partisë Demokratike humbasin në zgjedhjet e ardhshme atëherë Sali Berisha duhet të ikë dhe ta çlirojë përfundimisht të djathën. Ky është qëndrimi i avokatit të njohur Spartak Ngjela, një ish drejtues i lartë në PD. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Nertil Agalliu, Ngjela tha se 14 maji është një test i rëndësishëm për opozitën.
7 Maj 2023, 13:39 -
Vendoret/ Ngjela: Berisha i ‘bie në qafë’ vendit me një non grata mbi supe! Me PD-në e përçarë, PS e ka të sigurt fitoren
Avokat Spartak Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit. Në një intervistë për Report Tv, avokat Ngjela, u shpreh se kjo fitorja e sigurt e PS-së është për faktin e përçarjes së Partisë Demokratike
29 Prill 2023, 13:22 -
Krimi i vrasjes në Shqipëri që nisi nga ’97-a
Sipas teorisë moderne të shtetit, ajo periudhë historike ku njeriu nuk e kishte formuar ende shtetin si mbrojtës të jetës shoqërore dhe jetës individuale nëpërmjet ligjit, quhej belum omnis contro amnis – lufta e të gjithëve kundërtën të gjithëve
29 Prill 2023, 09:56 -
Ngjela në Report Tv: Të fitosh ndaj Veliajt duhet të kesh bërë dy beteja elektorale! S’ka vota Berisha në Tiranë
Avokat Spartak Ngjela nuk sheh asnjë rival kundrejt Erion Veliajt për zgjedhjet e 14 majit! Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se të përballesh me kryebashkiakun aktual të Tiranës duhet se paku të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale
10 Prill 2023, 14:00 -
-
PD ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit, Ngjela: Alibeaj i paaftë, del nga kriza vetëm nëse çon personalitete në zgjedhje! Berisha-Meta, të mërziturit e humbur
Avokati Spartak Ngjela e cilëson ‘të paaftë’ Enkelejd Alibeajn që nuk po arrin dot të marrë vendim se si do të hyjë PD në zgjedhjet e 14 majit. Pas disa ditësh diskutime dhe mbledhjesh, i kanë mbetur vetëm pak orë që të marrë vendimin përfundimtar, por Ngjela thotë se nuk ka dimensionin e burrit të shtetit se ka frikë nga humbja.
26 Mars 2023, 14:09 -
Saliu në 3 mars nuk mori një, por dy goditje vdekjeprurëse
Gjykata e Apelit Tiranë në datën 3 mars 2023, respektoi ligjin dhe me këtë, e mbajti të paprekur drejtësinë, por njëherësh edhe historinë e politikës shqiptare, sepse ajo, në vendimin e saj, mbrojti të djathtën dhe shqiptarizmin.
6 Mars 2023, 18:08 -
Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Berisha s'mund të regjistrohet në zgjedhje nën siglën e PD, KQZ të mos bëjë shkelje! Rama i mërzitur që po bie Saliu
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv vendimin e gjykatës së Apelit që i riktheu Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, avokati ngjela thotë se tashmë Berisha nuk ka parti dhe se nuk mund të regjistrohet në KQZ nën siglën e PD-së, ndonëse ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore.
5 Mars 2023, 16:35 -
Hetimet e SPAK për zyrtarët e lartë, Ngjela: Ka lëvizje të reja pasi erdhi Dumani në krye! Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika
Avokati, Spartak Ngjela në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll tha se sipas tij Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultatet e veta. Ai tha se është e vështirë të bëhet reformë e madhe pa përdorur forcë ushtarake kundër korrupsionit që prej dekadash ka kapluar qeverit&eum
24 Shkurt 2023, 22:29 -
Ngjela për Report Tv: Nëse Berisha do ikte, PD do ringrihej për 2 muaj! Protesta e dobët, e shtyu revolucionin të hënën se s’kishte shumë mbështetës
Në një intervistë për Report Tv, avokati Spartak Ngjela është shprehur se për sa kohë Sali Berisha do të jetë në krye të PD-së, ajo do të vijojë të jetë e përçarë.
11 Shkurt 2023, 17:52 -
Çështja McGonigal, Ngjela: Ka thënë gjë SHBA për Ramën? Akuzat e opozitës, novela të dobëta
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ai tha se nuk ka asnjë provë që implikon kryeministrin Edi Rama në këtë çështje ndërsa i quajti akuzat e opozitës si novelë e dobët
3 Shkurt 2023, 11:52 -
Kim tha se zyrtarë që kanë frikë se futen në burg, Ngjela: Nuk flet kot! Korrupsioni në nivele të larta, ka prishur konkurrencën në treg
Duke iu referuar deklaratës së ambasadores Yuri Kim në Report Tv për emisionin ‘Real Story’, avokati Spartak Ngjela thotë se nuk flet kot për emrat e fuqishëm që mund të përfundojnë pas hekurave se korrupsioni është në nivele të larta. Në një intervistë për Report Tv, avokati Ngjela tha se zyrtarët e lartë janë të lidhur me krimin e organizuar.
20 Janar 2023, 14:50