-
Kronikë
Mbërrijnë në Rinas 14,040 vaksina Pfizer! Manastirliu: Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri
14,040 vaksina Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të hëne në Rinas. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu, teksa bëri me dije se në total në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë kanë mbërritur 847 mijë doza vaksine. Ajo ka bërë me dije se në javët në vijim do të mbërrijë edhe doza të tjera.
24 Maj 2021, 21:25 -
Kronikë
Tomini për Report Tv: Marrin dozat e dyta Sinovac kujt iu shty data! Do preferoja të hiqeshin maskat në ambientet jashtë
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë. Ajo shtoi se me ardhjen e vaksinave, marrja e dozës së dytë do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes.
24 Maj 2021, 12:36 -
Politikë
‘Procesi po ecën pa u ndalur në çdo cep të vendit’, Manastirliu: Brenda qershorit 1 milionë vaksinime kundër COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se procesi i vaksinimit po vijon pa u ndalur në çdo cep të vendin tonë, për të arritur 1 milionë vaksinime brenda qershorit.
24 Maj 2021, 10:30 -
Kronikë
-
Kronikë
Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës kineze, Manastirliu: Do përdoren për të vaksinuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë! Nesër edhe 14 mijë nga Pfizer
Të gjithë qytetarët të cilët kishin bërë vaksinë e parë kineze, tashmë do të mund të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine. Pas një mungese prej pak ditësh, kanë ardhur sot në vend 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac.
23 Maj 2021, 14:28 -
Kronikë
Silva Bino publikon faktet e reja për efikasitetin e vaksinës kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve
Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.
22 Maj 2021, 10:23 -
Sociale
‘Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës, asnjë problem shëndetësor, ISHP: Pritet të mbërrijnë së shpejti 500 mijë vaksina kineze të njëjta me Sinovac, ndryshon vetëm emri
Kalimi i afatit për bërjen e dozës së tyre të vaksinës kineze, përtej datës së shënuar nga mjeku i familjes, nuk sjell asnjë problem shëndetësor, thonë autoritetet. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se është firmosur marrëveshja për 500 mijë vaksina kineze, që pritet të vijnë së shpejti, të cilave u ndryshon vetëm emërtimi, por kanë të njëjtë përbërje me Coronavac
20 Maj 2021, 22:28 -
Kronikë
-
Sociale
Shqipëria do të përdorë një tjetër vaksinë kineze, ‘Coronavac 600 SU/IM-Suspension’ ka të njëjtën përmbajtje me Sinovac
Vendi ynë ka vendosur që të përdor një tjetër lloj të vaksinës Kineze (CoronaVac 600 SU/IM-Suspension) e cila ka të njëjtën substancë si vaksina Coronavac (Vero Cell) e perdorur deri më tani në Shqipëri, të dyja vaksinat janë prodhuar nga Sinovac
19 Maj 2021, 20:42 -
Kronikë
COVID19/ Vetëm 24 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 835 të shëruar dhe 73 të shtruar në spitale! Sot 8092 qytetarë të vaksinuar
Në përditësimin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me COVID-19.
19 Maj 2021, 17:25 -
Kronikë
Vonesë për dozat e reja të Sinovac, sqaron Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem për qytetarët, rrit antitrupat! Dozat e radhës priten brenda fundjavës
Bino sqaron se dozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë. Sipas Binos strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.
19 Maj 2021, 12:21 -
Kronikë
Ndërpritet prej dy ditësh vaksinimi me Sinovac në Pogradec, mbarojnë dozat! Rreth 1 mijë persona në pritje të dozës së dytë! Në Korçë procesi vijon vetëm me Pfizer
Janë rreth 1 mijë persona që presin të marrin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa doza të tjera të Sinovac pritet të vijnë javën që vjen.
19 Maj 2021, 11:29 -
Kronikë
Mbi 688 mijë vaksinime anti-COVID në të gjithë vendin, Manastirliu: Sot janë kryer 8864 vaksinime
8864 vaksinime janë kryer ditën e sotme. Lajmin e ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale, ku njofton se që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer 688.947 vaksinime
18 Maj 2021, 21:16 -
Kronikë
Mbi 51 mijë vaksinime të kryera në qarkun e Vlorës, kreu i Kujdesit Shëndetësor Kujtim Llapi: Në fundjavë vijnë dozat e tjera të Sinovac
Mbi 51.000 vaksinime të kryera në rrethin e Vlorës që prej fillimit të procesit të vaksinimit, fakt të tillë e konfirmon kreu i kujdesit shëndetësor parësor, Kujtim Llapi. Ai është shprehur se procesi vijon normalisht në 3 qendra të mëdha në Vlorë e rrethina
18 Maj 2021, 19:02 -
Kronikë
-
Kronikë
Pipero për Report Tv: Vaksinimi po jep efekte pozitive, në qershor arrijmë imunitetin kolektiv! Shumë shpejt do të lirohemi nga mbajtja e maskës në publik dhe ora policore
Vaksinimi masiv ka sjellë efekte pozitive për sa i përket uljes së rasteve të reja të qytetarëve të infektuar me Covid në vendin tonë. Kështu deklaroi në një intervistë për Report Tv mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili e konsideroi fushatën e vaksinimit masiv në vend një histori suksesi
18 Maj 2021, 17:34 -
Kronikë
Task-Forca për Turizmin, Manastirliu: Brenda majit vaksinohet i gjithë personeli i turizmit! Klosi: Hapet sistemi i aplikimit për stacione plazhi
Në një takim me task Forcën e Turizmit, ministrja e Shëndetësisë tha se brenda majit pritet të përfundojë vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese. Ndërsa ministri Klosi njoftoi se është hapur sistemi për aplikimin e operatorëve turistikë për stacionet e plazhit. Edhe këtë vit do ketë protokolle anti-Covid, por masat pritet të jenë më të lehtësuara.
18 Maj 2021, 11:38 -
Kronikë
-
Kronikë
Manastirliu: Në 24 orët e fundit janë kryer 10.549 vaksinime anti COVID, në total mbi 680 mijë vaksinime
Procesi i vaksinimit masiv kundër COVID, në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta. Ditën e sotme janë kryer 10.549 vaksinime në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se në total që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh', janë kryer 680.083 vaksinime.
17 Maj 2021, 22:25 -
Kronikë
Mbërrijnë në Rinas mbi 12 mijë vaksina Pfizer, Rama: Në total mbi 773 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri! Sot 10.549 vaksinime në mbarë vendin
Mbrëmjen e sotme në vendin tonë ka mbërritur 12 870 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin e Rinasit. Në vendin tonë numri total i vaksinave është mbi 773 mijë që po përdoren për vijimin e vaksinimit masiv.
17 Maj 2021, 21:38
