-
Kronikë
400 afganë vendosen në Shëngjin, nisin plazhin me pushuesit, gazetari nga Afganistani: Këtu ndihemi të sigurt, faleminderit për mikpritjen
Nga 644 refugjatë afganë që kanë ardhur në Shqipëri 400 janë akomoduar dhe po jetojnë në Shëngjin. Ata janë ambientuar shpejt dhe i gjen në plazh bashkë me pushuesit vendas. Faleminderit për mikpritjen e artikulojnë në shqip!
2 Shtator 2021, 21:10 -
Sociale
Afganët në sytë e banorëve të 'Qytetit Studenti': Erdhën nga halli, mund të na zinte edhe ne! S'po vijnë të na zaptojnë
Report Tv sjell një panoramë të 'Qytetit Studenti', por këtë radhë, jo për të përcjellë zërin e refugjatëve afganë, por të banorëve e bizneseve shqiptarë aty. Në mesin e tyre gjejmë Fatmirin e larguar nga Lufta në Kosovë dhe një ish-komando me 4 misione në Afganistan.
2 Shtator 2021, 19:12 -
Kronikë
Mbërrijnë në Shqipëri 37 afganë, akomodohen në Qytet Studenti! Në total 644 të strehuar në vendin tonë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 afganë të tjerë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjatëve që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t'u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet
2 Shtator 2021, 08:18 -
Kronikë
Pas 5 ditësh, largohen nga 'Qytet Studenti' afganët, strehohen në hotelet në Shëngjin
'Qytet Studenti' ka shërbyer si një strehë për vetëm 5 ditë për rreth 300 afganë, pasi pasditen e kësaj të mërkure janë nisur drejt Lezhës, për t'u akomoduar në hotele. Të hënën është akomoduar grupi i parë në Shëngjin, e ndërsa sot është nisur grupi i dytë me 2 autobusë të vënë në dispozicion të tyre.
1 Shtator 2021, 18:33 -
Kronikë
Rrëfimi për Report Tv i Negina Azinit, artistja e rrugëve në Kabul: Na pret një e ardhme e errët! Famija ime ende në Afganistan s’di me çfarë do ushqehen
Negina Azini e reja afgane e cila prej vitesh zbukuron me telajon e saj rrugët e Kabulit, në një intervistë për Report Tv tregon peripecitë e saj për të ardhur në Tiranë, frikën për familjen në Kabul dhe pasiguritë për të ardhmen. Nuk është një jetë e re, thotë ajo, është një rrugë komplet e errët
1 Shtator 2021, 17:28 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Afganët, kush merr, herët a vonë edhe duhet të japë!
Shqipëria afron pak për emigrantët e tjerë, por Shqipëria është vend ideal nëse krahasohet me vendin nga vijnë afganët. Shanset që ata që qëndrojnë këtu dhe të natyralizohen si shqiptarë, janë më shumë se modeste. Janë aq sa do të mjaftonin megjithatë, si ushqim për ata që tërheqin zvarrë këpucët kur ndjejnë se mbajnë mbi shpatulla peshën e nacionalizmit folklorik që ngrihet mbi urrejtjen ndaj të ndryshmit dhe jo pranimin qoftë dhe pa dashuri të të pangjashmit.
1 Shtator 2021, 15:03 -
Politikë
Veliaj takim me qytetarët afganë të strehuar në Qytet Studenti: Duam të ndiheni si në shtëpi, është në nderin e paraardhësve tanë që t’ju ndihmojmë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetarja Anisa Ruseti vizituan sot Qytetin Studenti, aty ku prej 6 ditësh janë strehuar qytetarët e mbërritur nga Afganistani.
1 Shtator 2021, 14:45 -
Kronikë
Afganët në Qytetin Studenti, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Ruseti: Janë ambientuar shpejt, po zhvillojmë aktivitete për gratë e fëmijët për të harruar tmerret e luftës
Mbi 600 qytetarë afganë po strehohen në Shqipëri, ndërsa 300 prej tyre vijojnë të strehohen në Qytetin Studenti, por nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti do të na tregojë detaje se si stafi social i Bashkisë së Tiranës po kujdeset për të rriturit, por kryesisht për fëmijët.
1 Shtator 2021, 09:54 -
Politikë
Rama për Radio BBC: NATO organizatë pa shtyllë kurrizore, të bënte më shumë për afganët! Qëndrimi i tyre në Shqipëri do zgjasë, derisa të marrin vizë për në SHBA
"Një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve", kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama NATON në një intervistë nga Sllovenia për Radio BBC ku ka folur sërish për strehimin e afganëve. Sipas Ramës, NATO duhet të kishte bërë më shumë për ta.
1 Shtator 2021, 08:21 -
Kronikë
E strehuar në Shqipëri, gazetarja afgane për BBC: Largimi, vendim i vështirë! Populli shqiptar shumë mikpritës, në Tiranë po na trajtojnë në mënyrë të shkëlqyer
Vendimi për largimin nga vendi i saj ishte më i vështirë që mund të merrte, por gazetarja afgane, e strehuar në Tiranë, tha për BBC se ndihet falënderuese për mikpritjen që gjeti në Shqipëri. Ndërsa falënderon popullin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama, gazetarja afgane shprehet se ata u p
31 Gusht 2021, 18:20 -
Kronikë
Strehimi i afganëve, Rama për BBC: Vendet e pasura s'po ndihmojnë! Shqiptarët treguan se kanë zemër të madhe! 'Bukë e kripë e zemër’, thelbi i solidaritetit tonë
Kryeministri Edi Rama tha gjatë një intervistë për BBC se vendi ynë po i përballon i vetëm me disa organizata shpenzimet për strehimin e afganëve dhe se asnjë vend i pasur nuk po ndihmon. Ndërsa shtoi se shqiptarët janë me zemër të pasur dhe se po ndihmojnë njerëz në nevojë.
31 Gusht 2021, 18:16 -
Kronikë
Gazetarja e njohur afgane rrëfim tronditës në Report Tv: Talebanët të etur për gjak, na shpëtoni familjarët atje! Çështje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e tyre
Deri tre javë më parë ishte gazetare e famshme në Afganistan dhe gjysma e familjes së saj ndodhet ende nën terrorin taleban. E vendosur në Qytetin Studenti, gruaja kërkon të mos i tregojmë identitetin e vertetë të saj, pasi ka frikë për fatin e njërëzve të saj. Duke u dridhur, tregon se ajo që ndodh në Afganistan, është larg asaj që bota shikon përmes ekraneve televizive. Talebanët janë të etur për gjak, njerëzit duhet të shpëtohen, është apeli i saj përmes Report Tv.
31 Gusht 2021, 12:09 - Kronikë
- Opinion
- Kronikë
-
Kronikë
Të strehuar rreth 300 afganë, ambasadorja Yuri Kim dhe Xhaçka vizitë në Qytet Studenti
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë inspektuar qendrat studentore të Qytetit Studenti ku janë akomoduar rreth 300 afganë, të cilët do të qëndrojne aty përkohësisht deri në sistemin e tyre në qendra të tjera hoteliere.
30 Gusht 2021, 16:30 -
Opinion
Afganët, të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë
Të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë dhe ne shqiptarët me shumë se çdo popull e dimë çmimin e lirisë së na ka munguar për dekada të tëra. Shqipëria e shqiptarët duhet të jenë promovuesit më të mëdhenj të lirisë dhe të mbrojtjes së jetës.
30 Gusht 2021, 16:01 -
Kronikë
Pas mbërritjes në Shëngjin, afganët dalin të shijojnë plazhin
Pas akomodimit të 150 afganëve në një resort në Shëngjin, duket se disa prej tyre kanë dalë për të shijuar plazhin. Report Tv ka siguruar pamjet ku refugjatët afganë po shëtisin lirshëm buzë detit të Shëngjinit dhe po relaksohen.
30 Gusht 2021, 11:41 -
Kronikë
Pas strehimit në Qytetin Studenti dhe në Durrës, 123 refugjatë afganë do të akomodohen edhe në një resort Shëngjin
Shtetas afganë janë parë teksa shëtisin në bregdetin e Shëngjinit mëngjesit këtë të hënë. Ata janë pjesë e kontigjentit të parë të afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë. Fillimisht janë strehuar në Qytetin Studenti e mandej janë zhvendosur në s
30 Gusht 2021, 10:49 -
Kronikë
Veliaj poston fotot e fëmijëve afganë nga Qyteti Studenti: Është më e lehtë të rrisësh fëmijë të fortë, sesa të korrigjosh burra të dobët
Me një thënie të Frederick Douglass, – “Është më e lehtë të rrisësh fëmijë të fortë, sesa të korrigjosh burra të dobët”, – kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ekipin e Bashkisë së Tiranës për angazhimin me fëmijët afganë te Qyteti Studenti.&l
30 Gusht 2021, 10:17 -
Kronikë
607 afganë akomodohen në Shqipëri, strehohen në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Nisin 'plazhin' në Shëngjin! Sot mbërritën në Rinas 150 refugjatë
150 qytetarë afganë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ministria e Jashtme njoftoi se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Burime bëjnë me dije se edhe në qytetin e Lezhës, pas mesnate janë akomoduar 150 refugjatë e afganë në një resort në Shëngjin.
30 Gusht 2021, 08:39 -
Kronikë
Bashkia në terren për sistemimin e qytetarëve afganë të strehuar në Tiranë! Veliaj: Kanë shpresa dhe ambicie si tonat
Ardhja e refugjatëve afganë në Tiranë ka mobilizuar ekipet e Bashkisë të cilat po kujdesen për sistemimin e tyre në godinat e Qytetit Studenti ku ata janë vendosur përkohësisht.
29 Gusht 2021, 22:34 -
Kronikë
VIDEO/Lojëra, të qeshura dhe argëtim, si po kalojnë kohën fëmijët afganë në Qytetin Studenti
Sapo janë akomoduar në godinën 11 dhe 12 të Qytetit Studenti, por fëmijët janë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, ku buzëqeshja mbizotëron në fytyrën e tyre.Në një video brenda ambienteve ku ato po qëndrojnë, duket se tensionet, krismat e armeve dhe tmerret e para me sy po harrohen dhe vendin e zënë të qeshurat dhe argëtimi.
29 Gusht 2021, 20:07 -
Opinion
Mero Baze: 'Afganët e Sorosit' dhe 'shqiptarët e Trumpit'
Për t’i gënjyer ata që mund të gënjehen, berishët po përpiqen që të përdorin Sorosin si “armik në dispozicion”, jo vetëm për rastet kur i ndëshkon SHBA, por dhe për rastet kur ata kanë qejf të ndëshkojnë SHBA, por nuk ua mban ta bëjnë direkt. Për këtë arsye maskohen si “shqiptarë të Trumpit” që duan të luftojnë me “afganët e Sorosit”, por që në fakt janë thjesht Salibanët e Shqipërisë.
29 Gusht 2021, 19:49 -
Kronikë
Nga gazetarë e pilotë, afganët në Qytetin Studenti për Report Tv: Jemi të sigurt këtu, por duam të ikim në SHBA! I riu: Pashë shpërthimin në aeroport, vdiqën shumë njerëz
Afganët e ardhur në Shqipëri, ndihen të sigurt në vendin tonë, por të ardhmen e mendojnë në Amerikë. Me profesione të ndryshme, por edhe studentë, ata tregojnë për Report Tv situatën e vështirë në të cilën lanë vendlindjen e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
29 Gusht 2021, 17:04 -
Kronikë
Ardhja e 457 afganëve, Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë: Shumë aktivistë s'janë më në rrezik! Krenar për strehën e sigurt të Shqipërisë
Pritja e 5 grupeve të afganëve me 457 persona, po flitet nga ndërkombëtarët. Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve
29 Gusht 2021, 12:53 -
Kronikë
Rama: Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës! Flitemi me admirim në opinionin ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbërritjes së 2 avionëve të tjerë me 182 afganë në vend. Rama shkruan se ka arritur në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten. Për vendin tonë Rama thotë se tani fli
29 Gusht 2021, 11:55 -
Politikë
'Fëmijët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti janë rrugëve', qytetarët kritika për strehimin e afganëve! Rama: Gjendja në vend s’ka qenë më mirë se sot
Strehimi i afganëve në vendin tonë, nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa qytetarë kanë zgjedhur që kritikat t'ia bëjnë direkt kryeministri Edi Rama nëpër komenteë në rrjete sociale
29 Gusht 2021, 10:23 -
Kronikë
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri! Shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës! Rama: Shpëtuan nga lufta! Mikpritja jonë flitet me admirim nga ndërkombëtarët
Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me 182 afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës
29 Gusht 2021, 09:32 -
Opinion
Ylli Pata: Çfarë përfaqëson racizmi i orientuar antiafgan dhe si ngjan me “kauzën” e armëve kimike siriane
Reagimet në rrjet ndaj afganëve që do të vinin dhe që erdhën në Shqipëri, diku me “humor”, diku me meme, diku me cinizëm, e më pas me fake news-e, ra në sy menjëherë se nuk ishin sentimente spontane që vijnë nga njerëz që kanë mendimet e tyre.
28 Gusht 2021, 21:56 -
Politikë
Rama për Huffington Post Italia: Shqiptarët e shohin si normale strehimin e afganëve! BE ka humbur busullën kur bëhet fjalë për zgjerimin! Në 3 shtator do jem në Itali
Vendimin për të strehuar afganë që u rrezikohet jeta në atdheun e tyre, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si gjënë më të natyrshme që mund të merrte, përballë këtyre njerëzve që kërkonin ndihmë e që gjendeshin përballë vdekjes. Në intervistën e gjatë, Rama ka folur edhe për situatën e COVID në vendin tonë si edhe për procesin e vaksinimit,
28 Gusht 2021, 19:35 -
Kronikë
Dita e parë e afganëve në Tiranë nëpërmjet fotove! Nuk ‘humbin kohë', dalin shëtitje në ‘Qytet Studenti’
Një ditë pasi zbritën në tokën shqiptare, kanë lënë valixhet në dhomat e caktuara në godinat e ‘Qytet Studenti’, nuk kanë humbur kohë, por kanë dalë për të bërë një xhiro, atë që u kishte munguar aq shumë në atdheun e tyre, larg plumbave dhe të pa rrezikuar nga askush.
28 Gusht 2021, 16:08 -
Politikë
Strehimi i afganëve, Gjikondi: Shqipëria i dha mësime të mëdha botës! Qeveria e re me ministra teknicienë, Rama do të lërë gjurmë në histori! Bashën e krijoi Berisha, ai do jetë varri i tij
Në një intervistë për Report Tv, aktivistja Brizida Gjikondi tha se PS do të futet në histori pasi Rama kërkon të lërë gjurmë me ambiciet e tij, ndërsa PD do të rrijë në të shkruarën nëse Basha nuk ndahet nga Berisha. Ajo foli edh për strehimin e afganëve duke thënë se Shqipëria i dha mësime të mëdha botës duke hapur dyert e saj për strehimin e tyre.
28 Gusht 2021, 12:57 -
Kronikë
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.
28 Gusht 2021, 12:21 -
Kronikë
Mbërritja e 154 afganëve Xhaçka: Një pjesë e madhe, gra aktiviste që i rrezikohej jeta nga talebanët
Veprimtarë të shoqërisë civile, gra që kanë kërkuar të drejtat e tyre, janë mes 154 afganëve që mbërritën mbrëmë në vendin tonë. Nga aeroporti i Rinasit, nga ku i uroi mirëseardhjen afganëve, Xhaçka tha se ata ishin një kategori shumë e rrezikuar nga taleban
28 Gusht 2021, 07:41 -
Kronikë
Nga bordi i avionit, Yuri Kim i uron mirëseardhjen afganëve dhe i ndihmon të zbresin valixhet: Faleminderit që jeni këtu
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen nga bordi i avionit, grupit të afganëve që erdhën mbrëmë në vendin tonë, e shoqëruar edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. 'Faleminderit që jeni këtu', i tha Yuri Kim afganëve, duke i garantuar mbështetjen. Ambsadorja nuk ka ngurruar t&a
28 Gusht 2021, 07:25 -
Kronikë
Mbërritja e grupit tjetër të afganëve, Rama: Mes tyre aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë e gazetarë
Nga Rinasi, ku i uroi mirëseardhjen grupit tjetër të afganëve që mbërritën në vendin tonë, kryeministri Edi Rama bën me dije se mes 154 afganëve që mbërritën mbrëmë, mes tyre ka aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, s&
28 Gusht 2021, 07:12 -
Kronikë
VIDEOLAJM/ 95 emigrantët afganë strehohen në Qytet Studenti
95 emigrantët afganë që mbërritën një orë më parë në Rinas tashmë po strehohen në Qytetin Studenti. Report Tv ka siguruar pamjet nga pritja e emigrantëve afganë për tu akomoduar brenda godinave, të cilat janë përcaktuar për qëndrimin e tyre. Pak më vonë pritet të mbë
28 Gusht 2021, 00:34 -
Kronikë
Gra me sy të vuajtur... fëmijë dhe të moshuar, pamje të 95 afganëve që mbërritën sot në Rinas! Priten nga Kim dhe Xhaçka
Këto janë pamje të 95 afganëve që kanë mbërritur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 në Rinas. Fëmijë, gra me sy të vrarë, të moshuar e burra, shihen në këto pamje. Ky është grupi i dytë i afganëve i mbërritur në Shqipëri duke u shpëtuar nga duart&am
28 Gusht 2021, 00:03 -
Kronikë
Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në duart e talebanëve
Mbërritën gjatë natës në Shqipëri 154 emigrantë të tjerë afganë ne dy fluturime. Fluturimi i parë ishte nga Kabuli ku mbërritën 95 afganë, ndërsa fluturimi i dytë erdhi tranzit nga Doha ku mbërritën 59 afganë. Ata u transportuan në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht, ndërsa në total numri i afganëve në Shqipëri deri më tani është 275.
27 Gusht 2021, 21:01