-
Çmimi i naftës arriti në shifër rekord, Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve në Report Tv: Rritje që reflektohet nga tregjet ndërkombëtare
Rritjen e çmimit të naftës në një shifër rekord, ekspertët e shohin si një reflektimi i ndryshimit që ka pësuar çmimi në tregjet ndërkombëtare.
9 Qershor 2022, 20:18 -
Ishte thirrur protestë për rritjen e çmimit të naftës, qytetarët në Tiranë dhe Elbasan nuk fikin makinat
Sot në orën 12:00 ishte thirru një protestë për të fikur makinat, por nga vëzhgimi i bërë nga Report Tv një gjë e tillë nuk është zbatuar. Kjo sepse pamjet e sjella nga Sheshi 'Wilson' në Tiranë, por edhe Bulevardi kryesor në Elbasan, asnjë makinë nuk ësht
9 Qershor 2022, 12:06 -
-
Rritja e çmimit të naftës, Konfindustria: Të çbëhet Bordi i Transarencës! Qeveria të ndërhyjë me politika fiskale
Konfindustria i ka kërkuar qeverisë që të ndërhyjë me politika fiskale për të ulur çmimet e karburanateve , pasi theksojnë se po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendas.
9 Qershor 2022, 09:22 -
Çmimi i naftës 258 lekë për litër, 'dështon' protesta, qytetarët në Tiranë dhe Elbasan nuk fikin makinat! Konfindustria: Të zhbëhet Bordi! Ahmetaj: Ai frenon abuzimet
Çmimi i naftës ka arritur në maksimum duke u shitur me 258 lekë për litër dhe kjo ka bërë që qytetarët të paralajmërojnë në protestë.
9 Qershor 2022, 09:08 -
Çmime rekord! Nga sot nafta do të blihet me 258 lekë/litri, benzina arrin në 243 lekë! Ulet gazi me 4 lekë
Nga dita e sotme, çmimi i naftës ka arritur në shifër rekord. Qytetarët do të paguajnë 258 lekë/litër nga 248 që ishte më parë. Nga ndryshimet e çmimeve që reflektoi Bordi i Transperencës, ulje ka pësuar edhe benzina me 1 lekë, pra do të blihet me 243 lekë si dhe gazi ka pësuar ulje më 4 lekë. Qytetarët do të paguajnë 86 lekë/litër për gazin.
8 Qershor 2022, 11:51 -
‘Kompanitë të blejnë prodhim vendas’, Braçe: Kjo është themelore që vitin tjetër të kemi grurë dhe misër! Ka pika që e shesin naftën më lirë se çmimi që ka përcaktuar bordi
Në komisionin e ekonomisë është shqyrtuar akti normativ, për të transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte bazë ushqimore, pas rritjes së çmimit. Në fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe, tha se qeveria duhet që të orientojë kompanitë private që të blejnë prodhimet vendase, kryesisht grurë dhe misër, e madje me çmim edhe më të lartë se i tregut. Sipas Braçes kjo është themelore, që vitin e ardhshëm të kemi grurë dhe misër
7 Qershor 2022, 12:40 -
Importuesit e vajit të lulediellit ankohen te Bordi për rritjen e kontrabandës nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi! Bien shitjet me 55%
Çmimi i lartë i shitjes së vajit të lulediellit deri në 400 lekë ka shtuar ndjeshëm në këtë periudhë futjen e produktit kontrabandë nga pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi
6 Qershor 2022, 08:50 -
Politika kritikon Bordin e Transparencës së karburanteve/ Si caktohet çmimi, a po 'shpërfillet' bursa?
Politika në Shqipëri kritikon Bordin e Transparancës që cakton çmimet tavan të tregtimit të karburantit, duke ngritur dyshime se ka mospërputhjes me çmimet e naftës bruto në tregjet ndërkombëtare.
3 Qershor 2022, 16:48 -
Erion Braçe reagon pas deklaratës së Shoqatës së Hidrokarbureve: Po veproni si karteli i tregtimit të naftës
Pas deklaratave të Erion Braçes në mëngjes se po abuzohet me çmimin e naftës pasi çmimi në bursa ka rënë, ka reaguar Shoqata e Hidrokarbureve duke përgënjeshtruar deklaratat e këtij të fundit.Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Erion Braçe i cili akuzon Shoqatën e Hidroka
2 Qershor 2022, 22:57 -
Braçe- Bordit: Nafta ka shkuar 112-113 $ për fuçi tani, jo për gjë po meqë po e shisni 248 lekë/litrin! I referoheni bursës, jo rezervave të rafinerive apo jo?
Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur një mesazh të drejtpërdrejtë për Bordin e Transparencës, i cili vendos çmimet me sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi.
2 Qershor 2022, 11:56 -
-
Report Tv denoncoi abuzimin me çmimin e vajit të misrit, thirrja e Braçes: Blini vajin tonë të ullirit, i jashtëzakonshëm për t'u ushqyer dhe kursyer
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas vëzhgimit të Report Tv nga gazetarja Eliza Gjediku për abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet. Me anë të një video në Facebook, Braçe i bën thirrje qytetarëve që të blejnë vaj ulliri në vendin tonë në mënyrë që të kursejnë dhe të ushqehen shëndetshëm pasi shitet 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit.
31 Maj 2022, 09:54 -
Report Tv siguron shifrat/ Bordi 'frenoi lulediellin', por s’ndalet abuzimi me çmimin e vajit të misrit! Arrin në 500 lekë/litri, mbi dyfishin e vlerës në import
Një vëzhgim i Report Tv konstaton abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet. Si në asnjë vend tjetër që është prekur nga rritja e çmimeve, në Shqipëri vaji i misrit po tregtohet deri në 500 lekë për 1 litër, më shumë se dyfishi i vlerës më të cilën importohet nga Italia dhe Turqia. Para se të niste lufta në Ukrainë, 1 litër vaj misri shitej 280 lekë për litër.
30 Maj 2022, 20:42 -
Rritja e çmimeve të karburantit rëndon buxhetet familjare, shoferët: Makinat i mbyllëm në garazh
Rritja e çmimeve të karburanteve u ka vështirësuar jetesën shqiptarëve. Drejtuesit e mjeteve thonë për Report Tv, se makinat i marrin shumë rrallë, ndërsa akuzojnë autoritetet për mungesë transparence.
30 Maj 2022, 19:35 -
Vendimi i Bordit, rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në vend! Gazi mbetet në vend
Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë ndryshuar. Çmimi i naftës është rritur me 10 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga sot në orën 18:00, do të shihet me 239 lekë nga 229 që ishte. Edhe benzina ka pësuar rritje me 8 lekë, ku nga 229 lekë/litri që ishte do të shitet 237lekë/litri. Nga ana tjetër, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, ku vijon të shitet me 90 lekë për litër.
27 Maj 2022, 12:40 -
Meta për raportin e FMN-së: Shqipëria po përballet me dy goditje ekonomike! Bordi i Transparencës propagandë e qeverisë, nuk i ka mbrojtur qytetarët
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku shkruan se referuar raportit vendi ynë p[o përballjet me dy goditje ekonomike, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.
20 Maj 2022, 15:13 -
Vendimi i Bordit/ Ulet çmimi i naftës e benzina, do shiten me 229 lekë për litër! Gazi nuk ndryshon, mbetet 90 lekë për litër
Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë ndryshuar brenda 24 orëve. Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga sot në orën 18:00, do të shihet me 229 lekë nga 234 që ishte.
19 Maj 2022, 16:34 -
Vendimi i Bordit/ Ulet me 3 lekë çmimi naftës, nga sot 234 lekë litri! Rritet benzina, shkon në 237 lekë! Gazi nuk ndryshon
Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga kjo e mërkurë do të shihet me 234 lekë nga 237 që ishte deri sot.
18 Maj 2022, 17:44 -