-
Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish drejtoreshën dhe 9 zyrtarët e tjerë
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dënimit për ish drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari dhe 9 zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme. Ata janë dënuar për shkeljen e barazisë në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
21 Shtator 2022, 16:50 -
Shtyhet sërish gjyqi në Apel për Enkelejda Hoxhën, gjykata i gjobit me 20 mijë lekë avokatët! Munguan pa arsye
GJKKO ka gjobitur me 20 mijë lekë Ardian Vishën dhe Arben Prengën, 2 avokatët e ish –gjyqtares Enkelejda Hoxha, seanca e së cilës është shtyrë sërish në Apelin e GJKKO për shkak të mungesës së mbrojtësve ligjorë. Hoxha kërkon në Apel prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe marrjen e pafajësisë.
25 Korrik 2022, 13:26 -
Pjesë e grupit të ‘skifterave’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Bardh Hotin
Apeli i GJKKO ka ulur në 7vite e 4 muaj burgim dënimin e Bardh Hotit (Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci), dënuar nga shkalla e parë me 11 vite burg se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Bardh Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë
27 Qershor 2022, 13:47