100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, i ftuar historiani Ferit Duka

28 Janar 2019, 16:09 | Përditesimi i fundit: 2019-01-28 16:10:48

I ftuar në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv, historiani Ferit Duka analiston arsyet se pse ishte Ismail Qemali njeriu që guxoi të ngrinte flamurin e pavarësisë në Vlorës në 28 nëntor 1912. Duka ndalet te profili i "babait të pavarësisë" si shtetar i cili vinte nga një përvojë e theksuar në Perandorinë Osmane. Formimi i tij në një familje nacionaliste dhe patriotike kishte ndikuar jo pak, thotë Duka, çka e favorizoi atë në krahasim me Faik Konicën, Fan Nolin apo Mid'hat Frashërin që të ndërmerrte aktin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur.