105 vjet drejtësi e cunguar..., e ftuar Klotilda Ferhati

10 Maj 2018, 23:10 | Përditesimi i fundit: 2018-05-14 07:03:44

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati e ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga iu përgjigj akuzave të PD se Fatmir Xhafaj në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka ndërhyrë duke ndryshuar nene të Kodit të Procedurës Penale për t’i siguruar lirinë e përjetshme vëllait. Por, deputetja e PS thotë se kjo është një lajthitje e PD, pasi drafti integral i kaluar në komision është i njëjtë më atë që është votuar në Kuvend.

Sipas deputetes së PS kjo është e verifikueshme, pasi mjafton që të shikohen procesverbalet. Ferhati theksoi se madje në procesverbalin e mbledhjes së komisionit të Ligjeve nuk ka pasur asnjë rezervë për nenin e ekstradimit që po bëhet kaq shumë zhurmë. Deputetja e PS tha se është e vërtetë që ka ndryshuar Kodi i Procedurës Penale në lidhje me ekstradimin, por gjithçka është bërë sipas Konventës Europiane.

Programe të tjera

Shiko të gjitha