Një histori e pazakonte dhe e koklavitur erdhi e rrëfyer këtë pasdite në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. E dhunuar nga nëna e cila i kërkonte të dilte në rrugë, B.G u dëbua nga banesa në moshën 14 vjeçare. E abandonuar, adoleshentja nis bashkëjetesën në Tiranë me një burrë 53-vjeçar. Ata janë prindër të tre fëmijëve, që prej tre vitesh strehohen në një jetimore. Kunati e dëboi nga shtëpia pasi bashkëhsorti ndërroi jetë dhe sot 36-vjeçarja ka mbetur mes katër rrugëve. Nuk është një subjekt libri, as një skenar filmi, por rrëfimi i pazakontë i një 36-vjeçare nga Korça, e cila sot ka mbetur e vetme. Nënë e tre fëmijëve, Brisilda Gardelina përfundoi në mes të katër rrugëve, pasi bashkëshorti ndërroi jetë pak ditë më parë. Ajo u dëbua nga familjarët e tij, ndërsa netët e ftohta në këto ditë dimri i kalon në hyrjen e një pallati në një nga zonat e kryeqytetit. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV ajo rrëfen historinë e pazakontë. Pas ndarjes nga jeta të babait, nëna e dhunonte dhe i kërkonte të dilte në rrugë duke e dëbuar nga shtëpia në moshën 14-vjeçare. E abandonuar, adoleshentja gjeti mbështetje tek një burrë 53-vjeçar, të cilin fillimisht e pa si figurën e babait. Kam qenë 15 vjeçe, kur kam nisur të bashkëjetoj me burrin tim. Nëna iku në Greqi dhe nuk pyeti fare për mua, por më braktisi në moshën 14 vjeçe. Ajo më la në mes të katër rrugëve edhe pse isha vajzë e vetme nuk kam as vëllezër dhe as motra. Kur nëna më braktisi unë jetoja me gjyshen. Por kur ajo vdiq unë mbeta vetëm. Burrin me të cilin bashkëjetoja ma prezantoi një shoqja ime. Në fillim, më shumë e konsideroja me si baba. Ai u vërbua dhe unë i shërbeja. E kam dashur shumë, madje e kam edhe tatuazh emrin e tij. Ai më mori grua në shtëpi dhe është babai i tre fëmijëve të mi. Më ka respektuar shumë. Familja ime më braktisi 22 vite më parë, ndërsa nëna ime pas vdekjes së babait u rimartua. Në moshën 14 vjece për përzuri me shkelma nga shtëpia. Me të nuk kam asnjë kontakt, ajo u largua në Greqi dhe më ka dhunuar shpesh duke më kërkuar të më nxirrte në rrugë për të fituar para. Gjithcka e bënte me njerkun dhe ai më ka dhunuar, nuk më ka dashur. Një jetë në mjerim, ku 36-vjeçarja është munduar të manifestojë një dashuri të madhe për burrin që e bëri nënë të tre fëmijëve më e madhja 12 dhe më i vogli 2 vjeç, të cilët i ka dorëzuar në jetimore. Sot, ajo cfarë i ka mbetur kësaj 36-vjeçareje janë rrobat e zeza të trupit nga vdekja e bashkëjetuesit dhe fotot me ngjyra të fëmijëve, që i mban në një çantë të kuqe të dalë boje. Kam tre fëmijë dhe jetoj mes kaëtr rrugëve. Jam pa shtëpi dhe sot jetoj në një hyrje pallati. Jetoj e vetme se fëmijët janë në jetimore. I kemi dashur me shpirt, por nuk kishim mundësi t’i mbanim, pasi kunati na përzuri nga shtëpia. Me polici më përzuri. Kam dy vajza dhe një djalë. Prej tre vitesh jetojnë larg meje dhe dita e fundit që i kam takuar është kur babai i tyre ndërroi jetë, më 28 nëntor. Djalin e vogël nuk e kam parë fare, që kur e linda në maternitet dhe e dërguan në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Me burrin kemi jetuar bashkë për 22 vite. E kam dashur shumë dhe kam shkuar mirë me të. E kam pasur mbështetje të madhe. Sot kam mbetur e vetme. Do më vrasin ndonjë ditë në rrugë, do më zhdukin fare. Pa përkrahjen e askujt, ajo gjendet shpesh tek varri i bashkëshortit me dhembjen që ka shkaktuar tek ajo ndarja e tij nga jeta. 36-vjeçarja iu drejtua emisionit 'Pa Gjurmë' për ndihmë, një derë që gjeti hapur në këto çaste të vështira.
14 vjeçarja u prostituua nga nëna, 53-vjeçari e merr për grua/Shokon Brisilda
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
