23 akuzat e Izet Haxhisë përj Berishën i ftuar avokati i tij Idajet Beqiri

5 Tetor 2019, 06:23

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda të hënën më 7 tetor do të nisë shqyrtimin e dosjes ‘’Hajdari’’ kundër Izet Haxhisë me tre akuza për vrasjen. Por paralelisht me këtë, avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv thotë se Izet Haxhia po jep dëshminë e tij para prokurorëve për rolin e Sali Berishës në shumë ngjarje kriminale nga 1991, 23 vepra të rënda penale. Po kush janë 23 akuzat që rëndojnë mbi Berishën? Në padi, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar Ambasadën amerikane në Tiranë, eliminimi i Azem Hajdarit, firmat piramidale. Gjithashtu sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë, por edhe shumw cwshtje tw tjera. "Pasi Apeli e riktheu cështjen për rigjykim, Izet Haxhia bëri një kallëzim penal kundër Sali Berishës. Nuk është hakmarrje, sepse në fakt bën përshtypje një gjë që Haxhia, nga provat që janë në dosjen për vrasjen e Hajdarit, ai nuk ka lidhje me vrasjen. Është pleksur kot në këtë ngjarje. I vetmi dëshmitar që ka implikuar Haxhinë ka qenë Berisha, kallëzoi Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë. Këto ishin dëshmi të rreme të Berishës, para drejtësisë shqiptare nuk dha asnjë shpjegim, por vetëm në ambasadë.