24 vite nga humbja e Skënder Ajazit, 'zbërthehet' shoku i tij: Pronari grek i dha lekët, ai ...

14 Maj 2021, 19:15

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Konfliktohet me pronarin pasi i mbajti rrogën, largohet në drejtim te pa ditur 48-vjeçari nga Dibra Skënder Ajazi. Skënder Ajazi ka humbur kontaktet që në vitin 1997 nga qyteti i Artës në Greqi. Atë kohë ishte nisur me të vëllain e tij në emigracion për shkak të kushteve shumë të vështira të jetesës në Shqipëri. Por ai rrugëtim do të rezultonte i fundit për jetën e tij, pasi zhduket pa lënë asnjë informacion për familjarët. Sipas tyre, Skënderi kishte shkuar edhe më parë në Greqi, që në vitin 1993 në Kardhic, që nga ajo kohë e deri më vitin 1995, ai kishte shkuar në Greqi dhe ishte kthyer disa herë duke punuar me periudha disa mujore. Por pikërisht në vitin 1995 ai është nisur sërisht drejtë shtetit grek me të vëllain e tij, Gëzimin. Të dy vëllezërit kan shkuar sërisht për të punuar në Prevezë te një pronar me emrin Dhimitër, 5 muaj më vonë vëllai i tij Gëzimi kthehet në Larisa ndërsa Skënderi ka qëndruar aty deri në vitin 1997, ku më pas dyshohet të jetë larguar drejtë Artës. Pas një periudhe kohore pune, ai vendos të largohet, por nuk i kishte marrë të plota dhramit që i takonin, e për këtë ata jan konfliktuar me njëri tjetrin. Deri në 20 qershor të vitit 1997, të dy vëllëzërit edhe pse me distance të largët, komunikonin me njeri tjetrin. Por pas asaj date, askush nuk ka mundur të komunikoj më me të. Familja dyhsojnë se informacione të sigurta për vendodhjene 48 vjeçarit kanë, pronari I tij I fundit Niqiforo Kolo si dhe shoku i tij Edmont Kolivaqi, i cili edhe sot, pas kaq shumë vitesh vazhdon të punoj në të njejtin vend. Sot Skënderi është 48 vjeç dhe u kërkua në studion e emisionit “Pa Gjurmë” nga dy vëllezërit e tij, Gëzim dhe Ardian Ajazi.