3 vite i humbur/Qytetari lokalizon vendndodhjen:Maradona jeton në Tiranë!

26 Nëntor 2021, 19:47

Emisioni ''Pa gjurmë'' në Report Tv vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 1 gusht të vitit 2019. 32-vjeçari Maradona Ibrahimi nga Gjirokastra u nda me nënën tek ’Ura e Lumit’, duke i thënë se do të konsumonte një kafe, por nuk u kthye më në banesë. Pak orë më pas të po asaj dite, ai i telefon nga Saranda, telefonatë pas të cilës nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Pa Gjurmë e ka trajtuar gjatë historinë e të riut, për të cilin kanë mbërritur mjaft informacione. Pista e kërkimeve ishte zhvendosur në qytetin bregdetar aty nga ku bëri dhe telefonatën e tij të fundit. Por, risjellja në vëmendje e humbjes së gjirokastritit gushtin e 2 viteve më parë, puntatën e së enjtes zhvendos pistën e kërkimeve nga Saranda në Tiranë. Bëhet fjalë për dëshminë e një zonje, e cila pretendon se Maradona jeton në Tiranë.Pas mbërritjes së këtij informacioni gjatë transmetimit live stafi u nis menjëherë në vendin ku dëshmitarja pretendonte se e kishte parë 32-vjeçarin, për të verifikuar në kohë reale këtë të dhënë, e para dëshmi në Tiranë. Emisioni investigative ’Pa Gjurmë’ në Report TV nuk i ka ndalur këtu investigimet, pasi një mori informacionesh mbërritën edhe pas përfundimit të programit. Maradona është babai i një djali, të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare në Greqi. Përveç djalit, nëna e tij Maria konsideron të humbur edhe nipin e saj, që sot është 16 vjeç. Ditën që Maradona u zhduk, sapo ishte kthyer nga Tirana bashkë me nënën, ku nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin në spital, për shkak të problemeve të vazhdueshme me drogën. Marie Ibrahimi vijon të bëj thirrje për ndihmë për gjetjen e të birit.