36-vjeçari vlonjat denoncon humbjen e të fejuarës, vjehrri i jep lajmin live në ‘Pa Gjurmë’: Ime bijë të braktisi, shiko jetën tënde

29 Shtator 2021, 18:43

25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte larguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit. Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tentuar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte deklaruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për humbjen e të fejuarës së tij.