I ftuar deputeti Alket Hyseni: Me këtë Vetting PD-ja do t'i presë krahët SPAK-ut

13 Shtator 2018, 19:20 | Përditesimi i fundit: 2018-09-14 09:35:49

I ftuar në studion e ’45 minuta’, deputeti i PS-së, Alket Hyseni ka folur mbi Vettingun e Politikanëve, ligjin për Teatrin Kombëtar dhe përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Lidhur me vettingun në politikë, Hyseni është shprehur se ai duhet të bëhet nga organet përkatëse dhe jo nga vetë politika pasi në këtë mënyrë nuk mund të sigurohet një proces i paanëshëm.

Mendoni që ju po më nxorri politika të pastër mua do të kundërshtojë SPAKU. Ne themi ndryshe. Të merren me libër shpie. Basha thotë më hetoni vetëm mua. Ne themi jo, do të hetohesh ti, baxhanaku, kunati dhe lidhjet e tua me krimin. Dhe jo vetëm ti por edhe të afërmit e tu do të shkojnë në burg për vepër penale.

Alket Hyseni, deputet i PS-së

Më datë 7 shtator PD depozitoi në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre. Ndërsa Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

INTERVISTA E PLOTË:

Duhet të keni durim sepse vetë organet e vettingut kanë bërë kallëzim penal. Ky ishte qëllimi i reformës tonë. Ky është proces i rëndësishëm për të kontrolluar pushtetet e tjera. Është shumë i rëndësishëm. Vettingu edhe në politikë ka qënë ide e jona. Iniciativa është e jona. Gjyqtarët dhe prokurorët ishin hallka e parë dhe ne inaguruam dy mekanizma shumë të rëndësishëm BKH dhe SPAK për të bërë vettingun e politikës. Ne të hapur jemi dhe aq më tepër se kemi bërë të ditur që do t’ja shtrijmë dorën opozitës.

Do të negocioni me PD?

Ne negociuam kur ndryshuam Kushtetutën. Ata u shmangën nga një sërë ligjesh të rëndësishme, megjithatë ne përsëri kemi qënë të hapur. Ne i kemi ftuar për korrigjimit të ligjit për Magjistraturën. Na u la për detyrë nga Gjykata Kushtetuese. Kemi pasur LSI-në me vete, ajo ka votuar 7 ligjet. Basha procedurën e njeh mirë dhe me këtë procedurë kërkon t’i shpëtojë Vettingut.

Nisma e PD kërkon të shpëtojë deputetët e PD, çfarë lidhje ka kjo?

Po këtë duan ata. Këta kërkojnë që ta marrin vetë procesin dhe duke u marrë vetë me thashetheme, duke skanuar ata që duan. Ata duan të skanojnë nja 100. Dhe thonë se nëse kanë marrëdhënie me krimin t’u hetohet pasuria. Basha i friket kontrollit të kunatit, vjerrit etj. Ne themi që të hetohet pasuria e familjarëve. Afatet janë shtyrë se kandidatët që ishin parashikuar nuk kanë kaluar filtrat. Reforma është shumë pranë vitalizmit të institucioneve.

Ju po thoni që nëse ideja e Bashës prek një deputet, ai do të ishte imun nga SPAK-u?

Sipas tyre po, pastaj nëse verifikohen lidhjet me krimin atëherë të vazhdojë SPAK. Ne themi ndryshe. Rama tha ka ardhur momenti që të mos merren në gojë familjarët e politikanëve. Të merren me libër shpie. Basha thotë më hetoni vetëm mua. Ne themi jo, do të hetohesh ti, baxhanaku, kunati dhe lidhjet e tua me krimin. Dhe jo vetëm ti por edhe të afërmit e tu do të shkojnë në burg për vepër penale.

Ç'të keqe ka që të pastrohet politika në lidhje me krimin?

Populli shqiptar është lodhur që s’pastrimet t’i marri në dorë politika. Një jurist e di që nuk mund të hetosh kur të duash dhe si të duash. Ka ikur koha kur politika të japë llogari për Prokurorinë. Tre pushtetet do të japë llogari për punën e tyre. Nuk i shpëton dot askush.

Cili është qëndrimi juaj?

Unë mendoj që njerëzit kanë pak interes. Kërkesa për të ndryshuar infrastrukturën nuk është përherë e legjitimuar. Ne do të biem dakort vetëm për një gjë. Në vetting do të shqyrtohet çdo qelizë. Lidhjet me krimin, elementët pasurorë gjithashtu do të shqyrtohen. Mendoni që ju po më nxorri politika të pastër mua do të kundërshtojë SPAKU. Kjo opozitë me këtë mënyrë të bërit politikë dhe të të menduarit për një 30 vjet nuk vjen në pushtet.

Kush do ta bënte këtë vetting, cila ishte ideja e tyre?

Ideja e tyre është që vetë ne të kontrollojmë veten. E kupton? Nuk do bëjmë pazare. Ata janë konfuzë, se kanë idenë fare. Ideja e tyre është të mos bëhet Vetting. Por nuk e thonë dot. Ata po bëjmë një lojë tjetër, thonë se e duam shumë vettingun por duam ta bëjmë vetë.

Pse po e vonon shumica krijimin e SPAK DHE BKH?

Mund të më ilustroni një shembull të vetëm?

KLGJ dhe KLP kërkonte një sasi të konsiderueshme gjyqtarësh por një pjesë e mirë e tyre është larguar nga maxhoranca.

Po, ata kanë ngelur në filtrin e drejtësisë. Nuk mund të mbyllnim sytë. Çdo person duhet të masi mirë fjalën kur flet.

Ju garantoni që të krijohen në janar instititucionet për vettingun?

Patjetër që po. Edhe unë vetë nuk do e besoja por e konfirmoj. Asnjëri nuk pretendonte që më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të mbetej në klasë. Fakti që u shkarkuan më shumë se gjysma tregon se gjendja ishte më e rëndë dhe na vështirëson ngritjen e institucioneve. Në fillim të vitit, me ngritjen e KLGJ dhe KLP do të fillojë edhe SPAK dhe BKH.

Sa i përket ligjit të Magjistraturës, a ka një negociatë me opozitën?

Jemi duke pritur. Kemi pasur iniciativën që të ulemi vetë me shqiptarët. Herët apo vonë opozita do të vijë. Uroj të vij vetë pa presion nga ndërkombëtarët dhe të ndikuar nga opinioni. Sepse po nuk erdhe vetë merr faturë. Ne duhet të kuptojmë një gjë, në momentin që kemi një detyrë kushtetuese, kemi për detyrë t’i përgjigjemi vullnetit të popullit.

Çfarë do të ndryshojë në ligjin për Teatrin Kombëtar?

Do ta nisim për mendim parterëve që i morëm për mendim. Komisioni e ka legjitimuar si proces. Ne dimë të ndajmë ku ka nevojë për të diskutuar dhe për të ndarë mendim. Ajo që kërkohej nga ndërkombëtarët ishte që të ishte edhe transparent.

Do të iki emri i firmës apo jo?

Ajo që sjell ofertën merr një bonos por do të hyjnë në garë edhe shumë të tjera. Ka shumë pak rëndësi kush e merr, ka rëndësi: a e bën punën dhe a është potente? Ne duam të ndërtojmë një gjë dinjitoze që t’ja lëjmë brezave të ardhshëm.

Përjashtimi i Gjetan Gjetanit, si u ndjetë?

Më vjen edhe mua keq për këto që përjashtohen nga strukturat e PS, mendoj që nuk jemi kurrë aq shumë sa që të përzëmë shokë, ne duhet vetëm të afrojmë. Kryeministri ka të gjithë tagrin e vendimmarrjes nëse sheh që veprimet janë në kundërshtim me statutin. Dy janë parimet: demokracia e brendshme por edhe disiplina partiake. Në rastin e tij nuk u zbatua disiplina partiake. Ai mund të rikthehet nëse kryen detyrat e tij si deputet.

Programe të tjera

Shiko të gjitha