A egzistojnë vërtetë shtrigat dhe si mund t'i dallojmë ato? I ftuar ekspert i paranormales Altin Bogdani

31 Tetor 2019, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 13:31:01

Në ditën e Festës së Halloween, studio e ‘Rreze Diellit’ u shndërrua në një mjedis tjetër, ku ngjyrat dhe bisedat e këndshme plot të qeshura, i lanë vendin bisedës për një temë shumë misterioze: A ekzistojnë vërtetë shtrigat?!

Në një intervistë shumë interesante, eksperti i okultizmit Altin Bogdani thotë se shtrigat kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ende, madje brenda çdo njeriu.

Shtrigat ekzistojnë! Shtrigat në Shqipëri kanë konatacion negativ, por i përkasin të dy komponentëve: Edhe energjive pozitive edhe negative. Fryma negative për shtrigat u përhap nga Kishat. Të gjithë njerëzit e kanë magjinë në vetvete, të gjithë jemi pak ‘shtriganë’’. Ne njerëzit kemi 2 hemisfera trunore: E majta që ka të bëjë me realitetin dhe e djathta që ka të bëjë me atë që quhet niveli analitik apriori, pra kur njohim një femomen pa patur të dhëna impirike, apo pa ndikimin e shqisave, që vjen nga faza perceptuale. Në këtë kontekst, shtrigat prodhohen nëpërmjet hemisferës së djathtë të trurit.”, sqaron eksperti. 

Ai thotë se edhe fetë flasin për prezencën e shtrigave. Megjithatë, një ‘shtrigë’ sipas ekspertit është e vështirë të dallohen me sy të lirë. E gjitha ka të bëjë me ‘fokusimin e energjisë’ vetëm kështu mund ta dalloni një shtrigë, thotë në ‘Rreze Dielli’ eksperti i okultizmit Altin Bogdani.