A mundet presidenti të rrëzojë ministrin? I ftuar Fatmir Mediu

15 Janar 2019, 09:21

Refuzimi i Gent Cakajt nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte tema e diskutimeve në studion e “45 minuta” në Report Tv. Fatmir Mediu, aleat i Lulzim Bashës dhe kryetar i Partisë Republikane ka thënë se Meta ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, pasi ka bërë të gjitha verifikimet për kandidaturën e Cakajt. Mediu tha se vendimi i Metës është i paprecedentë, që një president të rrëzojë një ministër.

Po është hera e parë që një president rrëzon një ministër, dhe është hera e parë që jemi vend në NATO. Kemi një individ që s’ka këtë status, Një djalë i ri është propozuar. Presidenti ka për detyrë t’a kontrollojë. Presidenca e radhës së OSBE duhet të merret me çdo rast, Ballkan, etj. Do të ketë të bëjë me të gjitha kokat e diplomacisë, Pompeo, Lavrov, në konflikte që ka qenë e pamundur të zgjidhet. Situatat, të ndezura. Në këtë pikëpamje, kjo kërkon një njohës të kësaj problematike, ka patur të gjithë kohën për të njohur pozicionin tonë dhe të aleatëve tanë. Kështu shpërfillet raporti qeverisës i vendit. Rama kur kërkoi presidencën e OSBE i kishte të qarta objektivat. Kush është problemi? Zotëria, me gjithë respektin që kam për të si djalë i ri ka shfaqur teori që do e fusnin Shqipërinë dhe shqiptarët në një rrugë pa krye.