Akademia e Shkencave, i ftuar kryetari Skënder Gjinushi

29 Maj 2019, 11:35

Kreu i ri i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i ftuar në studion e emisionit '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga foli për projektin e tij për të ringritur këtë institucion, debatin e fundit nga politika për zgjedhjen e tij, akuzat nga Artan Fuga, takimin me kryeministrin Rama, por edhe bashkëpunimi me Kosovën.

Gjinushi foli edhe për incidentin me gazetaren në përfundim të procesit ku u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Gazetarja e pyeti se kur i lindi ambicia për t'u bërë kryetar, ndërsa ai u përgjigj me ironi 'Bashkë me lindjen tënde'.

Debati rrodhi më pas, ndërsa Gjinushi iu drejtua duke i thënë 'qënke shumë e eksituar, shko mjekohu'. I pyetur për këtë reagim, sot Gjinushi tha se ishte ndjerë i provokuar nga pyetja, ndërsa kërkoi falje.

Pjesë nga intervista e Skënder Gjinushit në Report Tv
Si ndiheni se u zgjodhët kryetar pa rival përballë?
Nuk mund të mbarten problemet e politikës në Akademinë e Shkencave. Akademia nuk ka fuqi mbi institutet kërkimore. Akademia ka detyrimin që të bëjë më shumë presion ndaj qeverisë, se kërkimi bëhet me para dhe bazë laboratorike.

Rama ka qenë i linjës së një reformimi sa më të thellë. Bëhet një rithemelim i institucionit. Akademia do të jetë qendër e debatit shkencor. Përveç kësaj hapet ndaj rajonit, duke mundësuar që akademia zgjedhore cdo dy vjet të bëjë një konferencë të gjerë ku shqyrton ku ka ecur albanologjia, na duhet të bashkojmë edhe forcat se jemi komb i vogël.

A duhet të shprehet Akademia e Shkencave për bashkimin me Shqipërisë dhe Kosovës?
Akademia ka një studim të akademisë për të përcaktuar edhe cfarë duhet të bënte Shqipëria për Kosovën. De Facto të sillesh si të koordinojmë forcat që kërkimi në fushën e Albanologjisë dhe fusha të tjera t'i bëjmë bashkë. Modeli që kam zgjedhur është më afër austriakut dhe Izraelit.