Albana Vokshi në Report TV: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve! Basha të mos fshihet pas amerikanëve, hesht për masakrën elektorale

12 Nëntor 2021, 18:57

Edhe pse Berisha ka qenë një prej artikuluesve të parë, me këmbëngulje të idesë së lënies së mandateve të deputetëve nga PD, edhe pse perceptohet si njeriu që e shtyu Lulzim Bashën për ta marrë këtë vendim, së fundmi ka artikuluar përmes bashkëpunëtorëve të tij se ka qenë kundër. 

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, deputetja Albana Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë plotësisht dakord për djegien e mandateve.