Amnistia fiskale, Meta: Rama synon pastrimin e lekëve nën oxhaqe, dysheqe e bodrume, jo formalizim të lekëve të emigrantëve

12 Janar 2023, 22:01

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur kundër amnisitsë fiskale, duke thënë se Kryeministri Edi Rama synon formalizmin e parave të pista, si rasti i Alda Klosit.

“Rama synon për lekët që janë në oxhaqe, dysheqe e bodrume, nuk ka synim për formalizmin e parave të emigrantëve ku ata kanë punuar, dhe synojnë financimin e projekteve mafioze. Këtu referohem edhe parave të pista dhe ato informale. Për paratë informale, ne kemi bërë disa denoncime, kemi rastet e inceneratorëve”, tha Meta.

    No videos found.