Arrestohet p*rdhunuesi/ Familjarët e ish-të dënuarit: Ishte kushëriri, AND-ja e vërtetoi

17 Qershor, 17:49 | Përditesimi: 17 Qershor, 17:49

 

Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Burbullinjë të Lushnjes në maj të vitit 2024. Një vajzë 24-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj u paraqit në komisariat duke bërë denoncim se ka qenë viktimë e një marrëdhënieje seksuale me dhunë, dhe si pasojë kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi u bë në 10 maj ndërsa 14 ditë më pas policia arrestoi Luan Topin një 63 vjeçar bashkëfshatar si autorin e dyshuar. E pyetur nga nëna, vajza ka treguar se ishte fqinji ai që e ka gënjyer duke e futur të renë në furgonin e tij me të cilin punonte në transportin e mallrave, ku sipas akuzave dyshohet se ka abuzuar me të renë.Pas këtij denoncimi policia e Lushnjës ka bërë procedurat paraprake ku ka marrë denoncime dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje. Menjëherë uniformat blu kanë arrestuar fqinjin 63-vjeçar, Luan Topin i cili dyshohej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren.Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmFier, i caktoi 63-vjeçarit nga Burbullinja e Lushnjës masën e sigurisë "Arrest në burg". Por çfarë ka ndodhur pas 1 viti me këtë histori ndërkohë që fëmijët e 63-vjeçarit kërkuan që e vërteta të zbardhej sa më shpejt dhe të vihej në vend nderi i tyre?

I.M/Shqiptarja.com