TIRANE-'Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua në kryeqytet në fund të gushtit nga vrasës me pagesë nga Vlora me porosi të grupit Duka. Në vrasje morën pjesë 8-10 persona me tre makina'. Kështu deklaroi gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha në studion e emisionit '45 Minuta', ndërsa nxori edhe tetë emrat e personave që janë në kërkim për ekzekutimin mafioz.
"Në kërkim janë; Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni dhe tre të tjerë që besoj se është shpejt akoma për t'i nxjerrë tani. Një person me nofkën 'Docka', si është e mundur që qarkullon i lirë dhe nuk është kapur?" theksoi ai.
Por kush është ky grup kriminal? Artan Hoxha rrëfen se Malko u tentua që të ekzekutohej nga ky grup kriminal në datë 8 prill të këtij viti, por ngjarja u parandalua, pasi u godit nga policia duke prangosur disa nga anëtarët që po lëviznin me një BMË seria 7 me targa ruse, por që më pas u liruan nga gjykata. Hoxha akuzon se ky grup mafioz në Tiranë arriti që të korruptonte drejtësinë duke paguar çerek milioni euro.
"Gushti shkoi me ngjarje janë vranë bosë të grupeve kriminale, kanë dalë të rinj, që janë shumë aktiv dhe të ashpër, kanë potencial të madh monetar dhe aktivitetin kryesor e kanë jashtë, në Shqipëri mbledhin kufoma. Do të kemi mundësi në vijim ta shpjegojmë edhe me detaje. Santiago Malko është përfshirë në shumë episode. Vrasja e tij krijoi një problem të ri në Tiranë, kemi hyrë në një fazë të re, është vetëm fillimi i një serie ngjarjesh. Kjo duhet të jetë cështja primare, pasi paralajmëron një seri ngjarjes, që uroj mos të ketë pasoja te njerëzit e pafajshëm.