Audio-përgjimi, skenar i PD? I ftuar kreu i PDK Nard Ndoka

17 Maj 2018, 19:47 | Përditesimi i fundit: 2018-05-21 07:16:10

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor të situatës ku ndodhet vendi. Në emisionin ’45 minuta’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv, Ndoka deklaroi se opozita nuk ka si qëllim të rrëzojë ministrin Fatmir Xhafaj, por qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Sipas tij, me akuzat e përditshme opozita po i hap nga një gropë Ramës, i cili tashmë ka rënë dhe pritet rrëzimi i tij në greminë. Sa i takon ministrit Fatmir Xhafaj, aleati i Lulzim Bashës ka befasuar me deklaratën, teksa e ka quajtur atë një politikan karriere, me një jetë profesionale politike të lavdërueshme.

    No videos found.