Aulona Veizi dhe vreshtarët e rrushit në Vlorë

21 Tetor 2019, 09:59

Kamera e emisonit Veri Jug ju sjell në vreshtat e institutit të frutikulturës Vlorë, aty ku prej vitit të largët 1970, specialistët e këtij instituti kanë kultivuar varietete rrushi autokton të zonës së Vlorës dhe zonave të tjera të njohura për vreshtarinë në vend. Flet drejtoresha e institutit, doktorja e shkencave Aulona Veizi, mbi prodhimin e vreshtave dhe bashkëpunimin me vreshtarë dhe prodhues të vegjël verërash. Mes vreshtave, gjatë vjeljes së rrushit, specialisti Llambro Dhima ju njeh edhe me punën e palodhur të vreshtarëve të institutit dhe lidhjet e institutit me tregun vendas. Në fund një ndalesë e vogël në fshatin Cerkovinë, në një kantinë vere që synon tregun vendas dhe eksportin e verës. Të djelën, premierë, ora 14.30