Ju ftojmë të bëheni pjesë e një udhëtimi në fshatin Syzezë, pjesë e rrethit të Beratit, me fokus zhvillimin e agroturizmit. Personazh I reportazhit Kastriot Lila që ka ngritur një biznes familjar në tokat dhe bujtinën e ngritur pranë banesës së vjetër 200 vjecare të gjyshit dhe babait të tij. Ullishtat, vreshta me rrush, lajthitë dhe së shpejti ngritja e një kampingu me vila të drunjta për turistët e huaj. Ndiqni reportazhin “Fshati Syzezë drejt agroturizmit”. Të djelën, premierë, ora 13.30, në moderimin e reporterit Agim Pipa.





















