Emisioni i plotë 'Veri-Jug'|Peshtani, fshati me 500 banorë! Mes armëve të luftës dhe shpresës për të ardhmen

22 Shkurt, 13:57 | Përditesimi: 22 Shkurt, 13:57

Peshtani është një fshat i vogël, me vetëm 100 shtëpi dhe rreth 500 banorë, vetëm pak metra mbi Grykën e Mezhgoranit. Çifti Mirela dhe Shpëtim Muka rrëfejnë jetën në fshat, ngritjen e bujtinës turistike dhe lidhjet me turistët skandinavë. Surprizë, një minimuze armësh të mbetura nga Lufta Italo Greke e viteve 1940–1941, si dhe përmendorja e poetit dëshmor Trifon Xhagjika. Ndiqni reportazhin “Peshtani, fshati mbi Grykën e Mezhgoranit”, të dielën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

I.M/Shqiptarja.com