Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Boboshtica, fshati ku u bë nuse Tefta Tashko Koço dhe i 15 kishave

19 Prill, 13:44 | Përditesimi: 19 Prill, 13:44

Fshati Boboshticë, në periferi të Korçë, vjen në fokusin e kamerës së emisionit “Veri Jug”. Me gati 2000 vjet histori, është një fshat i pasur me tradita, i njohur për 15 kisha dhe tre manastire. Këtu u bë nuse artistja e madhe Tefta Tashko Koço. Boboshtica është edhe vendi i mjeshtrit të punimeve në gur Theodhor Guna dhe i kryeplakut Koço Xhoxhi. Një zonë ku qershitë dhe manat e zinj mbështesin ekonominë ndihmëse të rreth 300 banorëve vendas. Ndiqni reportazhin “Boboshtica, fshati ku u bë nuse Tefta Tashko” të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

A.M/Shqiptarja.com