Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Nga rosat autoktone te kaprollët, ferma e veçantë në Zadrimë që po tërheq turistët

17 Maj, 13:58 | Përditesimi: 17 Maj, 13:58

Ju njohim me një fermë të rrallë në Zadrimë, miq. Një fermë me shpendë dhe kafshë të buta, e cila vitin e kaluar u frekuentua nga rreth 100 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Personazhet e reportazhit janë Adelina dhe Nard Koleci, si dhe dy fëmijët e tyre, Lori dhe Antonio. Qindra rosa të vogla autoktone, dy mjelma, një koloni e vogël kuajsh dhe dy kaprollë janë pjesë e kësaj ferme të veçantë.

A.M/Shqiptarja.com