Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Tradita e Zall Herrit/ 100 mijë rrënjë ullinj dhe mjeshtëria e krasitjes dhe shartimeve

29 Mars, 13:36 | Përditesimi: 29 Mars, 13:36

100 mijë rrënjë ullinj janë në 10 fshatrat e Zallherrit, një zonë në juglindje të Tiranës. Krasitjet e ullinjve, shërbimet bujqësore në ullishtat e bujqve dhe fermerëve të vegjël dhe shartimet e drurëve frutorë që, më së shumti, bëhen nga agronomë popullorë, sipas traditave qindravjecare. Ndalesë në lagjen e Allushajve dhe më pas, në fshatin Kallmet të Tiranës. Njihuni me bujqit Zija Allushi dhe Shkëlqim Molla, në reportazhin “Zall Herr, krasitje ullinjsh dhe shartime”

A.M/Shqiptarja.com