Babai i vrau nënën dhe më pas veten, djali i çiftit Rrasa kërkon ndihmë në Report Tv: Kemi jetuar në varfëri ekstreme, s'shkoja as në shkollë

20 Shtator 2021, 16:12

Varfëria vrau çiftin Rrasa në Divjakë. Kushtet e vështira të jetesës shtynë  Hekuran Rrasën 58 vjeç të vrasë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas edhe veten.

Çifti lanë pas djalin e tyre Leonard Rrasa, 21 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmë përmes emisionit "Pa Gjurmë" në Report TV. Leonard Rrasa tregon se i ka blerë babait të tij një paketë, më pas është larguar, por kur është kthyer në banesë ka gjetur të vdekur të dy prindërit.  21 vjeçari thotë se nuk ka shkuar as në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike.