Bakllava me arrë kokosi dhe qumësht të kondensuar nga zonja Albana

26 Dhjetor 2022, 11:05

Bakllava me arrë kokosi dhe qumësht të kondensuar

Përbërësit:

  • 60 petë të gatshme
  • 500 gr arra
  • 1 lgj sheqer
  • 100 gr arrë kokosi
  • 300 gr gjalpë
  • 500 ml qumësht i kondensuar

Përgatitja:

Fillimisht tresim gjalpin dhe më pas e kalojmë në sitë. Grijmë arrat në mikser por jo shumë imët dhe i trazojmë me sheqerin dhe arrën e kokosit. Ndajmë petët nga 20 për çdo shtresë. Vendosim 20 petët e para në tespi dy e nga dy duke i spërkatur mirë me gjalpë të tretur. Vendosim shtresën e parë më arra dhe pluhur kokosi, vendosim 20 petët e tjera duke i spërkatur dy e nga dy me gjalpë të tretur. Shtrojmë shtresën e dytë më arra dhe përsëri petët e tjera. E presim bakllavanë dhe në fund shtojmë gjalpin që na ka tepruar. E vendosim të piqet në furrë fillimisht në 180 gradë për 30 minuta dhe më pas në 160 gradë për 1 orë. Pasi ta nxjerrim nga furra e lemë të ftohet dhe e sherbetosim më qumështin e kondensuar të holluar me fare pak qumësht.