Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, Manja në Report Tv: Ka qenë simpatizant i flaktë i PD-së

2 Mars 2023, 18:51 | Përditesimi i fundit: 2023-03-02 18:51:21

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një intervistë për Report Tv u shpreh se Dan Hutra, autor i masakrës së trefishtë dje në Tiranë, pasi vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera, është simpatizant i flakët i Sali Berishës. Manja i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv’, tha se ndryshe nga ajo që thotë Berisha se është patronazhist, ai në fakt është aktivist i PD-së.